Rush ishte një rock bend kanadez i formuar në Toronto në vitin 1968. Bendi përbëhet nga basisti, sintisajzeristi dhe vokalisti Geddy Lee, kitaristi Alex Lifeson, dhe bateristi Neil Peart. Rush kaluan nëpër disa re-konfigurime të personelit gjatë viteve 1968 dhe 1974, dhe e arritën formën definitive kur Neil Peart e zëvendësoi bateristin John Rutsey në korrik të vitit 1974, dy javë para turnesë së parë në Shtetet e Bashkuara.

Rush
Background information
OrigjinaToronto, Ontario, Kanadë
ZhanretHard rock, progressive rock, rock
Vitet aktik1968 - 2018
LabeliMoon, Mercury, Anthem, Atlantic
Antar/ëtGeddy Lee
Alex Lifeson
Neil Peart
Anëtarët e kaluarJohn Rutsey
Jeff Jones
Websiterush.com

Që nga lansimi i debut albumit në Mars të vitit 1974, Rush janë bërë të njohur për aftësitë teknike të anëtarëve, kompozimet komplekse, si dhe tekstet e këngëve me motive që bazohen në shkencën fiktive, fantazi, filozofi, si dhe në çështje që kanë të bëjnë me humanizmin, rrethin social dhe emocionet.

Stili i Rush është zhvilluar me kalimin e viteve, duke filluar me heavy metal klasik (i insipruar nga blues) në albumet e para; pastaj hard rock; progressive rock; një periudhë e dominuar nga sintisajzerët; dhe së fundmi, modern rock. Ata kanë influencuar artistë të ndryshëm, duke përfshirë bendet Metallica, The Smashing Pumpkins, Primus, si dhe progressive metal bendet Dream Theater dhe Symphony X.

Anëtarët

Redakto

Anëtarët aktualë

Redakto

Anëtarët e mëparshëm

Redakto

Diskografia

Redakto

Studio albumet

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto