Kundisa
Kundisa (Italisht: Contessa Entellina) është një bashki me 2.056 banorë në Krahinën e Palermos të Sicilisë në Itali, e cila është e banuar me arbëreshë.
Kundisa
Contessa Entellina | |
---|---|
Komunë | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 1.981 |
Emri i banorëve | kundisiotë |
{{{postal_code_type}}} | 90030 |
Faqja zyrtare | www.comunedicontessaentellina.it |
Eshtë një bashki malore te Lugina e lumit Beliçe, 571 metra mbi nivelin e detit, e cila është larg rreth 80km nga Palerma dhe rreth 40km nga Shaka.
Së bashku me Horën e Arbëreshëvet dhe Sëndahstinën, është ndër bashkësitë etnike shqiptare në Sicili, ku ende ruhen arbërishtja, riti bizantin, veshjet tradicionale, zakonet dhe traditat e lashta arbërore.
Në Kundisa kanë lindur njerëz të shquar si Papa Nikolla Keta, At Lorenzo Tardo dhe Papa Matei Shembra.
Gjeografia
RedaktoKundisa është një komunë malore me rreth 2000 njerëz në luginën e lumit Beliçe, rreth 571 metra mbi nivelin e detit. Fshati ka katër lagje (Fusha e Kavalarit, Kozo Finoqo, Roçela dhe Kastiljone).
Historia
RedaktoKundisa u krijua rreth vitit 1450, kur një grup i emigrantësh shqiptarë rindërtuan rrënojat e një ish ferme, fshatit Comitissa, dhe më vonë u ripopulluan nga ushtarët shqiptarë, që erdhën nga fshati i Bisiri (Mazara) ku ata i shërbyen Mbretit të Napolit që nga viti 1448. Dokumentet e lindjes zyrtare dhe dhënies së tokave, u krijuan në 1520, kur fshati filloi rindërtimin, zhvillimin dhe popullimin nga shqiptarët nga Shqipëria e mesme dhe Morea në jug të Greqisë.
Nga shekulli i gjashtëmbëdhjetë janë gjetur dokumente noteriale ose kishtare që lidhen me komunitetin e ri të vendosur në fshatin e vjetër. Më 14 dhjetor 1517 u shkrua akti i dhënies me qira të tokës, i nënshkruar nga një përfaqësues i komunitetit shqiptar i Kundisës, dhe në 1520, para skadimit të qirasë nëntë vjeçare, arbëreshët e Kundisës nënshkruan me Don Alfonso Cardonën një akt të dhënies përfundimtare. Me këtë akt, tokat e Kundisës dhe Serradamos iu dhanë arbëreshëve, të cilët i kthyen ato në vreshta, ullishte dhe pemishte dhe i mbollën ato me grurë. E dhjeta u shndërrua më pas në të drejtën për qira, me qëllim për të inkurajuar investimet fikse nga fermerët arbëreshë. Të gjithë pronarët kishin të drejtat e kullotjes dhe zhvillimit të bujqësisë intensive me pemë dhe vreshta, si dhe të drejtën e trashëgimisë. Shqiptarë të tjerë erdhën në 1521, gjatë migrimit të madh shqiptar në botë i shkaktuar nga pushtimet osmane.
Shpesh banorët e Kundisës ngatërrohen për "grekë", për shkak të riteve fetare grek-ortodokse.
Me zbulimin e vendit arkeologjik të Entelës në 1875, për të theksuar historinë e lashtë, emrit italisht Contessa iu shtua fjala Entellina, duke përbërë kështu emrin aktual. Fshati quhet nga banorët e tij në gjuhën arbëreshe Kundisa.
Bashkia, pas tërmetit të vitit 1968, mbylli kishat e saj për adhurim, sepse u deklaruan pabanueshme, po kështu mund të thuhet edhe për shtëpitë, gjë që shkaktoi në atë kohë një emigracioni të madh. Që atëherë fshati u zgjerua në Fushën Kavalari, edhe pse qendra historike është ende e populluar tërësisht dhe ende përfshin të pandryshuar Rrugën Morea, Rrugën Kastrioti, Sheshin Umberto I, Rrugën Muzaka dhe Rrugën Kruja. Sot Kundisa përjeton një periudhë shumë të ndërlikuar. Kanë pasuar shumë emigrime të njëpasnjëshme, duke përgjysmuar kështu popullsinë dhe shpopulluar pjesërisht qendrën historike. Nga ana tjetër edhe gjuha arbëreshe u mësohet gjithmonë e më pak brezave të rinj, kjo ka çuar në një humbje progresive për të gjithë komunitetin, i cili po humbet gjithmonë e më shumë identitetin e tij kombëtar e gjuhësor. Për këtë përpjekja etno-kulturore, për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe atij fetar, është më konstante dhe e vazhdueshme në të gjithë komunitetin.
Kjo bashkësi ruan edhe sot gjuhën, ritin, kostumet tradicionalë dhe ka dhënë lindjen njerëzve të ndritur si At Lorenzo Tardo dhe Nikolla Keta. Sot mënd vizitohet vendi arkeologjik dhe muzeu të qytetit të vjetër Entella. Bujqësia e blegtoria janë aktivitetet ekonomike më të përhapura.
Popullsia
RedaktoNjerëz të njohur nga Kundisa
Redakto- Nikolla Keta (1741 - 1803), prift ortodoks, poet, shkrimtar dhe teolog.
- Antonio Kuqa (1850 - 1938), poet popullor, veprat e tij janë një shenjë e rëndësishme e gjuhës shqipe që flitet në Kundisa.
- At Lorenzo Tardo (1883 - 1967), murg basilian dhe dijetar i muzikës bizantine i arbëresheve të Sicilisë.
- Leonardo Lala (1906 - 2000), bujk dhe shkrimtar, një ekspert në historinë, gjuhën dhe traditat popullore arbëreshe.
- Matei Shembra (1914 – 1967), prift ortodoks dhe profesor universiteti, i dedikuar për ruajtjen dhe zgjerimin e kulturës shqiptare dhe muzikore liturgjike bizantine e tyre.
Pamje
Redakto-
Tabelë dygjuhëshe italisht-shqip
-
Kisha Shën Mërisë Lajmeruar dhe Shën Kollit
-
Ikonostasi e kishës e Shën Mërisë dhe Shën Kollit
-
Prift arbëresh i ritit ortodoks
-
image_skyline
-
Stema me shqiponjën dykrenare
-
Flamuri shqiptar nëpër rrugët e Kundisës