Hape menynë kryesore

Qerim Çelo (Gjirokastra, 15 korrik 1876 - Tiranë, gusht 1959) ka qenë funksionar (kadi) në sistemin e drejtësisë të Perandorisë Osmane, më pas i Shqipërisë si dhe ministër i shtetit shqiptar.

Qerim Çelo
Ministër i Drejtësisë
12 dhjetor – 24 dhjetor, 1921
Paraardhësi: Hoxha Kadri
Pasardhësi: Hysen bej Vrioni
Të dhënat personale
Lindi më: 15 korrik 1879
Lindi në: Gjirokastra, Perandoria Osmane
Vdiq më: gjusht 1959
Vdiq në: Tirana, Republika Popullore e Shqipërisë
Kombësia: Shqiptar
Profesioni: gjyqtar, avokat
Shkolla e kryer: Fakulteti i Drejtësisë, Stamboll
Grada shkencore: jurist
Feja: musliman

BiografiaRedakto

U lind më 15 korrik 1876 në Gjirokastër të Vilajetit të Janinës. Më 5 tetor 1901 mbaroi Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Stambollit. Më 1902-1903 shërbeu si prokuror në Përlep, më pas si kryetar i gjykatës së Kolashinit, dega ndëshkimore. Më 1906-1908 kryetar i gjyqit të Adana.

Më 1913 u kthye në Shqipëri dhe në fillim të 1914 u emërua gjyqtar në Shijak gjatë sundimit të Princ Vidit, detyrë që e ndërpreu kur hynë kryengritësit në qytet. Më 1916-1918 me pushtim-administrimin austro-hungarez fillimisht anëtar e më pas kryetar i gjyqit në Elbasan. Më 1918-1920 qe kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër, ku pasi mbaroi detyrën qëndroi si avokat.

Më 1921 u emërua ministër i Drejtësisë në qeverinë dymbëdhjetë ditore të Idhomene Kosturitt. Më 1923 ka qenë përfaqësuesi i qeverisë në kongresin musliman. Më tej punoi si avokat gjer më 1945. Ndërroi jetë në Tiranë në gusht 1946.[1]

ReferimetRedakto

  1. ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. f. 103.  9789994356225. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)