Ky artikull dokumenton ndikimin e Koronavirusit 2019–20Maqedoninë e Veriut.

Pandemia e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Harta me rajonet ku ka raste të konfirmuara (e kuqe) dhe të dyshuara (blu) (deri më 14 mars)
SëmundjaCOVID-19
Tendosja e virusitSARS-CoV-2
VendndodhjaMaqedonia e Veriut Maqedonia e Veriut
Rasti i parëShkup
Data e mbërritjes26 shkurt 2020
OrigjinaItalia Italia
Spanja Spanja
Raste të konfirmuara10,213
Të shëruar5,564
Vdekje
466

Historia

Redakto

Më 26 shkurt 2020, Maqedonia e Veriut konfirmoi rastin e parë me Koronavirus në vënd; një grua kishte rezultuar pozivie me SARS-CoV-2 pasi ishte testuar në një klinikë për sëmundjet infektuese në Shkup. Ajo kishte qëndruar në Itali për një muaj dhe ishte sëmur për dy javë. Pasi ishte rikthyer në Maqedoninë e Veriut, ajo kishte raportuar menjëherë në klinikë.[1][2]

Më 6 mars, u raportuan edhe dy raste të reja: një çift i martuar nga Ballanca, Zhupë, të cilët ishin banorë në Breshia të Italisë dhe që sipas raportimeve ishin rikthyer në vënd nga frika e virusit.[3] Ata u konfirmuan pozitive dhe u transferuan në të njëjtën klinikë si rasti i parë. U raportua gjithashtu se ata kishin mbërritur në vënd më 27 shkurt, kurse më 2 mars kishin shkuar në një klinikë në Dibër. Ata fillimisht nuk ishin testuar për SARS-CoV-2. Pas kësaj, simptomat e tyre u përkeqsuan duke bërë që të testoheshin më 6 mars, ku dhe dolën pozitive, dhe më pas u zhvendosën në Shkup për mjekim.[4]

Më 9 mars, numrin shkoi në 7; Nina Biljanovska, drejtoresha e klinikës për sëmundje të lëkurës rezultoi pozitive pasi kishte kryer pushime në Itali.[5] Kjo shkaktoi shumë polemika pasi ajo mbajti një fjalim në një konferencë kur u kthye nga Italia pa u testuar, duke bërë që të pushohej zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë.[6][7] Përveç drejtoreshës, edhe tre të afërm të çiftit nga Ballanca rezultuan pozitivë, duke u transferuar edhe ata në Shkup.[8]

Më 10 mars, pas një kërkese zyrtare nga kryetari i Bashkisë së Dibrës (qyteti ku ishin zbuluar 5 nga 7 rastet), qeveria urdhëroi mbylljen e shkollave fillore, të mesme, universiteteve dhe çerdheve për 14 dite si masë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.[9][10] Gjithashtu u ndërprenë fluturimet me vendet më të infektuara si Gjermania, Italia, Franca, Kina dhe Koreja e Jugut, ndaloi të gjitha tubimet, ngjarjet publike dhe aktivitetet sportive. Po në atë ditë, u njoftua se gruaja, pacienti 0, e cila ishte e infektuara e parë në vend kishte rezultuar negative në testin e kryer, duke u bërë e shëruara e para nga Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut; megjithatë, ajo vazhdoi të qëndronte në spital për rikuperim të mëtejshëm.[11]

Me 17 Mars, janë konfirmuar edhe 5 raste të cilat kanë rezultuar pozitiv ne testin për virusin COVID-19[12]

Shiko gjithashtu

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Koronavirusi mbërrin në Maqedoni, pozitive një paciente e ardhur nga Italia". Indeksi Online. 26 shkurt 2020. Marrë më 15 mars 2020.
  2. ^ "Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut". RTV21.tv. 26 shkurt 2020. Marrë më 15 mars 2020.
  3. ^ "Maqedoni/ Dy raste të reja me koronavirus, çift i bashkëshortëve ishin kthyer nga Italia". Shqiptarja.com. 6 mars 2020. Marrë më 15 mars 2020.
  4. ^ "Koronavirusi/ Në Maqedoni edhe 2 raste të reja, çifti nga Dibra u infektua në Itali". BalkanWeb.com. 6 mars 2020. Marrë më 15 mars 2020.
  5. ^ "Drejtoresha e Klinikës për Sëmundje të Lëkurës e infektuar me koronavirus, të shtunën ka ligjëruar para qindra kolegëve". Gazeta Express. 9 mars 2020. Marrë më 15 mars 2020.
  6. ^ "Konfirmohen edhe tre raste të reja me koronavirus në Maqedoni". Alsat. 9 mars 2020. Arkivuar nga origjinali më 10 mars 2020. Marrë më 15 mars 2020.
  7. ^ "Shkarkohet drejtoresha me koronavirus, qindra mjekë izolohen për shkak të Biljanovskës". tv21.tv. 9 mars 2020. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 15 mars 2020.
  8. ^ "Maqedonia e Veriut konfirmon 3 raste të reja me koronavirus, 7 të infektuar në total". Ora News. 10 mars 2020. Marrë më 15 mars 2020.
  9. ^ "Maqedoni, mbyllen për 14 ditë të gjitha çerdhet, shkollat dhe institucionet tjera arsimore". Top-Channel.tv. 10 mars 2020. Marrë më 15 mars 2020.
  10. ^ "Rastet e reja të korronavirusit mbyllin shkollat në Maqedoninë e Veriut". dw.com. 10 mars 2020. Marrë më 15 mars 2020.
  11. ^ "Shërohet pacienti i parë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut". Shqiptarja.com. 11 mars 2020. Marrë më 15 mars 2020.
  12. ^ "5 raste te reja rezultojne pozitiv ne testin per virusin COVID-19". Arkivuar nga origjinali më 17 mars 2020. Marrë më 17 mars 2020.