Qarku Draç
Qarku Draç (Serbisht: Драчки округ Drački okrug) ishte një nga qarqet e Mbretërisë së Serbisë e krijuar më 29 nëntor 1912 në pjesën e territorit të Shqipërisë të marrë nga Perandoria Osmane gjatë Luftës së Parë Ballkanike. Qarku i Draçit kishte katër rrethe (serbisht: срез/srez): Draç (Durrësi), Ljesh (Lezhë), Elbasani dhe Tirana.[1][2] Ushtria e Mbretërisë së Serbisë u tërhoq nga Durrësi në prill 1913.
Драчки округ Qarku Draç | |||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Qarku i Mbretërisë së Serbisë | |||||||||
1912–1913 | |||||||||
Qendra | Draç (Durrës) | ||||||||
Historia | |||||||||
Historia | |||||||||
29 nëntor 1912 | |||||||||
• Hequr më | prill 1913 | ||||||||
| |||||||||
Sot pjesë e | Shqipërisë |
Themelim
RedaktoUshtria Mbretërore Serbe pushtoi qytetin e Durazzo (Shqip: Durrës) më 29 nëntor 1912 pa u përballur me kundërshtime.[3] Mitropoliti i krishterë ortodoks i Durrësit Jakob u bëri një pritje veçanërisht të ngrohtë autoriteteve të reja. Ai siguroi edhe marrëdhënie miqësore me autoritetet serbe në rajon. Si i tillë ai ndërhyri me sukses tek ata dhe disa njësi guerile shqiptare u shpëtuan dhe iu shmangën ekzekutimit.[3]
Mbretëria e Serbisë krijoi zyrat e rrethit dhe emëroi guvernatorin e qarkut, kryetarin e qytetit dhe komandantin e garnizonit ushtarak.[4] Guvernatori i parë ushtarak i qytetit të Durrësit, kapiteni Branisllav Milosavljeviq (komandant i pararojës së njësitit Šumadijan), caktoi këshillin e parë të qytetit në të cilin ishin Petar Djuraskovic (kryetar), Hristo Spiro, Mehmed Efendi dhe të tjerë.
Guvernatori i parë i Qarkut Draç ishte Ivan Ivaniq, një diplomat serb. Gruaja e tij Delfa, një nga themeluesit e Rrethit të Motrave Serbe, drejtoi spitalin e qytetit.[5][6] Kryetar i parë i Bashkisë së Durrësit ishte Petri Gjurashkoviq, anëtar i një familjeje nga ky qytet, ndërsa anëtarë të këshillit të qytetit ishin Hristos Spiro, Imam Husein Efendi dhe Filip Seriq.[7] Kur ushtria e Mbretërisë së Serbisë pushtoi Shqipërinë në vitin 1912, Dragutin Anastasijeviq u angazhua si përkthyes i gjuhës greke dhe pas një kohe u emërua guvernator i Qarkut të Draçit[8] në vend të Ivan Ivaniqit.
Qëllimi më i rëndësishëm i Serbisë në Luftërat Ballkanike ishte dalja në det të hapur.[9]
Persekutimi i vendasve
Redakto- Artikulli kryesor: Krimet kundër shqiptarëve në Luftërat Ballkanike
Gjatë pushtimit, ushtria serbe vrau dhe brutalizoi shumë civilë shqiptarë. Të raportuara nga vëzhgues të paanshëm ishin raste të vrasjeve masive të civilëve myslimanë dhe madje edhe të krishterë.[10] Shumë nga viktimat ishin gra, fëmijë dhe të moshuar.[11] Rrahjet e civilëve shqiptarë dhe plaçkitjet ishin gjithashtu të zakonshme.[12][11]
Vendasit gjithashtu iu nënshtruan konvertimeve masive të detyruara në krishterimin ortodoks. Shqiptarët katolikë do të burgoseshin rregullisht pa gjyq.[13] Kishte gjithashtu raste të shumta të rrënimit dhe plaçkitjes së zonave civile.[14] Mizori të tjera ndodhën jashtë Draçit, duke përfshirë zonat në Kosovë dhe Maqedoni, të cilat panë dhunë më të madhe.[11]
Shpërbërja
RedaktoUshtria e Mbretërisë së Serbisë u tërhoq nga Durrësi në prill 1913 nën presionin e flotës detare të Fuqive të Mëdha, por ajo qëndroi në pjesë të tjera të Shqipërisë për dy muajt e ardhshëm.[15]
Referime
Redakto- ^ Bogdanović, Dimitrije; Radovan Samardžić (1990). Knjiga o Kosovu: razgovori o Kosovu (në serbisht). Književne novine. fq. 208. ISBN 9788639101947. Marrë më 2 gusht 2011.
На освојеном подручју су одмах успостављене грађанске власти и албанска територија је Де Факто анектирана Србији : 29. новембра је основан драчки округ са четири среза (Драч, Љеш, Елбасан, Тирана)....On conquered territory of Albania was established civil government and territory of Albania was de facto annexed by Serbia: On November 29 was established Durres County with four srez (Durres, Lezha, Elbasan, and Tirana)
- ^ Petrović, Dragoljub S. (1990). "Heterogenost stanovništva determinanta složenosti rešenja političkog statusa albanskog prostora (Heterogeneity of the population as determinant of the complexity of solving the political status of the Albania)" (në serbisht). fq. 237–271. OCLC 439985244.
Potom, 29. novembra 1912. formiran je Drački okrug u okviru kojeg su srezovi - Drač, Tirana, Elbasan i Lješ. ... On November 29, 1912 the Durres County was established and in it there were established the following districts - Durres, Tirana, Elbasan and Lezhe
- ^ a b Petros-Emmanouil, Oikonomopoulos; Πέτρος-Εμμανουήλ, Οικονομόπουλος (2016). Ο Μητροπολίτης Μυτιλήνης Ιάκωβος ο από Δυρραχίου: από την Εθναρχούσα Εκκλησία στην Εθνική (Tezë) (në greqisht). Αριστοτέλειο Πανεπιστήμιο Θεσσαλονίκης (ΑΠΘ). Σχολή Θεολογική. Τμήμα Θεολογίας. Τομέας Εκκλησιαστικής Ιστορίας, Χριστιανικής Γραμματείας Αρχαιολογίας και Τέχνης. fq. 80. hdl:10442/hedi/42197.
"Ο στρατός του Βασιλείου της Σερβίας κατέλαβε το Δυρράχιο στις 19 Νοεμβρίου 1912 χωρίς αντίσταση." The army of the Kingdom of Serbia captured Durrës at November 29, 1912, without resistance.
- ^ Popović, Bogdan; Jovan Skerlić (1924). Srpski književni glasnik, Volume 11 (në serbisht). fq. 275. Marrë më 6 gusht 2011.
16. novembra odred je stigao u Drač gde je oduševljeno dočekan od hrišćanskog stanovništva. Odmah su postavljene naše policijske vlasti (načelstvo okruga dračkog, upravnik varoši, predsednik opštine i načelnik vojne stanice) i potom je bilo preduzeto utvrđivanje Drača... [transl.: 'Më 16 nëntor (d.m.th. 29 nëntor gregorian) njësitë e ushtrisë mbërritën në Durrës, ku u pritën ngrohtësisht nga popullsia e krishterë. Filluan menjëherë të organizonin autoritetet tona policore (qarku i Durrësit, kryetar qyteti, kryetar i qytetit dhe komandant i stacionit ushtarak) dhe më pas ngritën fortifikimin e mëtejshëm të Durrësit.']
- ^ Antić, Čedomir (2 janar 2010). "Kratko slavlje u Draču" [Short celebration in Durres]. Večernje novosti (në serbisht). Marrë më 5 gusht 2011.
U Drač je ubrzo doputovao prvi načelnik okruga – Ivan Ivanić. Njegova supruga Delfa, jedna od utemeljiteljki Kola srpskih sestara, vodila je bolnicu u Draču. ...The first governor of the county soon came to Durrës – Ivan Ivanić. His wife Delfa, one of the founders of the Circle of Serbian Sisters (Serbian: Коло Српских Сестара), governed the hospital in Durrës.
- ^ Stojančević, Vladimir (1991). Prvi balkanski rat: okrugli sto povodom 75. godišnjice 1912–1987, 28. i 29. oktobar 1987, Volume 19 (në serbisht). Srpska akademija nauka i umetnosti. fq. 134. ISBN 9788670251427. Marrë më 7 gusht 2011.
Када јој је муж Иван Иванић, као окружни начелник, премештен у Драч, тамо прелази и она. Тако сазнајемо да је у Драчу било 12 болница и да су се сви болесници хранили „из опште кујне"
- ^ Dinić, Dragoljub M. (1922). "Prvi put kroz Albaniju sa Šumadijskim albanskim odredom 1912 : Prizren—Drač (First time with Šumadija-Albania division in 1912: Prizen – Durrës". Šumadija (në serbo-kroatisht). Kragujevac. OCLC 555240022.
- ^ Zbornik Matice srpske za književnost i jezik, Књига 36 (në serbisht). Novi Sad, Serbia: Matica srpska. 1988. fq. 227. Marrë më 6 gusht 2011.
a kada je srpska vojska okupirala Albaniju, Anastasijević je isprva bio postavljen za tumača za Grčki jezik, a posle je postao i načelnik Dračkog okruga
- ^ Antić 2010.
- ^ Treadway, John D. (1998). The Falcon and the Eagle: Montenegro and Austria-Hungary, 1908-1914 (në anglisht). Purdue University Press. fq. 162. ISBN 9781557531469.
- ^ a b c Leo Freundlich: Albania's Golgotha Arkivuar 31 maj 2012 tek Wayback Machine
- ^ Udovicki, Jasminka; Ridgeway, James (2000). Burn This House: The Making and Unmaking of Yugoslavia (në anglisht). Duke University Press. fq. 30. ISBN 978-0-8223-8091-7. Marrë më 1 janar 2020.
- ^ Archbishop Lazër Mjeda: Report on the Serb Invasion of Kosova and Macedonia Arkivuar 3 mars 2016 tek Wayback Machine
- ^ "Westfälischer Merkur - Montag, 22.09.1913 - Deutsches Zeitungsportal". www.deutsche-digitale-bibliothek.de (në gjermanisht). 1913.
- ^ Antić 2010: VeĆ u aprilu 1913. postalo je izvesno da je kraj "albanske operacije" blizu. Pod pritiskom flote velikih sila srpska vojska je napustila jadransko primorje. U Albaniji je, međutim, ostala još dva meseca... In April 1913 it was obvious that end of "Albanian operation" was close and army of Serbia retreated from Adriatic coast remaining in Albania for two more months.