Santorini është një zonë greke e famshme për prodhimin e verës e ndodhur në arqipelagun e Santorinit, në ishujt jugor të Ciklades të Greqisë. Në Santorini prodhimi i verës ka nisur që në lashtësi e gjatë mesjetës fitoi famë në të gjithë botën falë ndikimit të Republikës së Venedikut. Ndikimi italian është ende i pranishëm edhe në ditë e sotme në prodhimin e verës në Santorini: Vera më e famshme toskane e ëmbël quhet Vin Santo. Vin Santo-ja e Santorinit (etiketuar si Vinsanto për ta dalluar nga vera toskane) prodhohet me një stil passito, me rrush të tharë në diell pas vjeljes. Santorini gjithashtu prodhon verë të përzier dhe rozë të bërë nga varietete rrushi të bardhë si athiri, aidini dhe asirtiko dhe nga varietete rrushi të kuq si mandelaria.

Historia

Redakto

Gjeneza e rajonit të Santorinit nis rreth viteve 1640 - 1620 me shpërthimin e një vullkani të lashtë që zhyti në ujë një pjesë të madhe të ishullit duke krijuar arqipelagun e diteve tona. Në ishull prodhimi i verës kishte filluar që në kohërat greke e romake por vendi u bë më së shumti i njohur në mesjetë kur kryqtarët morën kontrollin e ishullit nga Perandoria Bizantine pas rënies së Konstandinopojës në vitin 1203. Një nga kryqtarët ishte një fisnik venecian familja e të cilit mbajti kontrollin e ishullit deri në vitin 1336 kur u bë pjesë e shtetit detar venedikas të Dukatit të Naksos.

Nën ndikimin venedikas, me kontrollin detar e të rrugëve tregtare, vera e Santorinit filloi të eksportohej gjerësisht përmes Mesdheut e Evropës. Vera vlerësohej veçanërisht për aftësinë e saj për të duruar udhëtime detare që zgjatnin me javë. Kjo pjesërisht falë niveleve të larta të sheqerit e të alkoolit që gjendeshin në të. Kaq e vlerësuar ishte vera e Santorinit gjatë kësaj periudhe sa kur rajoni u pushtua nga Perandoria Osmane në vitin 1579, tregtia e verës vazhdoi të lejohej edhe pse besimi mysliman në përgjithësi e ndalon alkoolin. Gjithashtu kur Kisha Ortodokse Ruse pranoi verën e Santorinit si verën zyrtare eukariste të kishës, osmanët i lejuan prodhuesit e ishullit të bënin tregti lirshëm me Perandorinë Ruse pavarësisht luftrave të vazhdueshme mes dy perandorive. Një shpjegim për lëshimet turke ishte se toka e varfër dhe topografia e rrezikshme e ishullit, me kodra të thëpisura drejt e në det e bënte kultivimin e kulturave të tjera të përdorshme për tregti tepër të vështirë.

Klima dhe gjeografia

Redakto

Santorini ndodhet në Detin Egje dhe zotëron një klimë të dallueshme mesdhetare të karakterizuar nga temperatura të ngrohta e reshje të pakta shiu gjatë pjesës më të madhe të vitit megjithëse zotëron lagështi të lartë gjatë stinës së rritjes. Zona përfshihet nga erëra të forta me origjinë nga oqeanet të cilat mund të dëmtojnë vreshtat nëse hardhitë janë vendosur në lartësi të mëdha nga toka. Dherat e vreshtave janë shumë të varfëra, të përbëra nga hiri vullkanik dhe gurët. Dherat gëlqeror janë porozë, gjë e cila ndihmon për ruajtjen e lagështisë së ajrit gjatë ditës dhe çlirimin e saj gjatë natës për tu përdorur nga vreshtat.

Llojet e rrushit dhe kultivimi i tij

Redakto

Ishulli i Santorinit njihet më së shumti për llojin e tij indigjen të rrushit të bardhë asirtiko, athiri dhe aidini. Megjithëse në rajon mund të gjenden dhe lloje verërash të bëra nga lloje ndërkombëtare apo dhe indigjene të rrushit të kuq si mandalieria dhe mavrotragano. Në vend gjenden rreth 1200 hektarë vreshta të cilat janë në një luftë të vazhdueshme me industrinë turistike të Santorinit që e vendos këtë numër në rrezik për tu zvogëluar dhe më tej.

Asirtiko është lloji i rrushit më i preferuar i ishullit duke qenë një lloj rrushi me përmbajtje të lartë acidi plot me qitro dhe nuanca minerale. Mund të shijohet veçmasi ose me peshk të pjekur ose lloje të ndryshme mishi. Asirtiko zakonisht njihet si "rrushi i bardhë me veshjen e kuqe" për shkak të verës me ngjyrë të plotë që krijon me mesatarisht 13.5% alkool.

Santorini është imun ndaj filokserës duke qenë se terreni i tij vullkanik nuk përmban asnjë nga baltrat e nevojshme për mbijetesën e parazitit. Për pasojë, shumë nga rrënjët e vreshtave të Santorinit janë me moshë disa shekullore. Rritësit e rrushit në Santorini përdorin një sistem të veçantë të njohur si koulara për të rritur rrushin. Teksa vreshtat rriten, ata "thuren" në kosha me vilet e rrushit nga ana e brendshme e unazës. Gjethet e vreshtave dhe vreshtat vetë mbrojnë rrushin nga erërat e forta dhe rrezet e diellit. Koulara-t zakonisht rriten kuturu në ngastra të vogla toke dhe për syrin e pastërvitur mund të ngatërrohen me gëmusha të egra. Lloje të ndryshme rrushi rriten bashkë dhe rritësit shpesh e kanë të vështirë të dallojnë cili lloj është cili derisa të bëhet korrja, që ndodh në mes të gushtit.

Pas 75 vitesh, një vresht zakonisht është thurur në shumë shtresa dhe mund të mos jetë më në gjendje të ofrojë ushqyesit e duhur për ta mbajtur në prodhim. Për pasojë, hardhia pritet te rrënjët e saj dhe një hardhi e re lidhet me shtratin e rrënjëve. Është e rëndësishme që rrënjët të mbahen të shëndetshme dhe në përdorim pasi mosha e tyre e madhe i ka lejuar të rriten thellë në dherat gëlqerorë duke i bërë të afta të thithin të gjithë lagështirën që mund të jetë në dispozicion.

Llojet e verës

Redakto

Santorini

Redakto

Nikteri

Redakto

Vinsanto

Redakto

Muzeu i Verës në Santorini

Redakto

Muzeu i Verës gjendet në një shpellë në territoret e Kantinës Koutsoyannopoulos, pranë fshatit të Mesarias.