Dëbimi i shqiptarëve nga Kosova
Shpërngulja e shqiptarëve nga Kosova ka filluar menjëherë pasi që Mbretëria serbe e aneksoi Kosovën në vitin 1912. Paralelisht me shpërnguljen e detyruar, ka vazhduar procesi i kolonizimin serb të Kosovës.[1]
Historia
RedaktoShpërngulja e shqiptarëve ka filluar edhe më herët nga viset veriore të Shqipërisë. Dëbimet e para të njohura datojnë që në vitet 1877. Në këtë kohë janë dëbuar shqiptarët që kanë jetuar në viset më veriore që janë prej Pazari të ri, Kurshumlisë si dhe gjithashtu edhe prej vilajetit të Nishit. Në këtë kohë të gjitha ata që s'kanë mundur të ikin janë vrarë, masakruar nga forcat e ndryshme serbo-malazeze. Kështu që, është bërë ndryshim i thellë i hartës demografike të regjionit.
Aneksimi serb i Kosovës
RedaktoShpërngulja e detyruar e shqiptarëve nga Kosova, Dukagjini, Sanxhaku dhe nga Maqedonia, ka filluar në luftën e parë ballkanike në tetor të 1912.
Sipas dokumenteve të diplomacisë serbe 281.747 njerëz janë dëbuar deri në gusht të vitit 1914, duke mos llogaritur fëmijët deri në moshën gjashtë vjeçare.[2] Familjet shqiptare janë nga hapësirat e sapo-pushtuara të deportuara përmes Greqisë për në Turqi. Për popullimin me myslimanë nga shtetet ballkanike ishte përcaktuar hapësira e quajtur Anadoll, a për shqiptarët e Halep dhe Bagdad, në Siri dhe Irak.[3] Në pronat e shqiptarëve të dëbuar, qeveria serbe ka vendosur mbi 20.000 familje serbe, ndërsa qevera e Malit të Zi ka planifikuar t'i vendos 5.000 familje në Dukagjin.[4]
Shpërngulja nga Mbretëria Jugosllave
RedaktoMe kthimin e ushtrisë serbe në vitin 1918, Shpërngulja me dhunë e shqiptarëve, pa të drejtë kthimi, ka vazhduar deri në luftën e dytë botërore.[5] Në periudhën e Mbretërisë Jugosllave, "njësi fluturuese" të ushtrisë, policisë dhe çetnikëve i kanë torturuar dhe vrarë popullsinë shqiptare.[5] Nga 1918 deri në 1938, ushtria i ka djegur dhe shkatërruar 320 fshatra shqiptare. Vetëm në periudhën 1918-1912, janë vrarë 12.346 persona, janë burgosur 22.150 persona, janë vjedhur 50.515 shtëpi dhe janë djegur 6.125 shtëpi.[6][7] Sipas të dhënave nga Instituti i historisë në Prishtinë, në periudhën e viteve 1919-1940 në përgjithësi janë dëbuar 255.878 myslimanët nga Mbretëria Jugosllave në Turqi, nga të cilat [5] :
- Shqiptarët : 215.412
- Turqet : 27.884
- Boshnjakët : 2.582
Krahas shpërnguljes në Turqi ka ekzistuar edhe një shpërngulja më të madhe në Shqipëri. Sipas disa të dhënave, vetëm në vitin 1921 nga hapësirat jugosllave në Shqipëri janë shpërngulur rreth 40.000 persona.[8] Përveç Turqisë dhe Shqipërisë, shqiptarët kanë ikur edhe në Evropë dhe në Amerikën Veriore, dhe në këtë mënyrë janë krijuar diaspora shqiptare të shumta në ato vende.[5]
Kontaktet e para shtetërore ndërmjet Mbretërisë SKS dhe Turqisë shpërnguljes së shqiptarëve janë zhvilluar në vitin 1926 janë themeluar platforma të reja të ministrisë Jugosllave të argokulturës, qëllim i së cilës ishte eskpatrimin e shqiptarëve mund të arrihet vetëm si një proces afatgjatë, pasi që as Jugosllavia nuk ka mjete të mjaftueshme as rrethanat ndërkombëtare nuk lejojnë lejuar të vendoset për një afat të shkurtë.[5] Pas vendosjes së diktaturës, Mbretëria e Jugosllavisë ka intensifikuar pastrimin etnik të shqiptarëve, ku rol udhëheqës kishte Klubi kulturor Serb, i përkrahur nga administrata shtetërore[9]
