Rrënojat e Raxhasanit
Rrënojat e Raxhasanit ose Raxhasan Dhibi është një sit historiko-arkeologjik i vendosur në Maxhidpur të upazilës Savar në distriktin e Dhakës, Bangladesh. Këto rrënoja bartin dëshmi të ekzistencës së Pallatit të Harishçandrës, sunduesi i mbretërisë Sambhog. Mbreti Harishçandra jetonte në këtë zonë, mes shekujve të VII dhe të VIII. Gërmimet arkeologjike janë zhvilluar disa herë brenda dhe përreth sitit, që çuan në zbulimin e shumë objekteve arkeologjike, duke përfhsirë një manastir budist.[1] Tashmë këto rrënoja janë listuar si një sit arkeologjik e menaxhuar nga Departamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit.
Rrënojat e Raxhasanit | |
---|---|
রাজাসন ঢিবি | |
Emra alternativ | Raxhasan Dhibi |
Informacion i përgjithshëm | |
Statusi | Rrënoja arkeologjike |
Stili arkitektural | Arkitektura Budiste |
Vendndodhja | Maxhidpur, upazila Savar, distrikti i Dhakës, Bangladeshi |
Koordinatat | 23°50′48″N 90°15′45″E / 23.846581°N 90.262597°E |
Përfundimi | shekulli VII-VIII |
Pronar | Departamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit |
Historia
RedaktoNë shekullin e VII-VIII, Savari i tanishëm ishte pjesë e mbretërisë Sambhog. Ai ishte një nga qendrat më të rëndësishme të tregtisë së asaj kohe. Aty vinin për të tregtuar tregtarë nga Arabia dhe Azia Qendrore. Duke qenë në brigjet e lumit Bansi, tregtia zhvillohej nëpërmjet lumit. Pallati i Raxha Harishçandrës gjendet në zonën e tanishme të Maxhidpurit. Shumica e pallatit është shkatërruar për shkak të konsumimit të kohës dhe neglizhencës. Sipas kërkimeve arkeologjike, kjo zonë mbizotërohej nga Budizmi.[2][3]
Gërmimet arkeologjike
RedaktoNë vitin 1918, Dr. Nalinikanta Bhatasali drejtoi gërmimet e para arkeologjike në Rrënojat e Raxhasanit. Ai gjeti një manastir budist dhe mjaft objekte arkeologjike, si monedha të lashta. Besohet se në shekullin e VII, në këtë rajon ndodhej një qendër Budizmi. Duke parë katër lloje stilesh ndërtimore të manastirit budist, besohet se vendi është përdorur për një kohë të gjatë. Në vitet 1990-1991, një palë gërmime të tjera arkeologjike u zhvilluan, duke nxierr monedha ari dhe argjendi dhe statuja medituese dhe tantrike të Budës.[4] Statujat prej bronzi sugjerojnë se rajoni ishte një nga qendrat e Budizmit Mahajana. Përveç këtyre, gjatë gërmimeve u gjetën edhe skulptura të Lokeshvar-Vishnut dekoruar me dhoti, kurorë kirit, byzylykë, varëse, rripa mesi, zambak uji, Buda meditues, Avalokiteshvara, Praxhna Paramita etj.[1]
Shiko gjithashtu
Redakto- Sonargaoni
- Panam Nagari
- Bikramapuri
- Pallati i Raxha Harishçandrës
- Bikramapur Vihara
- Nateshvar Deula
- Somapura Mahavihara
- Bara Sardar Bari
- Ura e Panamit
- Varri i Kolombo Sahibit
- Shankhanidhi House
- Budizmi në Bangladesh
- Hinduizmi në Bangladesh
- Historia e Dhakës
- Arkitektura e Dhakës
- Arkitektura e Bengalit
- Lista e monumenteve të rëndësishme në divizionin e Dhakës
- Lista e vendeve arkeologjike në divizionin e Dhakës
Referime
Redakto- ^ a b Dipankar Chanda (10 mars 2010). "রাজা হরিশ্চন্দ্রের প্রাসাদ-ঢিবি". Prothom Alo (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 21 gusht 2018. Marrë më 10 tetor 2016.
- ^ "হরিশচন্দ্র রাজার বাড়ি". Daily Samakal (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 10 tetor 2016.
- ^ "বংশাবতীর পূর্ব তীরে সর্বেশ্বর নগরী". Daily Sangam (në bengalisht). Marrë më 10 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Md. Mosharraf Hossain (1998). Archaeology: Origin and Development (në bengalisht). Bangla Academy. fq. 197–98.