Qazim bej Vlora
Qazim bej Vlora (Stamboll, 1893 - Strugë, 1953) ka qenë shoqërues dhe sekretar i të atit, kryetarit të parë të shtetit shqiptar, Ismail Qemalit.
Biografia
RedaktoU lind më 1893 në Stamboll, i biri i ngushtë i Ismail Qemal bej Vlorës dhe grekes Kleoniqi të Anton Sumerliut nga Edreneja.[1] Gjatë veprimtarisë së të atit, e shoqëroi Në vitin 1919, është helmuar bashkë me të atin, teksa hanin një darkë në Itali. Ndërsa Ismail Qemali gjeti vdekjen, Qazimi e përballoi dhe mundi të jetojë. Në vitin 1936 ai vendoset në Strugë me një dokumentacion shumë të pasur të Qeverisë së Ismail Qemalit. Më 1936 u martua me Behije Sherif Masllafin, e veja e Inajet bej Ohrit me të cilin kishte katër fëmijë. Motra e Edipit, ishte martuar me djalin tjetër të Ismail Qemalit. Sikurse shprehet vetë Qazimi në kujtimet e tij, qëllimi i kësaj martese ishte birësimi, rritja dhe edukimi i fëmijëve, pasi ishte në gjendje të mirë ekonomike. Të katër fëmijët u dërguan me studime, ndërsa nëna e tyre kishte në Strugë pasurinë e paluajtshme, shtëpi në qendër të qytetit, tokë etj.
Pas pushtimit italian, mori pjesën më të madhe të dokumentacionit origjinal të aktivitetit të qeverisë së Ismail Qemalit, për ta siguruar atë. Pas ndërprerjeve të marrëdhënieve të Shqipërisë me Jugosllavinë, pasojën do ta ndjente edhe Qazim Beu. Qeveria shqiptare do t’i ndërpriste pensionin që kish akorduar Ahmet Zogu, duke i krijuar vështirësi për jetesën dhe rritjen e katër fëmijëve.
Ndërroi jetë në Ohër më 1953, pas një sëmundjeje kronike.
Referime
Redakto- ^ Darling Vlora (2008). "Dy djemtë e Ismail Qemalit, për të cilët nuk u fol kurrë". Ballkan. - Nr. 13789. fq. 20 - 21. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 18 shkurt 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)