Salih Ugljani ose Ugljanini (1849 - 1945) ka qenë një lahutar shqiptar nga Sanxhaku i Pazarit të Ri. Ka qenë një nga pesë lahutarët sanxhanklinj përmes të cilëve u mblodh Cikli i Kreshnikëve prej dy akademikëve amerikanë në vitet '30, Milman Parry dhe Albert Lord.[1]

Biografia

Redakto

U lind në fshatin Uglla në rrethin e Senicës në rrafshnaltën e Peshterit,[2] më 1866.[3] Vëllazëria e tij i përkiste fisit Kelmend nga Malësia, ndërsa të ëmën e kishte nga Gucia. Me lahutë dhe këndim ka filluar të merret nga mosha 15 vjeçare kurse mësimet i ka nxënë nga Ćor Huso Husović (shqip: Husë Husoviq Qorri) nga Kolashini, nga peshterasi Hamza Alibašić nga Suhodoli dhe nga Huzeir Baliq – Huzbalia nga Dobri Dubi, gjithashtu lahutar i këngëve kreshnike.[2] Boshnjakishten e kishte mësuar prej të shoqes, që e kishte nga kazaja e Beranës.[4]

Herët u mor me tregti bagëtish në Shkodër dhe Selanik. Në bazë të incizimeve të Parry, mësohet se rreth vitit 1908 shkoi të jetonte në Jeni Pazar, ku bleu një han, të cilin e pati në pronësi deri në fillim të Luftërave Ballkanike.[2]

Deri në moshën 30 vjeçare, Salihu këndoi vetëm në gjuhën shqipe por më pas filloi të këndojë edhe në boshnjakisht dhe u martua me një grua boshnjake gjithashtu. Uglla njihet si një lahutar dygjuhësh, i cili këndoi në të dyja gjuhët, serbo-kroatisht dhe shqip për orë të tëra duke e bërë të njohur.[5] Në vitin 1934 ai këndoi 'Këngën e Bagdadit' në Pazarin e Ri dhe mendohet se këtë këngë ai e mësoi nga dikush tjetër.[6]

Referime

Redakto
  1. ^ Schwarz, Stephen (5 korrik 2008). "Epic Song, Comparative Analysis, and Balkan Sephardic Culture: Reflections and New Perspectives". islamicpluralism.org (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 14 janar 2021. Marrë më 30 dhjetor 2020.
  2. ^ a b c Azizi, Ismet (5 nëntor 2019). "Salih Uglla, lahutar legjendar i Peshterit". telegrafi.com. Marrë më 30 dhjetor 2020.
  3. ^ Ranković, Slavica (2012). "Managing the "Boss": Epistemic Violence, Resistance, and Negotiations in Milman Parry's and Nikola Vujnović's Pričanja with Salih Ugljanin". Oral Tradition (në anglisht). 12 (1): 50.
  4. ^ Pipa, Arshi (2017). "Rapsodë shqiptarë në serbo-kroatisht: cikli epik i kreshnikëve" (PDF). Kêns. 1: 28. ISSN 2521-7348.
  5. ^ I.Azizi:Eposi i Sanxhakut,Gazeta, Koha Ditore, e shtunë,25 .04. 2015,Prishtinë.
  6. ^ https://sds.lib.harvard.edu/sds/audio/462517962/ Universiteti i Harvardit,(audio)