Portkanuni
komunë italian
(Përcjellë nga Porto Kanone)
Portkanun, (Italisht: Portocannone) është një komunë në Provincën e Kampobasos të Rajonit të Molizes në Itali, i cili është i banuar me arbëreshë.
Portkanun | |
---|---|
Komunë | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 2.574 |
Faqja zyrtare | www.comune.portcanone.cb.it |
Ai ndodhet në një kodër 148 metra mbi nivelin e detit, pranë bregut të djathtë të lumit Biferno, dhe është rreth 65 km nga kryeqyteti rajonal. Portkanuni është një nga katër komunat e Provincës së Kampobasos të banuar nga arbëreshë, së bashku me Këmarinin, Munxhufunin dhe Rurin, të cilët ruajnë prej shekujsh gjuhën zakonet dhe kulturën arbëreshe. Qyteti është gjithashtu pjesë e Shoqatës Kombëtare të Qyteteve të vajit, e cila ka për qëllim të promovojë vaj ulliri dhe territoret e prodhimit.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Italisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |