Ragip Halilaj
Ragip Halilaj u lind më 2 maj 1967 në fshatin e shumë dëshmorëve dhe martirëve të lirisë, në Grykas (ish-Terdefc) të Drenasit, në një familje me tradita atdhetare, ku në vazhdimësi kultivohej dashuria për Atdheun dhe urrejtja për armikun. Fshati Grykas është i njohur për qëndresën heroike kundër çdo pushtuesi, e sidomos pushtuesve jugosllavë. Për këtë më së miri flet fakti se Grykasin kolonizatorët sllavë e dogjën katër herë: së pari më 1924 kur po luftonin për krah çetave kacake të Azem e Shotë Galicës, pastaj më 1945, kur po Grykasi po luftonte përkrah komandantit të Kryengritjes së Drenicës, Shaban Polluzhës, dhe së fundit në shtator 1998 dhe prill 1999 Grykasi u bë shkrumb e hi nga hordhitë barbare të kolonizatorëve serbë.
Ragip Halilaj | |
Emri | Ragip |
Mbiemri | Halilaj |
Lindur më | 2 maj 1967 |
Lindur në | Terdefc, Gllogoc |
Vdiq më | 30 maj 1999 |
Vdiq në | Arllat, Gllogoc |
Kombësia | shqiptare |
Fëmijëria dhe Shkolla
RedaktoBabë Hasani dhe nënë Ziza (e bija e Hasan Saraçit nga Bivolaku) lindën shtatë fëmijë: Sabitin, Xhavitin, Sherijen, Ragipin, Razën, Mërgimin, dhe Haliden. Te Ragipi që në moshë të vogël dalloheshin tiparet e një fëmije inteligjent, të shkathët dhe të guximshëm. Ishte i shoqërueshëm dhe gojëmbël. Fytyra e tij serioze, sytë e tij plot dritë, lëvizjet, entuziazmi, humori i tij i hollë të linin përshtypjen se përpara kishte një njeri të pjekur në moshë. Dinte aq mirë të futej thellë në zemrën e shokëve, për këtë edhe ishte bërë i dashur dhe i respektuar nga të gjithë. Edhe në shkollën fillore u dallua ndër nxënësit më shembullorë. Shkollën fillore e mbaroi me sukses të shkëlqyeshëm (dy klasat e para i mbaroi në Abri ndërsa klasat tjerat në Drenas). Tri vitet e shkollës Teknike i mbaroi në Drenas, në drejtimin elektroteknik. Por në vitin e katërt të shkollës së mesme kolaboracionistët e përjashtojnë nga shkolla si të "Papërshtatshëm", që atë herë donte ti thoshte se je armik i shtetit Jugosllav. Mirëpo Ragipi ilegalisht rregulloi formalitetet administrative dhe i vazhdoi mësimet në paralelet e ndara në Bardh të Madh (ish-Bellaqefc) dhe e përfundoi me sukses edhe vitin e katërt të gjimnazit, më 1986.
Por përkundër dëshirës për të t'i vazhduar studimet, pushteti i atëhershëm fashist nuk ia lëshon karakteristikat pozitive dhe kështu pengohet regjistrimi i tij në Fakultetin Teknik të Prishtinës. Policia serbe e kishte arrestuar Ragipin dhe shokët e tij dhe i kishte keqtrajtuar, por kjo vetëm sa e kishte forcuar bindjen e tij se këtij pushteti fashist i duhet vetëm një gjuhë, e kjo është gjuha e grykave të pushkëve për liri. Ragip Halilaj ka një veprimtari të spikatur atdhetare. Ai qysh sa ishte nxënës i klasës së shtatë të shkollës fillore, bashkë me Ilir Hamzën shprëndante trakte e shkruante parulla - "Kosova Republikë" - etj. Organet e policisë e zbulojnë veprimtarinë ilegale të këtij pionieri militant dhe shumë herë ia bastisin shtëpinë, dhe në çantën e Ragipit, në mesin e librave dhe fletoreve, gjejnë portretin e heroit Mic Sokoli dhe e kërcënojnë Ragipin e mitur ta griste, por ky ua përplasi policisë serbe në fytyrë këto fjalë : "Jo vetëm unë, por as ju nuk guxoni ta prekni heroin e kombit !" Kjo sjellje kaq kategorike e kishte tërbuar pushtetin fashistë dhe drejtoria e shkollës ia thejnë notën e sjelljes. Këto presione dhe shantazhe vetëm sa ia forcuan edhe më shumë atdhedashurinë. Në çdo 28 nëntor ai vishej me rroba kuq e zi. Më 2 prill 1981, si nxënës i klasës shtatë, Ragipi merr pjesë në demonstratat mbarëpopullore në Drenas, ku bashkë me shokët e tij theu foton e Marshallit Tito, që ishte e vendosur nga pushtit fashistë. Ragip Halilaj, për aktivitetin e tij politik arrestohet në Stacionin policor të Drenasit, ku maltretohët rëndë nga disa shqipfolës.
