Platoni
Platoni (greqisht Πλάτων; latinisht Plato; emri origjinal "Aristokles") ishte një filozof i Greqisë antike që ka jetuar në Athinë prej vitit 427 p.e.s. e deri në vitin 347 p.e.s., ai konsiderohet si njeri ndër filzofët më të rëndësishem të antikitetit, student i Sokratit, autor i disa dialogjeve filozofike dhe themelues i Akademisë në Athinë ku studioi edhe Aristoteli. Kjo Akademi vazhdoi aktivitetin e saj për nëntë shekuj me rradhë.[1]
Biografia
RedaktoPlatoni lindi rreth vitit 427 p.e.s nga një familje fisnike athinase me traditë politike dhe vdiq në vitin 347 p.e.s. Ishte i biri i Aristonit dhe Periktionisës, kishte 2 vëllezër, Glaykonin dhe Adeimanton. Emri i tij i vërtetë ishte Aristokles por më vonë e quajtën Platoni sepse kishte gjoks dhe ballë të gjerë. Aristoteli na tregon se dikur gjatë rinisë, Platoni erdhi në kontakt me doktrinat e Kratilus, një nxënës i Heraklitit, i cili së bashku me mendimtarë të tjerë para-Sokratik si Pitagora dhe Parmenidi, i dhanë themelet metafizike dhe epistimologjike kërkimore. Por kur u takua me Sokratin filloi të thellonte më tej njohuritë drejt temës filozofike të virtytit.
E njohu Sokratin kur ishte 20 vjeç dhe qëndroi pranë tij deri në vdekjen e mësuesit të madh. (399 para erës sonë). Vdekja e padrejtë e tij ishte një nxitje për të marrë rolin e reformatorit social të demokracisë athinase. Pas ekzekutimit të Sokratit kërkoi strehim për pak kohë në Megara, pranë shokut të klasës së tij, Euklidit. Më vonë u kthye në Athinë, ku për 10 vjet i’u përkushtua shkrimit të veprave filozofike që mbajnë vulën e filozofisë Sokratike. Pastaj udhëtoi për në Egjipt dhe Cyrene, ku u shoqërua me matematicienin Theodor dhe në fund në Taranto (Itali) ku pati mundësinë të takohej me Pitagorianët, nga mendimi filozofik i te cileve u ndikua vendimtarisht. Më vonë shkoi në Sicili, në oborrin e mbretit Dionisi i Sirakuzës, ku u njoh me vëllain e gruas së mbretit, Dionin, miqësia e ngushtë e të cilëve shkaktoi dyshimet e mbretit për komplot, kjo pra ishte dhe nje nga arsyet e ndjekjes se tij nga Sicilia. Në Egina rrezikoi të shitej si skllav, por e bleu Cireni, mik i Anikerit, keshtu dhe shpetoi. Më vonë u kthye në Athinë. Themeloi një shkollë filozofike, Akademinë, e cila ndodhej rreth një milje jashtë mureve dhe mbante emrin e heroit Attic, Akadimo, (387 para erës sonë). Shkolla e famshme funksionoi për rreth një mijëvjeçar, derisa e mbylli perandori Justinian më 529 e.s. Për të tretën here, Platoni vizitoi oborrin e Sirakuzëve më 361 p.e.s, me qëllim pajtimin e Dionit me Dionisin. Por situata ishte aq serioze sa që kësaj rradhe rrezikoi akoma dhe jeta e tij. Falë ndërhyrjes së menjëherëshme të Arxitës dhe Pitagorës, shpëtoi pa pësuar asgjë. Por të njëjtin fat nuk pati edhe Dioni, i cili u vra më 353 p.e.s. Kështu Platoni humbi njeriun mbi të cilin kishte bazuar shpresat për realizimin e ideve të tij politike. Qysh atëherë dhe deri në fund të jetës së tij i’u përkushtua mësimdhënies dhe shkrimeve me karakter filozofik.
Platoni ka dhënë mësim në Akademi intensivisht dhe ka shkruar mbi shumë çështje filozofike, që kanë qënë veçanërisht të lidhura me politikën, etikën, metafizikën dhe epistimologjinë. Ndër shkrimet më të njohura të Platonit janë dialogjet e tij. Mendohet që të gjitha dialogjet autentike të Platonit kanë mbijetuar.
Filozofia
RedaktoTipar kryesor i filozofisë së tij është konsiderimi i njohurisë si kujtim. Sipas Platonit, shpirtit i njeriut para se të binte në botën e gjërave jetoi në një botë ideale, botën e ideve. Atje njohu thelbin e vërtetë të gjërave. Gjërat që janë ndjerë nga njeriu në dimensionin e botës materiale janë vetëm imitime, ‘hije” idhuj të botës reale. Prandaj njeriu nuk zbulon, por kujton të vërtetat që dikur njohu në botën e ideve. Të gjithë kanë brenda vetes dijen e të vërtetën dhe ajo ç’ka duhet të bëjnë është thjesht t’i risjellin në mend – Në fund të fundit etimologjia e së vërtetës do të thotë situata sipas së cilës gjërat nuk janë harruar, janë të njohura, të dukshme, (pra, “realitetin”). Filozofia platonike është gjithashtu ideokratike. Prezanton domethënë teorinë e ideve, që janë tipat e përgjithshëm dhe shekullorë të gjërave. Janë gjërat thelbësore që perceptohen nga logjika dhe jo nga ndjenjat. Të ndjeshmet i konsideron idhuj të ideve. Kështu identifikon dy botë: të ndjeshmen që ndryshon vazhdimisht dhe ndodhet në rrjedhë të pandalshme kundër Heraklitit dhe atë të mendimit, e cila mbetet e pandryshueshme, idetë e së cilës strehohen në tokë qiellore. Këta janë tipat e lashtë të kësaj bote të dukshme, modelet dhe shembujt e përjetshëm. Në shpirt dallon tri pjesë, logjistiken, spiritualen dhe të dëshirueshmen. Prandaj dhe njeh tre virtyte: diturinë, guximin dhe urtësinë, secila prej tyre korrespondon në një pjesë të shpirtit. Të tre këto virtyte i paralelizon me tre telat e lirës, të lartmen, të mesmen dhe nitin. Por të treja së bashku duhet të zhvillohen në harmoni, me qëllim që logjistika të qeveris si hynji, spiritualja ta dëgjojë si ndihmëse dhe të dyja së bashku të drejtojnë të dëshirueshmen që të mos operojë të behet parim, pasi është pjesa më e ulët e shpirtit. Dhe nga zhvillimi harmonik i tri virtyteve përbëhet drejtësia që është harmonia e tri virtyteve të tjera. Sepse qyteti është reflektimi i njeriut, dhe tek ai dallon tri gjini, parlamentaren, luftaraken dhe financiaren. Të cilat janë respektive me tri pjesë të shpirtit. Ashtu si tek njeriu edhe në qytet duhet të ketë drejtësi, domethënë harmonia që arrihet në qytet kur secila prej gjinive kryen punën e vet pa synuar të bëjë të të tjerëve.
Ndikimi
RedaktoNdikimi i tij ishte jashtëzakonisht i madh. Historia e filozofisë deri te Ciceroni është e mbushur me atë. Madje shumë kishin thënë se nuk kishte qenë kurrë nxënës i tij. Eterit e kishës nga ai huazojnë ide dhe argumente duke e konsideruar përfaqësuesin më të rëndësishëm të filozofisë njerëzore. Por edhe mendimi më i ri filozofik nuk mbeti i pandikuar. Sistemet e ndryshme filozofike ose mundohen të përmbysin idetë e tij ose mundohen të ndërtojnë mbi to. Mendimi i tij filozofik përbënte, përbën dhe do të përbëjë bazë moderne hulumtimi dhe analize të shumëanshme të filozofëve të atëhershëm.
Sokrati është një karakter i zakonshëm në Dialogjet e Platonit.
