Rexhep Bislimi

This is the stable version, checked on 7 qershor 2023. 4 pending changes await review.

Emri i Rexhep Bislimit lidhet me formimin e njësive të parë ushtarak të UÇK-së-se dhe krismes së parë të pushkëve të organizuara çlirimtare në Ferizaj dhe rrethinë.

Rexhep Bislimi
U lind në13 shtator,
Vdiq21 korrik, 1998
Prishtine
Kombësiashqiptar
ProfesioniUshtarak

Dita e 21 korrikut e vitit 1998, është dita e rënjes heroike të militantit të shquar të levizjes ilegale të Kosovës, rënja e ushtarit dhe komandantit të Kosovës, rënja e e ushtarit dhe komandatit të parë të UÇK-së, në këtë anë të Kosovës. Veprimtaria e tij politike atdhetare kundër pushtuesit serb qëndresa e tij e pashembullt nëpër burgjet dhe hetuesit serb, kontributi i tij i jashtëzakonshëm në organizimit si dhe udhëheqjen me sukses të madh te njesitit luftarak të UÇK-së , është një shembëlltyrë që do të hyjë në faqet e ndritshme të historisë sonë për çlirimin kombëtar.

Familja, formimi dhe burgosjet e para

Redakto

Rexhep Bislimi u lind më 13.9.1966 në Ferizaj. Para se të migronin në qytet,familja e tij kishte jetuar në Stubëll të poshtme të Vitis. Pas dy vajzave, familjes Bislimi i kishte lindur djali Rexhepi. Me vonë prindërve të tij Rexhepit dhe Havës u lindën edhe dy djem e një vajzë, të cilët familjen e tyre të madhe e rritën me mundime dhe në skajme të përhershme. Mirëpo ata i edukuan duke mbjellë te ka ata frymën e ndershëmrisë dhe të atdhetarizmit, sepse kjo familje kishte një traditë të njohur për ndershëmri dhe atdhetarizëm: Gjyshi i Rexhës nga nëna, Ymer Hajredini ishte pjesëmarrës i kryengritjes së Gjilanit të cilën e udhëhoqi mulla Idrizi Velekincën. Ai ishte i plagosur rëndë në këtë kryengritje dhe pas strehimit dhe të përjekjeve të pasukseshme një javore për shërim,në një familje të fshatit Marec të Gollakut, kishte vdekur. Pas vetes kishte kënë 5 fëmijë e njëri nga këta fëmijë ishte nënë Hava që lindi Rexhep Bislimin. Rexhep Bislimi shkollën fillore dhe atë të mesme Ekonomike i kreu në vendëlindje. Edhe pse kishte dëshirë të vazhdonte shkollimin nuk arriti sepse kushtetet në familje ishin të rënda dhe duhej ti dilte në ndihmë familjes, por më vonë e regjistroi SH.L.Teknike në Ferizaj, mirëpo shkollimin ia ndërpren arrestimet dhe burgjet që pasojnë.Qysh i ri si 15 vjeqar ai merr pjesë në demostratat e famshme gjithëpopullore te vitit 1981 dhe më 1983 hyri në radhët e organizuara të lëvizjes ilegale të Kosovës. Gjithashtu, që nga themelimi i tyre veproi me sukses te dalluar ne KMDLNJ dhe SHBP në Ferizaj. Në fund të vitit 85 dhe fillimini vitit 1986 , grupi atdhetar i Rexhep Bislimit u zbulua nga UDB –ja dhe anëtaret e tij u arrestuan, në mesin e tyre edhe Rexha i cili u arrestua më19.03.1986. U mbajt tri dite në hetime, ku torturohet rëndë dhe në munges të provave lirohet. Atëher ishte vetëm 16 vjeqar nxënës i vitit te II- të shkollës së mesme. Edhe pse ishte shumë i ri ballafaqimi i parë me policinë dhe UDB-në Jogusllave nuk e zmbrapsi nga veprimtaria ilegale atdhetare. Për herë të dytë, me 30 dhjetor 1988 u arrestua në Tuzëll (B.H) dhe të nesërmen e dergojnë në Burgun Qarkut në Prishtinë. Në korrik të vitit 1988, nga Gjykata e Qarkut në Prishtine dënohet me dy vjet burg. Në fjalën e tij përfundimtare para Gjykates ai ka deklaruar: “Unë nuk jam para gjyqit të popullit, nuk e pranoj këtë gjyq si të popullit, ne kemi të drejtë, populli neve nuk na dënon, populli neve na përkrah e kërkesat e tona janë të drejta.Dikush ka të drejtë të flasë çka të dojë e madje të kerkoj edhe armë, e dikush nuk ka të drejt të flasë as ti mbroj parimet e veta, akuzohet por në bazë të çfar ligji akuzohet”.(Aktgjykimi,faqe 8).

Veprimet e organizuara dhe pergatitjet per luftë të armatosur

Redakto

Në atë kohë, pas kontakteve me me veprimtarë të LPRK-së, angazhohet në radhët e kësaj organizate, për të vazhduar rrugën e tij të atdhetarit të pathyeshëm të çështjes kombëtare. Krahas veprimtarisë ilegale, Rexha veproi edhe ilegalisht në KMDLNJ e SHBP,duke qenë në mesin e nismëtarëve dhe themeluesve të këtyre subjekte në Ferizaj dhe njëri nga veprimtarët e zellshëm.Veproi dhe në radhët e LDK – së, 3-4 vjetët e para, duke shpresuar për fillimin e një politike të rezistencës aktive prej saj kundër pushtuesit serb,por per së shpejti u zhgenjye me politikën paqësore,zvarritje dhe të shtyrjes së pa fund të çeshtjeve që kërkonin zgjidhje. Prandaj edhe u tërhoq krejtësisht nga radhët e saj .Kështu Regja iu kthye me tërë qënjen e përcaktimit të luftës së armatosur. Me14 prill të vitit 1993, në fshatin Kollare të këçvë, në Maqedoni u mbajt konsullta e përgjithshme e LPRK-së, ku kishte marrë pjesë edhe Bajrush Xhemaili veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, i cili me tu kthyer nga kjo konsultë në Kosovë, i hyri punës së riorganizimit të këshillit të rrethit të LPRK-së (bashkë me autorin e këtij shkrimi ) dhe njëkohësisht, ne kuadër të këtij riorganizimit, u vendos që të formohet krahu ushtarak i lëvizjes. I pari që e mirpriti dhe iu bashkangji këtij vendimi ishte Rexhep Bislimi. Me propozimin e Bajrush Xhemajlit, në krahun ushtarak të lëvizjes për rrethin e Ferizajt angazhohet edhe Vezir Jashari, tash dëshmor i kombit.Më 21 korrik të atij viti, këtij njësiti luftarak iu bashkangjitet edhe Xhavit Gashi. Më 5 gusht 1993, udhëheqësi politik dhe organizativ Bajrush Xhemajli, burgoset për të dytën herë, ndërsa autori i këtyre radhëve si dhe Sejdi Sejdiu detyrohen të veprojnë ilegalisht dhe në Shqipëri. Mirëpo lidhjet me njësitin ushtarak nuk u ndërpren asnjëher, njësiti i cili tashmë , ishte themeluar dhe operonte në mënyrën konkrete.Në Shqipëri organizohen dhe mbahen kontakte me disa udhëheqës të njësive guerile që vepronin në Kosovë si dhe me udhëehqësit kryesorë të UÇK-së: Azem Syla, Kadri Veseli, Hashim Thaqi, Ramiz Lladrovci etj.

Veprimet e para luftarake dhe takimet me Azem Sylen, Komandantin e përgjithshem të UÇK-së

Redakto

Pas dhjetë ditësh të qëndrimit tim në Shqipëri, kthehem në Tetovë dhe në Malet e Sharrit. Nëpërmjet Avdylgafurr Lumës, një ish- të burgosur tjetër dhe veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare, takohem me Rexhep Bislimin, me të cilin u morëm vesh që mos të ndërpitet veprimtaria për konsolidimin e krahut ushtarak, por të vazhdohet me vetëpërmbajtje në ndërmarrjen e aksioneve luftarake për një kohë të caktuar ,derisa të konsolidoheshin më mirë këto radhë.

Gjatë kësaj faze të konsulidimit të krahut ushtarak Rexhep Bislimi e kishte mbështëtjen të fuqishme të Vezir Jasharit dhe Xhavit Gashit.

Rexhep Bislimi ishte potencial kryesor, të cilin duhej domosdo të ngarkohej me përgjegjësi për aksione dhe veprime ushtarake në mënyrë të koordinuar nga lartë –poshtë. Kështu mu dashtë të propozoj në SHP të UÇK-së e në mënyrë të drejtpërdrejtë me Azem Sylën, që Rexhep Bislimi t’i ngarkohej detyra e organizimit të strukturave ushtarake në këtë regjion shumë të rëndësishëm dhe strategjik të Kosovës.

Azem Syla në një parqitje publike për angazhimin, detyrat dhe figurën e Rexhep Bislimin thotë: “E kam mirëpritur propozimin për Rexhep Bislimin. Kuptohet se në atë kohë ne ishim shumë të kujdesëshëm në komunikimin dhe në përzgjidhjen e bashkëluftëtarëve. Pas këtij propozimi e pash të arsyeshme të konsultohesha edhe me Zekën (Xhavit Halitin) dhe me Lulin (Kadri Veselin). Ata ishin të një mendje me mua se kandidaturat e Rexhep Bislimit duhej marrë në konsideratë dhe duhej ftuar për t’u njohur nga afër me të dhëna pasi të krijohej bindja direkte e qëndrueshmërisë dhe marrjes së përgjegjësisë prej Rexhep Bislimit , t’i vihej detyra për zbatimin dhe të vihej në lidhje hierarkike në radhët e UÇK-së. Për këtë u caktua që takimi ynë të bëhej në Tiranë, në fillim të pranverës 1996. Nëpërmjet bisedave të koduara është vendosur lidhja me Rexhep Bislimin.Ai ka ardhur tek unë së bashku me Vezir Jasharin, edhe ky sot dëshmor i Atdheut, rënë në përleshjet me forcat ushtarko-policiore serbe me 19 janar 1998.

Në takimin e parë me Rxhep Bislimin dhe shokun që kishte marrë me vete Vezir Jasharin, kemi qëndruar 3 ditë.Takimet tona i kemi realizuar në bazat tona në Durrës, pasi në Tiranë njiheshim dhe mund të përcilleshim e të krijonim premisa për të dëmtuar çështjen. Në këtë takim të parë, vlerësimet e mia për Rexhep Bislimin, por edhe për Vezir Jasharin , ishin shumë të mira.Rexhepi ishte trim, i shkathët, i shëndetshëm, me intelekt të zhvilluar, komunikues dhe të bënte për vete.Pra, me njohjen që krijova për të dhe rekomandimet që kisha, i besova plotësisht dhe vendosa që t;ia ngarkoj detyrën që së bashku me Vezirin ta merrnin përgjegjësin për organizimin e UÇK-së në Zonën e Neredimes, duke filluar nga Ferizaji. Pasi iu komunikua detyra , ai e mirëpriti dhe me siguroi se do të vinte të gjitha fuqitë mendore e fizike për të realizuar detyrën ndaj Atdheut të shenjtë.Për të vazhduar kryerjen e detyrës në lidhje me strukturat e UÇK-së, duke siguruar veprimet në linjë hirearkike , sipas detyrave, urdhërave dhe direktivave të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, i dhashë obligim që të hynte në lidhje me Nait Hasanin, i cili ishte me detyrë koordinator i UÇK-së në Kosovë.

Nga kah fundi i majit ose fillim qershori i vitit 1996 Rexhep Bislimi takohet për herë të parë me Nait Hasanin,i cili vjen në Ferizaj me detyra të caktuara.

Rexha e njofton për punën e veprimtarit operacionale të njësitit ushtarak të qytetit.Gjatë disa ditëve ,sa qëndroi Nait Hasani në Ferizaj, ishte biseduar për nevojat e mëdha që parqiteshin për armatim të këtij njësiti të karakterit organizativ të veprimit praktik luftarak.

Ai takohet edhe me pjesëtarin tjetër Vezir Jasharin. Që nga ajo kohë,Rexhep Bislimi, urdhërat për veprim i merr nga SHP të UÇK-së, nëpëpërmjet Nait Hasanit.

Pas arrestimit të koordinatorit të UÇK-së, Nait Hasanit , nga fundi i janarit të vitit 1997 dhe rënies heroike të Zahir Pajazitit, Edomon Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut, si dhe arrestimi i disa pjestarëve të UÇK-së, Rexhep Bislimi shkon në Shqipëri sepse ekziston rreziku që UDB-ja t’i binte në gjurmë.Në Shqipëri qëndroi dy muaj dhe pastaj u kthye në Kosovë për të vazhduar veprimin me njësitin që e udhëhiqte.Tash urdhërat për veprime ushtarake vazhdoi t’i merrte nga SHP të UÇK-së, nëpërmjet Azem Sylës.Gjatë këtij viti, në Ferizaj erdhi Kadri Veseli-Luli, anëtar i SHP të UÇK-së.

Sulmi në postbllokun e Gërlicës

Redakto

[Kadri Veseli] qëndroi disa ditë dhe gjatë kësaj kohe ushtroi njësitin ushtarak të Ferizajt për përdorimin e armëve. Aksionin e tretë të armatosur,Rexhep Bislimi e kreu me urdhër të SH.P.të UÇK- së me 12 shtator të vitit 1997. Me këtë ditë sulmohet postblloku policor famëkeq i vendosur në udhëkryqin Ferizaj –Shkup,Ferizaj Viti në fshatin Gërlic. Me atë rast i pari sulmon Rexha nga afërsia me mortaj te dorës kurse të tjerët menjëhere pas tij me automatikë. Në këtë aksion morën pjesë shokët Idriz Hajdari nga fshati Dobroshec, Ferat Shala nga fshati Vuqak i Llapushës të Drenicës si dhe Afrim Nuha nga Lloshkobarja e Ferizajt dhe Rexhep Bislimi , komandant i njësitit të Ferizajt dhe i këtij aksioni të bujshëm. Aksionin në Gërlic e bën Rexhepin tejet të rrezikëshëm për okuptorin serb dhe kundër tij fillon ndekjen sistematike.Disa herë i bëntë thirrje nga shokët që të shkojë në ndonjë zonë tjetër lug\fte, që po themeloheshin nga dita në ditë, po ai nuk pranon, sepse do që edhe në Ferizaj të krijohen reparte të mirëfillta ushtarake të UÇK-së. Me themelimin e njësiteve të UÇK-së, së pari në fashatin Gaqkë, ku u bënë organizmiet e para e më vonë në Jezerc Rexhep Bislimi filloi veprimtarinë për furnizimin e ushtarëve me armatim e material tjetër dhe bashkëpunon më ngusht me Qamil Xhemailin,Imri Ilazin,Sami Hajrullahun. Afrim Nuhën etj, të cilët veq kishin formuar njësitet e tjera të UÇK-së në malet e Jezercit. Mu në atë kohë Rexhep Bislimi, zihet nga forcat serbe e masakrohet mizorishtë mu kur po pregadiste planin për sjellejn e një sasie te madhe armësh e paisjesh të tjera luftarake nga Maqedonia për në Kosovë. Gjatë kësaj kohe ai u mobilizua plotësishtë.Organizoi punën në mënyrë të veqantë për furnizmimin dhe mobilizimin rreth forcimit të njësiteve në Jezerc, ku pak më vonë do të formohet Shtabi për Zonën Operative të Nerodimes ZON.

