Radiovalët
Radiovalët janë valë elektromagnetike brenda një brezi të frekuencave që fillon nga disa kHZ (Valët e gjata) deri në 3 GHz (në këto hyjnë edhe mikrovalët)
Radiovalët mund të jenë krijuar nga natyra apo me ndihmën e instrumenteve teknike. Ekzistencën e këtyre valëve në teori e ka vërtetuar James Clerk Maxwell ndërsa më vonë me anë të një eksperimentit, ekzistencën e tyre e ka vërtetuar Heinrich Rudolf Hertz.
Radiovalët teknike
RedaktoRadiovalët e krijuar me instrumente teknike, e kalojnë brezin e atyre natyrore dhe në spektrin elektromagnetik përfshijnë mikrovalët dhe rrezet tera-herc. Me ndihmën e këtyre valëve bëhet përhapja apo bartja e informatave teknike. Frekuencat e këtyre valëve janë të normalizuara (standartizuara) në brezet e frekuencave.
Zakonisht radiovalët përdorën pa ndonjë lidhje mekanike për transmetim të zërit, fotografisë dhe të dhënave tjera që shërbejnë për lokalizimin apo radio stacione.
Të dhënat që duhet transmetuar me ndihmën e modulatorëve futen në një bartës të valëve dhe nga aty në një antenë shpërndarëse. Antena pranuese i merr këto valë me të njëjtat lëkundje të cilat me një përforcues i përcjellë deri te de-modulatori.
Me ndihmën e radiovalëve mund të arrihen edhe efekte tjera si p.sh nxehja, tharja e qëllime tjera shëndetësore.
Paraqitja në natyrë
RedaktoRadiovalët krijohen edhe në natyrë. Me radiovalët që vijnë nga gjithësia merret Radioastronomia.
Kështu është e njohur rrezatimi i hidrogjenit në rrugën e kulloshtës (rruga e qumështit) me një gjatësi të valëve prej 21cm. Radiovalë tjera, me studimin e të cilave merret Radioastronomia, kanë si burim kryesisht yjet e mëdha, Pulsantët, nga të ashtuquajturat galaksia aktive dhe Quasarët.
Po ashtu rrezatimi i radiovalëve bëhet edhe nga Dielli dhe planetët tjerë ndërsa vetëtima krijon radiovalë të fuqishme të cilat përdoren për lokalizimin e vetëtimës.
Frekuecat e radiovalëve
RedaktoEmertimi teknik | freguencat | rrezja e përhapjes |
ELF (frekuenca ekstreme të ultra) | 3-30 Hz | 100000 km – 10000 km |
SLF (frekuenca sipër të ulta) | 30–300 Hz | 10000 km – 1000 km |
ULF (frekuenca mbi të ulta) | 300–3000 Hz | 1000 km – 100 km |
VLF (frekuenca shumë të ulta) | 3 à 30 kHz | 100 km à 10 km |
LF (frekuenca të ulta) | 30 kHz à 300 kHz | 10 km à 1 km |
MF (frekueca të mesme) | 300 kHz à 3 MHz | 1 km à 100 m |
HF (frekuenca të larta) | 3 MHz à 30 MHz | 100 m à 10 m |
VHF (frekuenca shumë të larta) | 30 MHz à 300 MHz | 10 m à 1 m |
UHF (frekuenca mbi të larta) | 300 MHz à 3 GHz | 1 m à 10 cm |
SHF (frekuenc sipër të larta) | 3 GHz à 30 GHz | 10 cm à 1 cm |
EHF (frekuenca eksrem të larta) | 30 GHz à 300 GHz | 1 cm à 1 mm |
Shiko dhe këtë
RedaktoRadiovalët | Mikrovalët | Rrezatimi teraherc | Rrezet infra të kuqe | Drita e dukshme | Rrezet ultravioletë | Rrezet rentgen | Rrezet gama