Operacioni në Gajre

(Përcjellë nga Pritë në Gajrja)
This is the stable version, checked on 27 prill 2023. 1 pending change awaits review.

Operacioni në Gajre ndodhi kur luftëtarët shqiptarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare i vranë 5 ushtarë të Ushtrisë Maqedonase më 5 Qershor 2001 afër Gajres, një fshat në Malet e Sharrit, rajoni i Tetovës, në Maqedoni. Përveç 5 të vrarëve, mbetën të plagosur edhe 6 ushtarë të tjerë. Ky operacion përfaqëson numrin më të madh të vdekjeve për forcat qeveritare maqedonase në një incident të vetëm gjatë luftës në Republikën e Maqedonisë. 

Operacioni në Gajre
Pjesë e Lufta e vitit 2001 në Maqedoni
Data5 Qershor 2001
Vendodhja
Pasoja Fitorja e UÇK-së
Palët pjesëmarrëse
Ushtria Çlirimtare Kombëtare Republika e Maqedonisë
Komandantët dhe udhëheqësit
Ali Ahmeti Boris Trajkovski
Bllagojçe Silljanov 
Isak Rufati 
Njesitë e përfshira
Brigada 112 "Mujdin Aliu" Ushtria e Republikës së Maqedonisë
Fuqia ushtarake
25 luftëtarë 11 ushtarë
Viktimat dhe humbjet
Asnjë humbje 5 ushtarë të vrarë
6 të plagosur

Në mesin e 5 ushtarëve të vrarë maqedonas, mbeti i vrarë edhe një ushtar shqiptar i njohur me emrin Isak Rufati, i cili kishte shërbyer në Ushtrinë e Republikës së Maqedonisë për vite me radhë, dhe ishte emëruar rreshter i lartë i klasit të parë të Ushtrisë Maqedonase. UÇK-ja nuk e dinte për këtë, për shkak se ai ishte i veshur me uniformën e Ushtrisë Maqedonase në ditën e sulmit.

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto