Partia e Fortë

parti politike satirike në Kosovë
This is the stable version, checked on 18 dhjetor 2024. Template changes await review.

Partia e Fortë (PF) ishte një parti politike satirikeKosovë, e formuar në vitin 2013.[1][2] Ajo e kishte për qëllim "Ardhjen në pushtet për kontrollin e parasë publike në interes të bashkëmendimtarëve dhe përkrahësve të vet".[3]

Partia e Fortë
UdhëheqësiVisar Arifaj
Themeluar21 qershor 2013 (2013-06-21)
Tretur8 maj 2019 (2019-05-08)
SeliaPrishtinë
IdeologjiaAteizëm
Fantazi
Liri e informimit
Politikë e piraterisë
Pro-evropianizëm
Satirë
Utopianizëm teknologjik
Krahu politikKrahu i majtë
NgjyratE portokallta, E zeza
Faqja zyrtare
http://www.partiaeforte.com/

Si pjesë e përkushtimit të partisë ndaj barazisë gjinore, mbi 30% e kandidatëve në garë ishin meshkuj.[4] Partia kërkon ta ruaj status kuonë politike, duke e lavdëruar Kosovën si një shtet demokratik "ku votojnë jo vetëm të gjallët por edhe ata nga bota tjetër".[5] Udhëheqësit e partisë deklarojnë një fitore prej rreth 120%, sipas sondazheve të çuara nga partia.[6]

Partia e Fortë drejtohej nga Visar Arifaj, që u pagëzua me titullin "Kryetar Lexhendar", të shkruar me xh-në e gabuar qëllimisht, dhe aktivistë të tjerë nga Prishtina. Ajo është e vetmja parti politike që nuk ka pjesëtarë të rregullt, meqë të gjithë përkrahësit e saj konsiderohen kryetarë deputetë përkrah Kryetarit Lexhendar. Organizata e pavarur është e lidhur thelbësisht me kulturën e kafesë në kryeqytetin e Kosovës.

Historiku

Redakto

Partia u regjistrua zyrtarisht më 20 qershor 2013, mirëpo u formua në muajin nëntor 2012. Ajo u themelua nga një grup aktivistësh dhe artistëve si Yll Rugova, Visar Arifaj, Ilir Bajri, dhe Agon Hamza. Personat e lidhur me Partinë e Fortë si parti politike janë kyçur në rrengje të internetit dhe në protesta që kanë marrë vëmendje mediatike dhe publike. Paraqitja e parë e saj publike jashta Facebook-ut dhe Twitter-it ishte në 2013 në Klan Kosova.

Në zgjedhjet e para në tetor 2013, nga radhët e Partisë së Fortë u zgjodh të paktën një person në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "New Party Takes Ironic Swipe at Kosovo". Balkan Insight (në anglisht). BIRN. 27 qershor 2013.
  2. ^ "Partia e Fortë tanimë zyrtare!". Kosovo 2.0. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2013. Marrë më 28 tetor 2013.
  3. ^ "Partia e Fortë kushtëzon pjesëmarrjen në zgjedhje". Telegrafi. 5 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 29 maj 2014.
  4. ^ "Partia e Fortë, gati listën zgjedhore për Prishtinë". Zëri. 3 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2013. Marrë më 28 tetor 2013.
  5. ^ Themelohet Partia e Fortë Arkivuar 2013-06-27 tek Wayback Machine, Zëri portal, 24 June 2013
  6. ^ "Arifaj: Unë do të jetoj sa të dojë populli". Bota Sot. 12 tetor 2013. Marrë më 28 tetor 2013.