Qeveria Jugosllave në 1935 ka mbajtur takime me pesë përfaqësuesit nga pesë ministritë dhe Shtabi gjeneral e përpiluan projektin "mbi dëbimin e elementit josllav nga Serbia Jugore"[10] Ndërmjet përfundimeve të tij ka dominuar prurja urgjente e një konvente bilaterale me Turqinë dhe Shqipërinë. Me marrëveshjen ishte e paraparë çlirimi nga të gjitha detyrimet e tatimeve dhe të ushtrisë për të gjithë ata që në mënyrë vullnetare kanë hequr dorë nga shtetësia jugosllave dhe transport pa pagesë për ata që pronën e tyre të patundshme t'ua jepnin shtetit.[10] Sugjerimet e shtabit gjeneral janë pranuar si masa për "dëbim me sukses dhe të shpejtë të popullsisë josllave“ në Turqi dhe Shqipëri.[10] Masat kanë nënkuptuar edhe shuarken e propagandës kundër shpërnguljes që është udhëhequr nga Tiranë, shpesh duke thirrë rekrutët shqiptarë nga hapësirat kufitare në ushtrime ushtarake, ndalesë në pranim në shërbimin shtetëror "persona që vijnë në konsideratë për shpërngulje", transferimi i nëpunësve josllav në treva të tjera të vendit, "nacionalizimi i objekteve gjeografike dhe mbiemrat personal" etj. [10]
Turqia në fillim të 1936 shprehu gatishmërinë për arritjen e një marrëveshjeje formale me Jugosllavinë për transferimin e 200.000 banorë që janë të ngjashëm me mentalitetin turk, ata në Turqi "do të asimiloheshin lehtë".[8]
Duke kritikuar politikën afatgjate të dëbimit të shqiptarëve, akademiku dhe politikani serb Vasa Çubrilloviç sugjeroi mënyra për zgjedhjen e "problemit shqiptarë" me pastrime etnike në masë të madhe të Kosovës nga Shqiptarët. [11] Çublirlloviçi më 1937 e bëri projektin e Dëbimi i Shqiptarëve për qeverinë e Stojadinoviçit, që duhej ta ndiqte qeveritë shtetërore.[12]
Arnatutët është e pamundur t'i shtypësh vetëm me kolonizim gradual... Mënyra e vetme dhe mjet i vetëm është dhuna brutale e një qeverie shtetërore e organizuar... ku ne gjithnjë kemi qenë mbi ta.[12]
Qeveria e Beogradit ka organizuar formacione paramilitare çetnikët që janë udhëhequr nga Kosta Peçanac, Miliç Krstiç, Jovan Babunski, Vasilije Trbic dhe të tjerë, që i kanë organizuar ekspedita dënueses duke kryer dhunë, terror dhe plaçkitje e organizuar.[5] 7 tetor 1938 : ministria e ushtrisë e Mbretërisë Jugosllavisë ka urdhëruar që të vazhdohet me aksionin e dëbimit të shqiptarëve, ndërsa komanda III e armatës sugjeroi masa që duhet ta kryejnë në mënyrë të "qëllimshme, sistematike, por edhe energjike" dhe në kohë sa më të shkurtë duhet të thyhen masa kompakte të mëdha të shqiptarëve.[8] Armata në lidhje me këtë tregon një rol të rëndësishme që duhet të udhëhiqet nga ana e Kisha mbrotja popullore dhe iniciativa private.[13]
Gjatë kohës shumë të vështirë për shqiptarët nën administrimin monarkik të serbëve Partia komuniste Jugosllave ka vepruar në Kosovë, duke faleminderuar për autonominë dhe barazinë vëllazërore të popujve, ishte kundër dëbimit të shqiptarëve në Turqi, konfiskimin e pronave të tyre dhe terrorit kundrejt tyre. [14]
Konventa Jugosllave-Turke
RedaktoAktivitetet shtetërore në dëbimin e myslimanëve kulminoi me nënshkrimin e konventës Jugosllave-turke. Nga 9 deri 11 korrik 1938 në Stamboll u mbaj një varg i takimeve në përgatitjen e marrëveshjes Jugosllavi-Turqi mbi dëbimin e shqiptarëve. Anët kanë rënë dakord që në afat prej gjashtë viteve të zhvendosen 40.000 familje shqiptare nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i zi në zona të zbrazta Anadolli.Konventa jugosllve-turke u nënshkrua më 11 prill 1938, a është dashur të hyjë në fuqi kur të ratifikohen nga parlamentet e të dy shteteve. Zhvendosja e shqiptarëve është dashur të lirojë toka të punueshme për serbët nga rajonet pasive. Artikulli 2 i konventës ka paraparë ekspatririmin në tërësi të shqiptarëve nga shumë qytete, nga të cilat janë : Prizren, Ferizaj, Prishtinë, Kaçanik, Gjilan, Preshevë, Pejë, Istog, Mitrovicë, Gjakovë, Vushtrri, Drenicë dhe të tjerë. Gjatë pesë viteve të para, nga 1939 deri në 1944, ishte e paraparë që në Turqi të vendosen 25.000 familje shqiptare, dhe në dinamikën në vijim.