Rrëmbimi, torturat dhe vdekja

Redakto

Rexhep Bislimi e vazhdoi veprimtarinë luftarake deri ne ditët e kidnapimit të tij nga policia serbe më 6 korrik të 1998, pak ditë para se të hidhej ne malet e Jezercit, si i fundit nga bashkëluftëtarët e tij që deri në atë kohë vepruan në qytet e rrethinë. Ai torturohet në mënyrën më barbare dhe më çnjerëzore për dy javë rresht pandërpre nga udbashët dhe policët serb dhe më 19 korrik dërgohet në spital të Prishtinës në gjendje shumë të rëndë parakomatoze. Në fletlëshimin QKUK të Prishtinës me epikrizë të datës 21.07.1998 të nënshkruar nga mjeku kujdestarë i Klinikës Kirurgjike të Prishtinës,dr.Aleksandër Pavlloviq,përshkruhet pranimi i Rexhës me: pëlcitje të mushkrisë së majtë,pëlcitjes të diafragmës së majtë ; gjakëderdhje të brendëshme ;gjakëderdhje në në hapsirën peritonale (të barkut) ; thyerje të brinjëve 9,10 dhe 11 në anën e majtë ;lëkura e gjithë trupit ishte e mbuluar me hematome (gjakderdhje nënlëkurore) dhe me lëndime në të gjitha pjesët e trupit prej kokës deri te gishtrinjë.E gjithë kjo ishte përcjellur me një gjëndje të rëndë të shokut traumatik dhe hemoragjik, edhe pas intervenimit kirurgjik shoku ishte i pa kthyeshëm .Si rezultat i gjithë kësaj gjendje vie deri te vdekja e paevitueshme në orën 22:00 të datës 21 korrik të vitit 1998. Me gjithë këto tortura dhe metoda ndër më të egra mjesetare e barabare të udbashëve dhe policëve serb, ata nuk arritën të nxirrnin asnjë fjalë nga Rexhep Bislimi për bashkëluftëtarët e tij dhe për bazat e armatimit te UÇK-së per Ferizaj dhe rrethinë . Rexhep Bislimi ra,por krisma e pushkës së parë çlirimtare në këto anë, e nisur nga Rexhep Bislimi , nuk u ndal.Bërthama e parë e UÇK-së, e formuar nga Rexha , nuk u shua më për asnjë qastë. Përkundrazi ,nga kjo bërthamë lindi UÇK-ja për Ferizaj e rrethinë ,që më vonë do të ngritet në Zonën Operative të Neredimës të UÇK-së dhe këtu qëndron veçantia dhe madhështia e emrit dhe veprës së Rexhep Bislimit,duke e bërë atë personalitetin e shquar ushtarak , madhor dhe më të ndritshme të historisë sonë më të re të kësaj ane.

Pas vdekjes është graduar me titullin Gjeneral Major ndërsa, Brigada e XheniosTMK-së mban emrin Rexhep Bislimi si dhe ish rruga e Gjilanit një prej arterieve kryesore të qytetit të Ferizajt është e emëruar me emrin Rexhep Bislimi. Në dhjetëvjetorin e vrasjes së Rexhep Bislimit, përkulemi me pietet para sakrificës sublime , duke e përkujtuar me krenari komandantin e veprave madhore për lirinë dhe pavarësin e Kosovës.

Shiko dhe këtë

Redakto

Burime

Redakto