Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë
Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë (PNSH)[1] është një institucion (organ këshillimor) pa ndasi politike, i cili përfaqëson dhe promovon të drejtat dhe interesat e nxënësve të sistemit arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë. Ky institucion është i përbërë nga 140 anëtarë nga shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në të gjithë vendin. Ai u themelua në Tiranë në vitin 2019 me nismën e Dashnor Veizaj.
Historia
RedaktoParlamenti i Nxënësve të Shqipërisë u themelua nga Dashnor Veizaj si një projekt që synonte ngritjen e "Qeverisë së Nxënësve" në të gjitha shkollat e Shqipërisë, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (tani Ministria e Arsimit dhe Sportit). Konsolidimi i këtij institucioni këshillimor u mundësua për herë të parë në Shqipëri.
Pas përfundimit të përzgjedhjes së përfaqësuesve të të gjitha shkollave të Republikës së Shqipërisë në datën 18 tetor 2019, u zhvilluan zgjedhjet për deputetët e rinj të nxënësve shqiptar. Plot 140 deputetë të cilët do të mbajnë një mandat dyvjeçar u përzgjodhën në mënyrë të rregullt përmes një procesi zgjedhor demokratik nga 61 bashkitë e vendit. Në Parlamentin e Nxënësve të Shqipërisë sigurohet pjesëmarrja edhe të nxënësve nga pakicat kombëtare dhe minoriteti, duke marrë kështu disa deputetë në parlament[2].
Struktura
RedaktoNë nivel kombëtar, PNSH (Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë) drejtohet nga një kryetar dhe dy nenkryetarë, të cilët kanë përgjegjësi të caktuara në rregulloren e brendshme të institucionit. Bordi drejtues përbehet nga tre anëtarë që janë të PNSH dhe dy anëtarë të tjerë që caktohen nga MAS (Ministria e Arsimit dhe Sportit) si përgjegjës për punët e PNSH.
Bordi drejtues ka kujdes për zhvillimin e takimeve mes anëtarëve të PNSH, vijueshmërinë e punës dhe funksionimin normal të strukturës. Në brendësi të strukturës, PNSH është e ndarë në tetë komisione parlamentare të cilët shërbejnë në fusha të ndryshme. Çdo komision ka kryetarin e vetë, i cili zgjidhet për një mandat dyvjeçar, gjë e cila e bën më të lehtë menaxhimin e strukturës.
Në nivel lokal, PNSH përfaqësohet nga dy deputetë, një për arsimin e mesëm të ulët[3] dhe një për arsimin e mesëm të lartë[4], të cilët zgjidhen nga vetë senatorët e shkollave të qytetit që përfaqësojnë. Kryesisht detyra e deputetëve është të organizojnë takime mujore me senatorët e shkollave të qytetit që përfaqësojnë dhe të përcjellin mendimet e tyre në PNSH.
Themelimi
RedaktoNë sallën e seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë u mbajt mbledhja për themelimin e Parlamentit të Nxënësve. Fjalën e hapjes e mbajti Dashnor Veizaj, i cili përpara deputetëve të rinj zyrtarisht bëri ngritjen e Parlamentit të Nxënësve[1]. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në atë kohë, Besa Shahini[5][6], përshëndeti ngritjen e Parlamentit të Nxënësve të Shqipërisë si një nga ngjarjet më të mëdha në historinë e shtetit shqiptar[7].
Legjislatura e Parë
RedaktoZgjedhjet për Legjislaturën e Parë të Parlamentit të Nxënësve të Shqipërisë[8] u zhvilluan në ditën e themelimit të këtij institucioni. Kryetari i parë i Parlamentit të Nxënësve të Shqipërisë u zgjodh Donald Krasniqi, përfaqësues i Arsimit të Mesëm të Lartë në Parlament. Gjithashtu u zgjodhën tre nenkryetarët e Parlamentit të Nxënësve të Shqipërisë: Sara Vasku, Erjon Lleshi dhe Aurel Elezi, të cilët ushtruan këtë post për një mandat dyvjeçar.Parlamenti kishte Sekretariatin Teknik, i cili kishte funksionin e dokumentimit të aktiviteteve dhe mbledhjeve të zhvilluara nga PNSH, si dhe ndërmarrjen e veprimeve për administrimin e përditshëm të struktures. Sekretariati teknik ishte përgjegjës për mbajtjen e regjistrave të të gjitha dokumenteve të struktures dhe sigurimin e qasjes së anëtarëve të Parlamentit të Nxënësve në to. Për më tepër, PNSH kishte nëntë komisione parlamentare, të cilat ishin përgjegjëse për mbikëqyrjen e punës së parlamentit dhe identifikimin e çështjeve me rëndësi të veçantë për nxënësit në Shqipëri.
