Pupo Shyti
Pupo Shyti, (Vlorë, 13 prill 1918 - 13 qershor 1997) ka qenë ekonomist, punonjës i shquar i administratës shtetërore.
Biografia
RedaktoU lind në Vlorë më 13 prill të vitit 1918, i biri i veprimtarit nacionalist Ibrahim Shytit nga Tragjasi. Në vitin 1912 hapi librarinë e parë në qytetin e Vlorës.
Në Vlorë përfundoi Shkollën e Mesme Tregtare. Provimet e dy viteve të fundit (klasa e shtatë dhe tetë) dhe të maturës i kreu për një vit, sipas një rregulli që ishte për studentët me nota të mira. Në vitet 1931-1932 ishte në Shkollën Teknike Amerikane në Tiranë ku drejtor ishte Harry T. Fullz.
Në intervale të ndryshme kohore ai ndjeki ndjekur dhe përfundoi studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë Tregtare të Universitetit të Barit në Itali. Mori çdo vit çmim në lireta që Universiteti u jepte studentëve me nota të larta. Në vitin 1941 punoi në një shoqëri italiane karburantesh, gjë që i shërbeu për hartimin e doktoraturës për naftën. Më 31 janar të vitit 1946 mbrojti diplomën me një studim për naftën dhe u vlerësua shkëlqyeshëm.
Karriera Profesionale
RedaktoKy artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Pas çlirimit të vendit Pupo Shyti vuri të gjitha forcat dhe aftësitë intelektuale në funksion të zhvillimit ekonomiko-shoqëror të vendit. Ai u angazhua me detyra të larta të administratës së larte shtetërore, fillimisht në Ministrinë e Mbrojtjes dhe më pas në Komisionin e Planit të Shtetit. Për një periudhë të shkurtër ka punuar në sektorin bankar. Pupo Shyti nga muaji tetor 1944 deri në maj 1946 ka qenë drejtor për çështjet ekonomike dhe financiare në Ministrinë e Mbrojtjes me gradën "major". Gjatë kësaj periudhë krahas veprimtarive të ndryshme me karakter ekonomiko-financiar, Pupo Shyti ka marrë pjesë në disa komisione shtetërore nga të cilat me kryesore janë : “Komisioni Shtetëror për Rimekembjën e Vendit” (14 maj 1945), me kryetar Sejfulla Malishoven dhe një nga anëtarët Pupo Shyti. Më 23 qershor krijohet “Komisioni Shtetëror i Pensioneve” me kryetar Hasan Pulo dhe një nga tre anëtarët Pupo Shyti. Më dhjetor 1946 në komisionin e përhershëm për reparacionet e dëmeve të luftës, i cila ka në përbërje : Dr Pupo Shyti, ing. Andrea Xega, ing. Ismail Topçiu, ing. Qazim Xhepa, ing. Tom Truja.
Në korrik 1946 P. Shyti kalon në Komisionin e Planit të Shtetit. Gjatë një periudhë 30-vjeçare në komisionin e planit të shtetit fillimisht ka pasur detyrën : Shef seksioni (korrik 1946 - shkurt 1947), anëtar komisioni (mars 1947 - janar 1948), kryetar i Degës së çmimeve dhe më vonë i Financave (shkurt 1948-dhjetor 1948). Në këtë periudhë, në kurset për kualifikimin e punonjësve të ekonomisë dhe financave ka dhënë mësim në këto lënde: kostoja e prodhimit, amortizimi, kontabiliteti dhe bilanci, lëvizja e vlerave materiale dhe financiare. Nga dhjetori 1948-1975 ka qenë zv. kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit. Në këtë institucion Pupo Shyti në periudha të ndryshme kohore ka punuar me sektorët e investimeve dhe ndërtimeve, me marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare më jashtë, me financën dhe çmimet, me prodhimin industrial dhe tregtinë e brendshme.
Vizioni i Tregtarit
RedaktoFale funksionit, aftësive profesionale dhe përvojës në pune, Shyti ka qenë në shumë delegacione qeveritare, ekonomike dhe tregtare, për marrëdhëniet më jashtë, si anëtar, zv. kryetar dhe kryetar delegacioni. Ka qenë pjesëmarrës në përgatitjen e pothuajse të gjitha marrëveshjeve 5- vjeçare ekonomike-tregtare, me klering dhe kredi me ish B.S., Çekosllovakinë, RD Gjermanë, Poloninë dhe Kinën. Ka marrë pjesë si anëtar delegacioni qeveritar, në disa nga mbledhjet vjetore të Këshillit Ekonomik të Ndihmës Reciproke (KNERN). Në vitin 1961 në Romë dhe Firencë ka kryesuar bisedimet për blerjen e vaporit "Vlora" dhe për Uzinën e Prodhimit të Plehrave Azotike (e cila u ndërtua në Fier) me firmën italiane "Nuovo Pignone".
Në vitet e pas prishjes me B.S., i ka propozuar qeverisë shqiptarë përdorimin e "Leasing"-ut dhe "Buy-Back"-ut, për ndërtimin e hidrocentraleve dhe veprave të tjera, propozim që nuk u pranua dhe që do t’i ndizej një dritë e zbehte jeshile në vitin 1988.
Në qershor të vitit 1983, ka qenë kryetar delegacioni për bisedime për marrëdhënie ekonomike tregtare në grupin italian IRI. Bisedimet u zhvilluan në Tiranë, kryetar i palës italiane ishte Venturini (zv. drejtor i drejtorisë së jashtme të grupit IRI) dhe pjesëtar Foschi (drejtor në Dalmino).
Më tetor-nëntor 1983 ka qenë kryetar i grupit të palës shqiptarë për bisedime ekonomiko-tregtare në Romë e Milano. Në Romë u bisedua me Giusepe Rati, president i ICE-es, dhe me drejtues të firmave italiane të interesuara për shkëmbime tregtare, midis të cilave edhe IRI. Të tilla takime u bënë edhe në Milano. Gjatë kësaj periudhë ka pasur disa takime edhe me Romano Prodin.
Gjatë periudhës qershor 1975 — prill 1976 Pupo Shyti, për motive politike, ka qenë drejtor i degës së Bankës së Shtetit Shqiptar në Tiranë.
=Shyti karakterizohej nga veti të veçanta : punëtor i palodhur me një shkallë të lartë vullneti dhe përkushtimi, shembull për bashkëpunëtoret e tij si i rregullt, i sakte, metodik e me rendiment të larte në pune. Ai gjithashtu dinte të nderonte e të respektonte, të përfitonte nga aftësitë dhe eksperienca e tyre, të jepte shembullin dhe kontributin e vet për një fryme korrekte bashkëpunimi edhe me dikasteret e tjera. Pupo Shyti ka vdekur më 13 qershor 1997.