Shërbimi Ushtarak dhe Mërgimi = Në ndërkohë e marrin në shërbimin ushtarak në Kazemrën e Mostarit, mu aty ku ishte vrarë Nazmi Abdullah Muja nga Dodona (ish-Gradica) më 25 maj 1982, me akuzën e inskenuar se ai me shokët e tij paskan formuar organizatën ilagale - RINIA REVOLUCIONARE E KOSOVESË. Pasi e mbaron shërbimin ushtarak në atë burg-armatë fashiste, Ragipi merr rrugën e mërgimit në Gjermani. Më 1990 kthehet nga Gjermania dhe merr pjesë në manifestimin e madh të faljes së gjaqeve dhe ngatërresave më 1 maj te Verrat e Llukës në Deqan. Në Gjermani kthehet me bindjen se ky popull i robëruar duhet të organizohet edhe më shumë që energjia e tij të drejtohet vetëm kundër okupatorit kolonizatorë serbo-maqedono-malazez. Më 1996 Ragipi e braktis Gjermaninë dhe kthehet në gjirin e familjes. Më 1992 ai ishte martuar me Lumturije Ymerin me të cilën kishin lindur dy fëmijë: Drinin dhe Drenisin.
Në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës - UÇK
RedaktoMe daljen e Ushtrisë Çlirimtare në skenën e historisë, sidomos pas epopesë legjendare të Prekazit më 5, 6 dhe 7 mars 1998, dhe rënies heroike në fushën e nderit të 59 Jasharëve, Ragipi bashkë me vëllanë, Sabitin, rrokën armët e lirisë dhe u mobilizuan në radhët e UÇK-së. Në muajin maj 1998, bashkë me Rasim Kiçinën i prijnë grupit të 100 luftëtarëve të rinj nga Drenica për në Shqipëri për të bërë stërvitje ushtarake dhe për t'u furnizuar me armë dhe municion. Për një muaj ditë ata 100 rekrutë liridashës bëjnë ushtrime intensive në Bajram Curr. Gjatë kthimit në Kosovë grupi bie në pritën armike në zonën e Padeshit. Luftimet nuk u ndalën për pesë ditë me radhë, dhe falë shkathtësive të Ragipit dhe Rasimit dhe intervenimit të rrufeshëm të heroit Bekim Berisha - Abeja, Bedri Shalës edhe disa trimave nga Shqipëria, luftëtarët tanë arritën të çajnë darën e rrethimit, por me 7 ushtarë të vrarë dhe 33 të plagosur. Për shkak të rraskapitjes së gjatë luftimeve, pa bukë e pa ujë, Ragipi detyrohet të qëndrojë edhe 10 ditë për shërim në spitalin e Bajram Currit.
Më 7 gusht 1998 Ragip Halilaj bashkë me Hysni Thaçin dhe Rafet Ramën kalojnë malet e Pashtrikut bashkë me 25 luftëtarë të lirisë të ngarkuar me armatim dhe municion dhe vendosen në pikën "Guri" në Abri të Epërme. Komanda UÇK-së ia beson Ragipit detyrën e shefit për mirëmbajtjen e armatimit dhe mjeteve tjera teknike të Brigadës 111 "Adem Jashari", Njësia Speciale Komando.
Më 2 shtator 1998 forcat armike ndërmarri një ofensivë të madhe. Njësia komando zhvillon luftime të ashpra në fshatin Rezallë. Për dy ditë me radhë në këto përleshje armikut i shkaktohet dëme të mëdha. Në ndërkohë formohet edhe njësia për intervenime të shpejta "Tigrat e Zi" me komandant Jahir Demakun. Njësiti elit u formua në fshatin Abri, te vendi i quajtur - Lugi i Kronit. Ky njësit bënte sulme të vazhdueshme mbi forcat armike, dhe dy herë e detyroi armikun të tërhiqej nga Rezalla, Likoci e Makërmali.
Më 22 shtator 1998 armiku ndërmori ofensivën më të madhe që nga fillimi i luftës, sepse në të njëjtën kohë sulmohej nga të gjitha anët nga katër brigadat e Zonës Operative të Drenicës: Brigada 111, Brigada 112, Brigada 113 dhe Brigada 114. Luftëtarët e njësitit komando të Brigadës 111 "Adem Jashari" pozicionohen në relacionin Tërstenik-Reziztencë-Abri. Për katër ditë me radhë forcat armike u gozhduan në vend. Me gjithë përpjekjet e pareshtura armiku nuk arriti të depërtonte brenda vijës së pozicioneve të UÇK-së. Me një aksion të rrufeshëm të njësitit special, aty te Zabeli i Baderlakut në Abri, armiku iu shkaktuan humbje të mëdha. Dhe për t'u hakmarrë për shkak të këtyre humbjeve, forcat armike ndërmarrin më 26 shtator 1998 në Abri një fushatë ndëshkimore mbi popullatën civile, me ç'rast u masakruan 23 anëtarët e familjes së Ymer Deliut.