Platoni shihte si idhullin e tij Sokratin prandaj ai shkruan ne veprat e tij ne formen e djalogut ate cka shpreh sokrati.ne veprat e tij si republika ai ve theksin tek drejtesia duke e theksuar se drejtesia eshte ti besh mire miqve dhe keq armiqve por ky ishte thejeshte nje perkufizim paraprak per platonin drejtesia eshte harmoni e shpirtit eshte e cuditshme qe platoni qe ne ate kohe tregon mbi barazine qe duhet te kishte femra me mashkullin.nje femer mund te ishte edhe mbrete filozofe qe do te thote te ishte kryetare e shtetit Per Platonin femrat jane te barabarta per nga aftesite me meshkujt vetem se ne shumicen e tyre meshkujt ne pergjithesi jane me dominante.
Veprat
RedaktoPlatoni shkroi 36 vepra gjithësej, përveç “Apologjisë” dhe dialogje. Në shkrimet e Platonit vërehet imitimi i mësimdhënies së Sokratit, i cili didaktonte dialogje. Vetëm tri dialogje, “Simpoziumi”, “Shteti dhe Ligjet” mbajnë tituj nga përmbajtja e tyre. Në të gjitha dialogjet diskutimin e kryeson Sokrati, Në dialogjet më të vjetra ruan imazhin e Sokratit të vërtetë, ndërsa tek më të rejat fshihet vetë nxënësi. Të gjitha veprat e Platonit ndahen në tri periudha të dallueshme në mënyrë kronologjike:
- Periudha e rinisë (400 – 387 p.e.s): Në këtë pjesë përfshihen:
- “Απολογία του Σωκράτη”,
- “Κρίτων”,
- “Χαρμίδης”,
- “Πρωταγόρας”,
- “Λάχης”,
- “Ευθύφρων”,
- “Ιππίας Μείζων”,
- “Ιππίας Ελάσσων”,
- “Ίων”, “Λύσις”.
- Periudha e maturimit (386 – 367 p.e.s): Në këtë pjesë përfshihen:
- “Μενέξενος”,
- “Κρατύλος”,
- “Ευθύδημος”,
- “Γοργίας”,
- “Μένων”,
- “Παρμενίδης”,
- “Φαίδων”,
- “Φαίδρος”,
- “Πολιτεία”,
- “Συμπόσιον”,
- “Θεαίτητος”.
- Periudha e pleqërisë (366 – 348 p.e.s): Në këtë periudhë përfshihen:
Shih edhe
RedaktoLiteratura
Redakto- Alican, Necip Fikri (2012). Rethinking Plato: A Cartesian Quest for the Real Plato. Amsterdam and New York: Editions Rodopi B.V. ISBN 978-90-420-3537-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Allen, R.E. (1965). Studies in Plato's Metaphysics II. Taylor & Francis. ISBN 0-7100-3626-4
- Ambuel, David (2007). Image and Paradigm in Plato's Sophist. Parmenides Publishing. ISBN 978-1-930972-04-9
- Anderson, Mark; Osborn, Ginger (2009). Approaching Plato: A Guide to the Early and Middle Dialogues (PDF). Nashville: Belmont University.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Arieti, James A. Interpreting Plato: The Dialogues as Drama, Rowman & Littlefield Publishers, Inc. ISBN 0-8476-7662-5
- Bakalis, Nikolaos (2005). Handbook of Greek Philosophy: From Thales to the Stoics Analysis and Fragments, Trafford Publishing ISBN 1-4120-4843-5
- Barrow, Robin (2007). Plato: Continuum Library of Educational Thought. Continuum. ISBN 978-0-8264-8408-6.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Cadame, Claude (1999). Indigenous and Modern Perspectives on Tribal Initiation Rites: Education According to Plato, pp. 278–312, in Padilla, Mark William (editor), "Rites of Passage in Ancient Greece: Literature, Religion, Society", Bucknell University Press, 1999. ISBN 0-8387-5418-X
- Cooper, John M.; Hutchinson, D.S., red. (1997). Plato: Complete Works. Hackett Publishing Company, Inc. ISBN 978-0-87220-349-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Corlett, J. Angelo (2005). Interpreting Plato's Dialogues. Parmenides Publishing. ISBN 978-1-930972-02-5
- Durant, Will (1926). The Story of Philosophy. Simon & Schuster. ISBN 978-0-671-69500-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Derrida, Jacques (1972). La dissémination, Paris: Seuil. (esp. cap.: La Pharmacie de Platon, 69–199) ISBN 2-02-001958-2
- Field, G.C. (1969). The Philosophy of Plato (bot. 2nd ed. with an appendix by Cross, R.C.). London: Oxford University Press. ISBN 978-0-19-888040-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Fine, Gail (2000). Plato 1: Metaphysics and Epistemology Oxford University Press, US, ISBN 0-19-875206-7
- Finley, M.I. (1969). Aspects of antiquity: Discoveries and Controversies The Viking Press, Inc., US
- Garvey, James (2006). Twenty Greatest Philosophy Books. Continuum. ISBN 978-0-8264-9053-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Guthrie, W.K.C. (1986). A History of Greek Philosophy (Plato – The Man & His Dialogues – Earlier Period), Cambridge University Press, ISBN 0-521-31101-2
- Guthrie, W.K.C. (1986). A History of Greek Philosophy (Later Plato & the Academy) Cambridge University Press, ISBN 0-521-31102-0
- Havelock, Eric (2005). Preface to Plato (History of the Greek Mind), Belknap Press, ISBN 0-674-69906-8
- Hamilton, Edith; Cairns, Huntington, red. (1961). The Collected Dialogues of Plato, Including the Letters. Princeton Univ. Press. ISBN 978-0-691-09718-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Harvard University Press publishes the hardbound series Loeb Classical Library-Plato, containing Plato's works in Greek language, with English translations on facing pages.
- Irvine, Andrew David (2008). Socrates on Trial: A play based on Aristophanes' Clouds and Plato's Apology, Crito, and Phaedo, adapted for modern performance. Toronto: University of Toronto Press.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) ISBN 978-0-8020-9783-5 - Hermann, Arnold (2010). Plato's Parmenides: Text, Translation & Introductory Essay, Parmenides Publishing, ISBN 978-1-930972-71-1
- Irwin, Terence (1995). Plato's Ethics, Oxford University Press, US, ISBN 0-19-508645-7
- Jackson, Roy (2001). Plato: A Beginner's Guide. London: Hoder & Stroughton. ISBN 978-0-340-80385-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Jowett, Benjamin (1892). The Dialogues of Plato. Translated into English with analyses and introductions by B. Jowett., Oxford Clarendon Press, UK, UIN:BLL01002931898
- Kochin, Michael S. (2002). Gender and Rhetoric in Plato's Political Thought. Cambridge Univ. Press. ISBN 978-0-521-80852-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Kraut, Richard, red. (1993). The Cambridge Companion to Plato. Cambridge University Press. ISBN 978-0-521-43610-6.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - LeMoine, Rebecca (2020). Plato's Caves: The Liberating Sting of Cultural Diversity. New York: Oxford University Press. ISBN 978-0190936983.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Lilar, Suzanne (1954), Journal de l'analogiste, Paris, Éditions Julliard; Reedited 1979, Paris, Grasset. Foreword by Julien Gracq
- Lilar, Suzanne (1963), Le couple, Paris, Grasset. Translated as Aspects of Love in Western Society in 1965, with a foreword by Jonathan Griffin London, Thames and Hudson.
- Lilar, Suzanne (1967) A propos de Sartre et de l'amour , Paris, Grasset.
- Lundberg, Phillip (2005). Tallyho – The Hunt for Virtue: Beauty, Truth and Goodness Nine Dialogues by Plato: Pheadrus, Lysis, Protagoras, Charmides, Parmenides, Gorgias, Theaetetus, Meno & Sophist. Authorhouse. ISBN 978-1-4184-4977-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Márquez, Xavier (2012) A Stranger's Knowledge: Statesmanship, Philosophy & Law in Plato's Statesman, Parmenides Publishing. ISBN 978-1-930972-79-7
- Melchert, Norman (2002). The Great Conversation: A Historical Introduction to Philosophy. McGraw Hill. ISBN 978-0-19-517510-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Miller, Mitchell (2004). The Philosopher in Plato's Statesman. Parmenides Publishing. ISBN 978-1-930972-16-2
- Mohr, Richard D. (2006). God and Forms in Plato – and other Essays in Plato's Metaphysics. Parmenides Publishing. ISBN 978-1-930972-01-8
- Mohr, Richard D. (Ed.), Sattler, Barbara M. (Ed.) (2010) One Book, The Whole Universe: Plato's Timaeus Today, Parmenides Publishing. ISBN 978-1-930972-32-2
- Moore, Edward (2007). Plato. Philosophy Insights Series. Tirril, Humanities-Ebooks. ISBN 978-1-84760-047-9
- Nightingale, Andrea Wilson. (1995). "Genres in Dialogue: Plato and the Construct of Philosophy", Cambridge University Press. ISBN 0-521-48264-X
- Oxford University Press publishes scholarly editions of Plato's Greek texts in the Oxford Classical Texts series, and some translations in the Clarendon Plato Series.
