Rrahman Rama (i lindur më 5 Qershor 1967) në fshatin AkrashticëKomunës së Vushtrrisë, është një oficer ushtarak shqiptar nga Kosova. Ai ishte Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) që nga 18 Marsi i vitit 2015 deri më 30 Nëntor të vitit 2021.

Rrahman Rama
Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës
Në detyrë
18 Mars 2015 – 30 Nëntor 2021
Paraprirë ngaKadri Kastrati
Pasuar ngaBashkim Jashari
Të dhëna vetjake
U lind më5 Qershor 1967
Akrashticë, Komuna e Vushtrrisë, ish–Jugosllavi, (tani Kosovë)
NënshtetësiaShqiptar
PunësimiOficer Ushtarak
Shërbimi ushtarak
Dega/shërbimi Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK)

Trupat e Mbrojtjes së Kosovës (TMK)

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK)
Vite shërbimi1998–1999
2000–2009
2009–2021

Në vitin 2015, Rrahman Rama u bë Komandanti i ri i Forcës së Sigurisë së Kosovës me Dekretin Presidencial, të lëshuar nga Presidentja Atifete Jahjaga.

Në vitin 2020, Rrahman Rama u takua me Presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo PendarovskiShkup. Rama mbështeti anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO duke pretenduar se ajo do të kishte një ndikim pozitiv në stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit.

Gjatë një interviste me Radio "Kosovën e Lirë", Rrahman Rama tha se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës është një proces që ka filluar në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Më 30 Nëntor 2021, Rrahman Rama dha dorëheqje nga posti i Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke u zëvendësuar nga nipi i ish–Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jasharit, Bashkim Jashari.

Referencat

Redakto