Gjatë periudhës së vitit të parë të punës, Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë u përball me vështirësi të njëpasnjëshme, filluar nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019[9] dhe deri tek pandemia e COVID-19. Megjithëse u përball me vështirësi në këto dy periudha, PNSH ndihmoi me dy nisma. Gjatë periudhës nëntor-dhjetor 2019, nisma "Dhuro për të mbijetuar" u zhvillua në çdo shkollë të Republikës së Shqipërisë, ku nxënësit dhuronin kontributin e tyre monetar ose ushqimor duke dhuruar para ose ushqime për të prekurit nga tërmeti.
Ndërsa gjatë periudhës së mësimit online[10], që shkaktoi pandemia e COVID-19, u zhvillua nisma "Digjitalizo një nxënës"[1], e cila bashkoi njerëzit vullnetarë dhe bizneset që dhuruan pajisje elektronike që nuk i përdornin më ose të reja për nxënësit në nevojë. Gjithsej, qindra pajisje u dhuruan për nxënësit në nevojë.
Gjatë vitit të dytë të mandatit, Parlamenti i Nxënësve u përqendrua kryesisht në organizimin e aktiviteteve shkollore nga nxënësit në shkollat e tyre. Duke qenë se mesimi në shkolla vazhdonte në kushte të kufizuara për shkak të masave anti-COVID të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit, aktivitetet që PNSH organizonte ishin të vogla në përmasa.
Roli kyç i PNSH u tregua gjatë protestave që maturantët zhvilluan për pakënaqësitë që kishin në provimet e matures. Nëpërmjet ndërmjetësimit të tyre mes maturantëve dhe MAS, u arrit zgjidhja e situatës dhe procesi i mbetur i matures shtetërore vazhdoi normalisht.
Legjislatura e Dytë
RedaktoLegjislatura e Dytë e Parlamentit të Nxënësve të Shqipërisë filloi në nëntorin e vitit 2021 dhe aktualisht është në vazhdimsi. Në këtë legjislaturë ka ndryshime në strukturën e PNSH. Sekretariati Teknik nuk ekziston më dhe janë zgjedhur vetëm dy Nën-Kryetarë, një për Arsimit të Mesëm të Lartë (AML)[4] dhe një për Arsimit të Mesëm të Ulët (AMU)[3]. Ester Ndreka u zgjodh në krye të Parlamentit,përfaqësuese e Arsimit të Mesëm të Lartë[4], ndërsa Alem Bedhija (AML)[4] dhe Adelina Kulli (AMU)[3] u zgjodhën si Nën-Kryetarë. Gjithashtu, në këtë legjislaturë, funksionojnë vetëm tetë Komisione Parlamentare.
Në vitin e parë të punës, strukturat e PNSH zhvilluan një sër aktivitetesh me qëllim aktivizimin e nxënësve në komunitetin e tyre. Gjithashtu, u ndërmorën nisma të ndryshme ku në qendër ishin nxënësit dhe aktivizimi i tyre brenda dhe jashtë shkollës. Një nga nismat më të shquara ishte "Nxënësi i Javës" ku cdo javë nga një shkollë e Republikës së Shqipërisë promovoheshin nxënës me talente të ndryshme. Gjithashtu, si në legjislaturën e parë, parlamenti u përball sërish me problemet e provimeve të matures shtetërore ku më së shumti pati një rol vezhgues.
Viti i dytë i mandatit të PNSH u karakterizua nga projekte të shumta të cilat Ministria e Arsimit dhe Sportit i këshilloi në parlament përpara miratimit[11]. Mandati është ende në vazhdim dhe pritet të përfundojë në nëntor të këtij viti.
Komisionet Parlamentare te PNSH-së
Redakto- Komisioni për të Drejtat dhe Barazinë Gjinore - Krytar - Natali Buli
- Komisioni për Sigurinë në Shkolla dhe Parandalimin e Dhunës - Kryetar - Debora Kolgegaj
- Komisioni për Punen dhe Karrierën - Kryetar - Alesja Bakiasi
- Komisioni për Integrimin Evropian - Kryetar - Kejsi Bejdo
- Komisioni për Mjedisin - Kryetar - Desara Arapi
- Komisioni për Talentet dhe Sportin - Kryetar - Maria Thomollari
- Komisioni për Shëndetësinë dhe Çështjet Sociale - Kryetar - Trejsi Kukaj
- Komisioni për Kulturën dhe Vullnetarizmin - Kryetar - Arsea Piti
Menaxhimi
RedaktoMenaxhimi Kombëtar
RedaktoSi një organ këshillimor pranë MAS, Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë është një organ që drejtohet nga drejtuesit e parlamentit dhe një grup pune i ngritur në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. MAS thërret mbledhjen e parë për çdo legjislaturë të re parlamentare dhe cakton datat e zgjedhjeve lokale dhe kombëtare për organet e parlamentit të nxënësve. Përgjegjësi kryesor për Parlamentin është vetë Ministri i Arsimit dhe Sportit.
Menxhimi Lokal
RedaktoQeveritë Vendore të Nxënësve (QVN) janë organet lokale të cilat zgjedhin deputetët e parlamentit të nxënësve. Ato janë nën varësinë e zyrave vendore arsimore parauniversitare dhe kanë si funksion ngritjen e problematikave lokale që kanë nxënësit e shkollave të zonave që përfaqësojnë. Deputetët e parlamentit të nxënësve janë në kontakt të përherëshëm dhe zhvillojnë takime të shpeshta me senatoret e shkollave të zonave që ata përfaqësojnë. Përgjegjës për marëvajtjen e punëve të QVN janë vetë drejtuesit e zyrave vendore arsimore parauniversitare.
Ky organ vendore është një komponent i rëndësishëm i sistemit të parlamentit të nxënësve dhe ndihmon në organizimin e aktiviteteve lokale të nxënësve si dhe ngritjen e problematikave të tyre që do t'i dërgojnë parlamentit të nxënësve.
Mbledhjet
RedaktoParlamenti i Nxënësve të Shqipërisë zhvillon tre seanca plenare në vit në Kuvendin e Shqipërisë[12]. Mbledhjet e tjera brenda komisioneve zhvillohen në mjedise të ndryshme, qoftë në MAS apo shkolla të ndryshme të kryeqytetit ose qyteteve të ndryshme.
Në nivel lokal, deputetët zhvillojnë takime cdo muaj me komunitetin që përfaqësojnë
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b sh.p.k, Albas. "Themelohet "Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë", synohet rritja e cilësisë së procesit arsimor - Portali Shkollor". www.portalishkollor.al. Marrë më 2023-05-15.
- ^ "Kuvendi i Shqipërisë". www.parlament.al. Arkivuar nga origjinali më 27 dhjetor 2018. Marrë më 2023-05-15.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c "Arsimi Bazë" (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-05-15.
- ^ a b c d "Arsimi i Mesëm i Lartë :: Nehemiah Gateway Albania". www.nehemiah-gateway.al. Marrë më 2023-05-15.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Presidenti Meta dekreton emërimin e znj. Besa Shahini, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë - Presidenti i Republikës së Shqipërisë". web.archive.org. 2019-01-12. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2019. Marrë më 2023-05-15.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja) - ^ Alumni video: Meet Albania’s Minister of Education, Besa Shahini, marrë më 2023-05-15
- ^ "Historia e Shqiperise (1912-2012)". Shqiperia. Marrë më 2023-05-15.
- ^ Telegraf, Gazeta. "Themelohet "Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë"". Gazeta Telegraf. Marrë më 2023-05-15.
- ^ "Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, më vdekjeprurësi për 2019 në të gjithë botën". Gazeta Shqiptare Online (në anglishte amerikane). 2020-01-05. Marrë më 2023-05-15.
- ^ Shqiptare, Axhencia Telegrafike (2021-03-20). "Sfidat dhe e ardhmja e mësimit online/ Sirika për ATSH-në: Koha e duhur për mësim të kombinuar në shkolla, edhe pas pandemisë - ATSH -". Agjencia Telegrafike Shqiptare (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 15 maj 2023. Marrë më 2023-05-15.
- ^ Marini, Maela (2021-09-09). "Parlamenti i Nxënësve, Kushi: Kontribut në zhvillimin e politikave të arsimit parauniversitar - ATSH -". Agjencia Telegrafike Shqiptare (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 15 maj 2023. Marrë më 2023-05-15.
- ^ "Kuvendi i Shqipërisë". www.parlament.al. Arkivuar nga origjinali më 27 dhjetor 2018. Marrë më 2023-05-15.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)