Njësia elite tani kishte pozicione në pikat strategjike në Abri, Rezistencë, në Grykas dhe në Rezallë. Vendqëndrimet e njësisë elite ishin bazat në Abri, në shtëpinë e Jahir Demakut, në Grykas ne shtëpinë e Sinan Halilaj (axhës së Ragip Halilaj i vrarë më 28.3.1999), në Rezistencë dhe në shtëpinë e Rasim Kiçines, ku u vendos edhe komanda e tërë Zonës Operative të Drenicës. Këtu ishin komandanti i Zonës, Sylejman Selimi "Sulltani", Ragip Halilaj "Baci", Rasim Kiçina "Qeli", Jahir Demaku, Ferid Berisha "Shkupi".
Më 10 nëntor 1998 Shtabi i Përgjithshëm i jep urdhër që të gjitha pikat strategjike dhe postblloqet ushtarko-policore të sulmoheshin me një sulm rrufe dhe të përnjëhershëm. Njësiti përbëhej prej 30 vetash ndahet në pasë pika strategjike dhe sulmi kryhet në të njëjtën orë mbi këto pozicione:
1. Mbi stacionin e trenit në Drenas, ku ishin pozicionuar forcat policore;
2. Mbi stacionin e policisë në Drenas;
3. Mbi Postën e qytetit Drenas;
4. Mbi hotelin "Drenica" dhe
5. Mbi shtëpinë e Xhafer Qorrit, një polic i Serbisë dhe kolaboracionist me damkë.
Në orën 18 e 55 u bë sulmi i rrufeshëm mbi të gjitha pikat e postblloqeve armike me të gjitha llojet e armëve. Armiku pati humbje të mëdha, por edhe shthurje totale dhe panik. Me këtë sulm të rrufeshëm e të përnjëhershëm u dëmtuan të gjitha dezinformatat që i kishte plasuar armiku përmes mediumeve informative se UÇK-ja është likuiduar edhe ka marrë fund lufta çlirimtare. Në fillim të janarit 1999 Ragip Halilaj bashkë me Bejtë Rexhepin dhe Besim Malen "Murrizin" e sulmojnë postbllokun policor në Drenas dhe një objektiv afër Postës së Drenasit. Sulmi u krye rreth orës 23 dhe ishe shumë i suksesshëm.
Me 10 maj 1999 fillon ofensiva e madhe e armikut me sulme nga të gjitha anët, ku Komanda e UÇK-s detyrohet të tërhiqet me një pjesë të popullatës civile në drejtim të Berishës. Më 16 maj 1999 njësia elite marrin vendim të tërhiqen për shkak të mungesës së municioneve dhe shpërndahen në të gjithë zonën për të vepruar nëpër grupe më të vogla guerile. Një pjesë e njësitit shkon në Berishë, ndërkaq pjesa tjetër në përbërje - Jahir Demaku, Ragip Halilaj, Rasim Kiçina, Skënder Halilaj, me urdhër të komandës së Zonës u nisën në Prekaz. Pasi kalojnë rrethin e hekurt armik arrijnë të bëjnë kontrollimin e grupeve të njësisë komando në Qyqavicë. Një natë pushojnë në Prekaz dhe të nesërën e përcjellin deri në Berishë komandantin e ZOD Sami Lushtakun. Në Berishë qëndrojnë 5 ditë dhe sërish nisen për në Prekaz, më 26 maj 1999. Gjatë këtij rrugëtimi përmes Kizhnarekës e Vukofcit e kishin minuar rrugën ku mund të kalonin autokolonat armike. Nga Prekazi më 27 maj u nisën drejt Llaushës, Ticës, Plluzhinës dhe Abrisë së Ulët ku bënë kontrollimin e njësiteve komando. Në Abri të Epërme qëndrojnë dy ditë.
Rrënja heroike
RedaktoMë 29 maj 1999 njësiti gueril del në Pikën Zero, në Kosmaq, dhe bëjnë vëzhgimin paraprak të terrenit. Natën e 30 majit 1999, ne orën 19, njësiti u nis në drejtimi të Berishës në këtë përbërje - Jahir Demaku, Ragip Halilaj, Rasim Kiçina, Ymer Xhemajli, Arben Xhemajli dhe Sokol Krasniqi (i cili ishte edhe udhërrëfyes i grupit). Aty rreth orës 21, afër rrugës magjistrale Prishtinë-Pejë, në lagjen e Bujupëve të Arllatit, njësiti bie në pritën e forcave armike. Për 30 minuta Ragipi bashkë me shokët e tij luftuan ballë për ballë me armikun, duke rënë heroikisht bashkë me shokun e luftës të nderit e të pushkës Rasim Kiçinen, duke rën për të mos vdekur kurrë. Dhe në emër të Liris bënë sakrificën sublime, vunë jetën e tyre në altarin e shenjtë të Atdheut.