- 4000 familje në 1939,
- 6000 familje në 1940,
- 7000 familje në 1941 dhe 1942 si dhe
- 8000 familje në 1943 dhe 1944.
Sipas marrëveshjes, një familje mund t'i ketë deri në 250 anëtarë, kështu që 40.000 familje mund të përmbajë më shumë miliona njerëz.Ratifikimin dhe realizimin e kësaj konvente e kanë penguar mosmarrëveshjet financiare, kampanja shqiptare kundër dëbimit dhe shpërthimi i Luftës së dytë botërore. Edhepse kjo marrëveshje nuk është as e ratifikuar e as e kryer sipas planit, ka pasur pasoja të rënda në pozicionin dhe ë ardhmen e popullatës shqiptare.
Pasojat
RedaktoSi pasoja të pastrimit etnik afatgjatë dhe kolonizimit të hapësirave shqiptare, ka ardhur deri te ndryshimeve të rëndësishme në strukturën etnike të popullatës. Gjithashtu, për shkak të zbatimit të masave të dhunës në raport të grupeve etnike janë bërë shumë të tensionuara, veçanërisht ndërmjet vendaseve dhe kolonialistëve serb, që ka pas pasoja në thellimin e konfliktit shqiptaro-serb.[5]
Lidhjet e jashtme
Redakto- Expulsions of Albanians and Colonisation of Kosova
- Programi për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë 1950[15] është krijim i Doktrinës së shenjtë serbe i futur në zbatim nga Amfilohije Radoviç.
Burimi i të dhëave
Redakto- ^ "Expulsions of Albanians and Colonisation of Kosova". Arkivuar nga origjinali më 17 dhjetor 2009. Marrë më 5 tetor 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Dokumentet mbi politikën e jashtme të Mbretërisë Serbe të viteve 1903.-14., libri VII, vëllimi 1. Beograd, 1980, faqet 617-618.
- ^ Dokumetet mbi politikën e jashtme e Mbretërisë Serbe 1903-1914., libri VII/2, faqja 319 (nr, 186) SANU Beograd 1980.
- ^ Dr. Branko Babiç, Politika e Malit të Zi në rrethinat e sapo liruara 1912-1914., Titograd, 1984, faqet 267-277.
- ^ a b c d e f g "Shpërngulja e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës II (Insituti historik në Prishtinë)". Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2006. Marrë më 5 tetor 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ AJ. Bgd. fund of MIA. doc. of 1918-1921
- ^ A.Q.Sh. Tirana, fund of KMKK -D-32 no. 70881, 21/XII/1921.
- ^ a b c "Dimitrije Bogdanovic, Libri mbi Kosovën". Arkivuar nga origjinali më 31 janar 2011. Marrë më 5 tetor 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Svetozar Pribicevic, Diktatuara Kralja Aleksandra, Beograd, 1983, str.15.
- ^ a b c d "Vladan Jovanoviç, Në kërkim për atdheun? - migrimi i muslimanëve nga Jugosllavia në Turqi 1918-1941". Arkivuar nga origjinali më 10 shkurt 2012. Marrë më 5 tetor 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Historical dictionary of Kosova
- ^ a b Ante Beljo, Ideologjia e Serbisë së Madhe
- ^ A. Hadri, Kosova dhe Metohija në Mbretërinë Jugosllave, IG 1967 1-2 76-77.
- ^ Enciklopedia ushtarake, Beograd, 1972, libri i katërt, faqe 656
- ^ Rushit Ramabaja: ”Libri Mareci i shpresës së mirë” dhe rrëfime të trishta për golgotën e kolonave të Gallapit në Grashticë, Makoc e Llukar”