Philippe Mexès (lindur më 30 Mars 1982) është një futbollist profesionist françez i cili luan si qendër mbrojtës skuadrën italiane nga Serie A, A.C. Milan dhe për Kombëtaren frënge të futbollit.

Philippe Mexès

Philippe Mexès me Romën në qershor të vitit 2011
Të dhënat vetjake
Emri i plotëPhilippe Mexès
Datëlindja30 mars 1982 (42 vjeç)
VendlindjaToulouse, Francë
Gjatësia1.87 m (6 ft 2 in)
PozicioniQendër-mbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Milan
Numri5
Karriera me të rinjtë
1987–1990AS Toulouse-Mirail
1990–1997Toulouse
1997–1999Auxerre
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1999–2004Auxerre133(7)
2004–2011Roma182(11)
2011–Milan9(0)
Karriera ndërkombëtare
2002–Franca23(1)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 4 March 2012
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 29 February 2012

Karriera me skuadrat

Redakto

Auxerre

Redakto

Mexés filloi karrierën me të rinjtë e Auxerre-it, në moshën 12 vjeçare, ai filloi të stërvitej në Bastille, skuadra e të rinjve, ku ai shumë shpejtë u bë një lojtar kyç në skuadrën e të rinjve, duke qenë kapiten i tyre në shumë kupa. Ai i riemërua në dash pasi që në një lojë të kampionatit në ligën franceze në vitin 2002 u sulmua nga një dem.

Mexés nënshkroi një kontratë katër-vjeçare me Romën në qershor të vitit 2004. Roma më vonë u gjet e fajshme për shkelje, sepse AJ Auxerre, skuadra e tij e mëparshme, nuk ra dakord për transferimin; por ishte vetëm vendimi i lojtarit Mexés u pezullua por më vonë ndalimi iu hoq përkohësisht. Mexés luajti në ndeshjen e parë të tij në Serie A më 12 shtator 2004 kundrejtë Fiorentinës. Në shkurt të vitit 2005, apelimi për një ndalim gjashtë-javor u refuzua dhe Mexès e pezullua deri në prill. Saga përfundimisht u zgjpdh nga Mexès, sepse Roma do duhej t’i paguante Auxerre-it 7 milionë .

Pas një sezoni të parë shumë të vështirë me skuadrën Capitoline, Mexés filloi kampanjën 2005-06 në stol. Shkelja e Romës për transferimin e Mexés, në vitin 2005 çoi në pezullimin e skuadrës për të blerë lojtarë tjerë përveç agjentëve të lirë, por ndalimi përkohësisht u hoq në gusht. Pasi që skuadra nuk bleu asnjë lojtar për shkak të ndalimit, ai u bë një lojtar kyç në skuadrën e Luciano Spallettit. Mexés luajti nëntë nga dhjetë ndeshjet e mundshme në kompeticionin UEFA Kupa. Ai gjithashtu luajti në finalen e Coppa Italia 2005-06. Giallorossët mbaruan sezonin në vendin 3 pestë në Serie A, fillimisht duke u kualifikuar vetëm se UEFA Kupën e vitit të ardhshëm, por për shkak të skandalit të vitit 2006, Romës iu dhurua vendi i dytë, duke lejuar Mexésin të luajë për së pari herë në Ligën e Kampionëve.

Si një nga lojtarët kyç të Romës, ai formoi një partneritet me Cristian Chivun në qendër mbrojtje. Skuadra arriti në çerek-finale të Ligës e Kampionëve. Skuadra u ndesh me Internazionalen ne finalen e Coppa Italia 2006–07. Mexès, në partenritet me Matteo Ferrari, Cristian Chivu, dhe Christian Panucci në mbrojtje, i ndihmuan Romës në një fitore në rezultat të përgjithshëm 7-4, përfshirë këtu fitoren e takimit të parë 6-2. Giallorossët gjithashtu mbaruan në vendin e dytë në Serie A duke qenë skuadra e tretë me më pak gola të pësuar.

Mexès firmosi në kontratë të re pesë-vejçare në të cilën ai do të fitonte 4.5 milionë në vitin e parë, duke u ngritur në 5 milionë deri në fund të vitit, në pagën bruto vjetore (rrogë para-tatimore). Giallorossët arritën në çerek-finale të Ligës së Kampionëve dy herë radhazi duke u mundur nga Manchester United (që më vonë edhe e fituan kampionatin) për se dyti herë radhazi. Në Serie A, Roma e zvogëloi dallimin prej 11 pikëve me Internazionalen dhe përfundimisht përfundoi e dyta pas Interit, më tre pikë më pak. Në Finalen e Kupës së Italisë 2008, Mexès e shënoi golin e parë për Romën, dhe Giallorossët vazhduan dhe fitun 2-1, duke e mbrojtur titullin e tyre.

Me Mexès në mbrojtje, Roma u kualifikua në fazën eliminuese të UEFA Liga e Kampionëve 2008-09. Mexès e humbi ndeshjen kthyese me Arsenalin dhe Roma humbi 6-7 në gjuajtjen e penalltive. Megjithatë, mbrojtja e Romës, ishte skuadra e pestë me më shumë gola të pranuar në ligën shtëpiake.

Në ndeshjen e parë të Romës në Europa Leauge më 30 korrik 2009, Mexès shënoi një gol pas një gjuajtje të lirëFrancesco Tottit, duke i dhënë Romës një barazim. Edhe pse atij i jepej të luajë më pak pas ardhjes në Nicolás Burdissos në huazim nga Interi, Mexès i kontribuoi mbrojtjes e cila i ndihmoi Romës të mbarojë në vendin e dytë në Serie A. Në pjesën e fundit të vitit 2010 ai riktheu vendin e tij në skuadër.

Më 3 prill 2011, Mexès u desh të zëvendësohet në fillimin e pjesës së dytë në ndeshjen e Serisë A kundrejt Juventusit për shkak të një dëmtimi në gjurin e tij të majtë. Pas ndeshjes, u zbulua se i ka të dëmtuara ligamentet. Dy ditë pas lëndimit, ai pati një operacion të suksesshëm. Në një intervistë pas operacionit, Mexès iu përgjigj spekulimeve se ai e ka luajtur ndeshjen e fundit me Romën. Pasi që kontrata e tij skadonte në qershor të vitit 2011, ai la të kuptohej se do të largohet, me gjasa për të nënshkruar me Milanin.

Më 10 maj 2011, drejtori ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani njftoi, "Philippe Mexès do të luajë për Milanin sezonin e ardhshëm," duke deklaruar përfundimin e transferimit të Mexèsit. Mexèsit iu dha numri pesë në fanellë, numri i njëjtë që ai e mbante tek Roma. Ai e luajti ndeshjen e tij të parë jo-zyrtare për skuadrën Primavera (skuadra e të rinjve). Ai lujati vetëm 45 minuta sepse loja kishte për qëllim për t’i ndihmuar shërimit të tij nga një lëndim i rëndë në gju. Më 26 tetor 2011 ai e bëri debutimin e parë në Serie A me Milanin, në një fitore si nikoqir të cilën e fituan 4-1 kundrejt Parmës.

Karriera me kombëtaren

Redakto

Ai luajti për Kombëtarjen frënge të futbollit U-18 dhe U-21, përfundimisht duke fituar një vend në skuadrën seniore të vitin 2002. Gjatë qëndrimit të Raymond Domenech si trajneri i kombëtares frënge, ai u ftua shumë rrallë, dhe ai nuk arrit të bashkohet me kombëtaren frënge për UEFA Euro 2004. Ai u ftua për ndeshjen miqësore të Francës kundrejt Bosnjës dhe Hercegovinës në gusht të vitit 2006. Mexès nuk u zgjodh të luajë në Kampionatin Botëror të Futbollit 2006Gjermani dhe në Kampionatin Botëror të Futbollit 2010Afrikën Jugore. Pas Kampionatit Botëror 2010, Laurent Blanc u emërua si trajneri i ri i kombëtares, dhe Mexès i luajti pesë ndeshjet e para të erës Blanc, duke formuar një partneritet me Adil Rami në qendër të mbrojtjes. Më 25 mars 2011, ai shënoi golin e tij të parë për kombëtaren frënge në një ndeshje kundrejt Luksemburgut.

Jeta Personale

Redakto

Mexès dhe e dashura e tij Carla, kanë dy fëmijë. Djali i tij Enzo, ka lindur më 1 qershor 2003, dhe vajza e tij Eva ka lindur më 29 korrik 2007.

Nderimet

Redakto

Skuadrat

Redakto

Kombëtarja

Redakto

Individual

Redakto

Statistikat e karrierës

Redakto
Skuadra Sezoni Liga Kupa Evropë Gjithsej
Paraqitje Gola Paraqitje Gola Paraqitje Gola Paraqitje Gola
Auxerre 1999–00 5 0 1 0 0 0 6 0
2000–01 32 0 4 0 3 0 39 0
2001–02 30 3 2 0 32 3
2002–03 34 1 4 0 11 0 49 1
2003–04 32 3 5 0 8 1 45 4
Gjithsej 133 7 16 0 22 1 171 8
Roma 2004–05 27 0 6 1 3 0 36 1
2005–06 27 3 7 0 9 0 43 3
2006–07 27 3 7 0 7 0 41 3
2007–08 31 1 5 1 9 0 45 2
2008–09 29 2 3 0 6 0 38 2
2009–10 19 1 4 1 9 0 32 2
2010–11 22 1 3 0 6 1 31 2
Gjithsej 182 11 35 3 49 1 266 15
Milan 2011–12 9 0 3 0 4 0 16 0
Gjithsej 9 0 3 0 4 0 16 0
Gjithsej Karriera 324 18 54 3 75 2 453 23

Kombëtarja

Redakto
2002 2 0
2003 3 0
2004 1 0
2005 0 0
2006 0 0
2007 2 0
2008 3 0
2009 2 0
2010 6 0
2011 3 1
2012 1 0
Total 23 1