- Patterson, Richard (Ed.), Karasmanis, Vassilis (Ed.), Hermann, Arnold (Ed.) (2013) Presocratics & Plato: Festschrift at Delphi in Honor of Charles Kahn, Parmenides Publishing. ISBN 978-1-930972-75-9
- Piechowiak, Marek (2019). Plato's Conception of Justice and the Question of Human Dignity. Peter Lang: Berlin. ISBN 978-3-631-65970-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Sallis, John (1996). Being and Logos: Reading the Platonic Dialogues. Indiana University Press. ISBN 978-0-253-21071-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Sallis, John (1999). Chorology: On Beginning in Plato's "Timaeus". Indiana University Press. ISBN 978-0-253-21308-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Sayre, Kenneth M. (2005). Plato's Late Ontology: A Riddle Resolved. Parmenides Publishing. ISBN 978-1-930972-09-4
- Seung, T.K. (1996). Plato Rediscovered: Human Value and Social Order. Rowman and Littlefield. ISBN 0-8476-8112-2
- Smith, William. (1867). Dictionary of Greek and Roman Biography and Mythology. University of Michigan/Online version.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Stewart, John. (2010). Kierkegaard and the Greek World – Socrates and Plato. Ashgate. ISBN 978-0-7546-6981-4
- Thesleff, Holger (2009). Platonic Patterns: A Collection of Studies by Holger Thesleff, Parmenides Publishing, ISBN 978-1-930972-29-2
- Thomas Taylor has translated Plato's complete works.
- Thomas Taylor (1804). The Works of Plato, viz. His Fifty-Five Dialogues and Twelve Epistles Arkivuar 21 janar 2021 tek Wayback Machine 5 vols
- Vlastos, Gregory (1981). Platonic Studies, Princeton University Press, ISBN 0-691-10021-7
- Vlastos, Gregory (2006). Plato's Universe – with a new Introduction by Luc Brisson, Parmenides Publishing. ISBN 978-1-930972-13-1
- Zuckert, Catherine (2009). Plato's Philosophers: The Coherence of the Dialogues, The University of Chicago Press, ISBN 978-0-226-99335-5
Lidhje të jashtme
RedaktoWikiquote ka thënie në lidhje me: Platoni |
- Platoni (filolet.com) Arkivuar 8 janar 2020 tek Wayback Machine
- Platoni (Perseus Project)
- Platoni (Project Gutenberg)
Referime
Redakto- ^ Pasho Baku: Enciklopedia universale e ilustruar. Shtëpia Botuese Bacchus, Tiranë, 2011, fq.745
- ^ 24 vepra për të cilat studiuesit pajtohen se janë shkruar nga Platoni janë:Charmides, Euthydemos, Euthyphron, Gorgias, Ion, Kratylos, Kritias, Kriton, Laches, Lysis, Menexenos, Menon, Nomoi, Parmenides, Phaidon, Phaidros, Philebos, Politeia („Republika ose Shteti“), Politikos, Protagoras, Sophistes, Symposion, Theaitetos, Timaios
- ^ Këto 5 vepra janë ende të diskutueshme nëse janë shkruar vërtetë nga Platoni ose jo:Alkibiades I, Hippias maior, Hippias minor, Kleitophon (Dialog), Theages
- ^ Këto 5 vepra nuk janë shkruar nga Platoni:Alkibiades II, Epinomis, Anterastai (Amatores), Hipparchos (Dialog), Minos (Dialog)