Selami Taraku (Pejë, 14 prill 1951) është regjisor filmi, teatri dhe televizioni. U bë gjithashtu i njohur edhe si karikaturist në gazeta periodike të Kosovës.

Biografia Redakto

U lind më 14 prill 1951 në Pejë. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në vendlindje. Studimet për aktor i ndoqi në Universitetin e Prishtinës, SHLP–grupi i aktrimit ku diplomoi me 1974, ndërsa studimet për regji filmi dhe TV i ndoqi në Universitetin e Beogradit, në Fakultetin e Arteve Dramatike, ku dhe magjistroi për regji të filmit dhe televizionit, në vitin 1977/81. Një kohë punoi në Teatrin e Gjakovës – aktor. Ishte anëtar shumëvjeçar në Shoqatën e artistëve të filmit dhe të TV-së në Beograd, ext Yugoslavia – në departamentin e regjisë. Vazhdojë të punojë pastaj në RTP – regjisor i filmit dhe televizionit, në RTP punoi edhe si regjisor në redaksitë e filmit dokumentar dhe të programit kulturo-artistik, dhe më pastaj, si supervisor i sektorit të regjisë të produksionit të TVP –së, ku realizoi një mori spektaklesh, serialesh fejtonistike, dokumentaro - fejtonistike, të filmave dokumentar dhe atyre të luajtur, etj., ndërsa në Pejë, Gjakovë dhe Prishtinë punoi kohë pas kohe si regjisor i teatrit. Taraku ishte themelues dhe ligjërues në SHMA “Odhise Paskali”- dega e Aktrimit në Pejë. Në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Artit, njësia e Artet Dramatike, Regjia e filmit dhe TV punoi si Profesor për lëndën regji e filmit dhe televizionit deri sa u pensionua. Është i njohur edhe si karikaturist në gazetat periodike të Kosovës së paraluftës dhe paraluftës gjersa tani është shumë aktiv me to në facebook. Së fundmi përktheu librin – “Problemet themelore të regjisë” të regjisorit, psikologut  dhe profesorit të njohur Hugo Kllajn si dhe librin me poezi të tij nën titullin "Mos më pyetni më" dhe në botimin e Shtëpisë Botuese Fad, ku brenda kopertinave ka një tufë poezish të cilat e vëndosin njeriun tonë karshi të gjitha sakrificave të jetës. Libri është i tëri i ilustruar me karikatura dhe punimet të tjera të autorit.

Në gjitha filmat e lartpërmendur Selamiu lajmërohet si autor i  dyfishtë: si skenarist dhe si regjisor. Përndryshe filmat e lartpërmendur janë prezantuar edhe në festivalet ndërkombëtare: në Bilbao (Spanjë), Krakovë (Poloni), Venedik (Itali), Lublan (Sloveni), Lil (Francë), Oberhauzen (ish R. F. e Gjermanisë), Pulë (Kroaci), Moskë (BRSS) etj.

Projektet profesionale televizive (skenarist dhe regjisor) Redakto

  • Hamamet në Kosovë, film dokumentar (1984), TV Prishtina;
  • Dëshmitë, serial dokumentaro-fejtonist (1984), TVP;
  • Në orët e vona, serial dokumentaro-fejtonistik (1985-1990), TVP;
  • Mysafiri krijues, serial dokumentaro-fejtonistik (1985-1990), TVP;
  • Drithërim ngjyrash, film artistik (1986), TVP;
  • Nëna jonë Terezë, film dokumentar (1987), TVP;
  • Shkolla e fshatiti, film artistik (1987), TVP;
  • Babai nga A. Strindberg, dramë televizive (2007), TV21, Prishtinë, Ks;

Teatër Redakto

  • Babai im kullak socijalist i T. Paterliq, Teatri Popullor, Gjakovë (1985);
  • Spiuni ballkanik nga D. Kovaçeviq, Teatri Popullor, Gjakovë (1989);
  • Nastasia Filipovna F. Dostojevski, Teatri Popullor i Kosovës (1990);
  • Idioti nga F. Dostojevski, Teatri Dodona, Prishtinë (1991);
  • Babai nga A. Strindberg, Teatri i Qytetit, Pejë (1993); Teatri Kombëtar i Kosovës (1996-97); Teatri Kombëtar i Kosovës (2006);
  • Garderobisti nga R. Harvurd, Teatri popullor, Ks (1995);
  • Pas Luftës nga H. Muliqi, Teatri i qytetit, Pejë (2004);
  • Kaos atdhedashurie në Paris nga H. Muliqi, Teatri Popullor, Gjakovë;
  • Dëshmitari nga S. Taraku, Teatri i Qytetit, Tetovë (2010);

Shpërblime dhe nderime Redakto

-         1980 “ PLAKETA  E  MADHE E  ART E BEOGRADIT ” për filmin “ KOKANI ”, në  Festivalin i filmit të shkurtër, Beograd.

-         1981“ PLAKETA  E  MADHE E  ART  E BEOGRADIT ”, për filmin më të mirë në Festivalin e filmit të shkurtër në Beograd  për filmin “ RASTI I BOGOLJUB SAVKOVIÇIT – SHKRIRËSIT ”, Beograd.

-         1981 “ SHPËRBLIMI KRYESOR I JURISË SË TV BEOGRADIT” për regjinë më të mire në Festival, për filmin “ RASTI I BOGOLJUB SAVKOVIÇIT - SHKRIRËSIT ”, në Festivalin e filmit të shkurtër, Beograd.

-         1981 “ SHPËRBLIMI I JEZHIT ” për filmin më spirituoz në Festivalin ,  për filmin “ RASTI I BOGOLJUB SAVKOVIÇIT –  SHKRIRËSIT ”, në Festivalin e filmit të shkurtër, Beograd.

-         1981 “ LULJA E GUXIMSHME ” shpërblimi vjetor për të arritura të jashtëzakonshme në lëmin e filmit, për filmin “ RASTI I BOGOLJUB SAVKOVIÇIT –  SHKRIRËSIT ”, Beograd.

-         1981 “ PLAKETA  E  NOVA MAKEDONISË ”, në retrospektivën e Festivalit të Beogradit në Shkup për filmin “RASTI I BOGOLJUB SAVKOVIÇIT–SHKRIRËSIT ”.

-         1981 “ SHPËRBLIMI  KRYESOR  I JURISË  ZYRTARE ” të Festivalit më prestigjioz ndërkombëtar të filmit të shkurtët në Oberhauzen për filmin më të mirë në këtë festival “ RASTI I BOGOLJUB SAVKOVIÇIT- SHKRIRËSIT ”. Filmi gjithashtu u ble dhe u shfaq në TV  ZDF, ish R. F. e Gjermanisë.

-         1981 “ DIPLOMA  SPECIALE  E KISHËS  EVANGJELISTE “, për filmin më human në festivalin më prestigjioz ndërkombëtar të Oberhauzenit për filmin “ RASTI  I BOGOLJUB SAVKOVIÇIT- SHKRIRËSIT ”. Filmi gjithashtu u ble nga  Kisha Evangjeliste e Gjermanisë Federale, me licencë për pesë vite, për tu shfaqur nëpër shkollat e Kishës Evangjeliste si filmi më human i festivalit të Oberhauzenit.

-         1985 “ DIPLOMA  SPECIALE  PËR TË ARRITURA TË JASHTËZAKONSHME NË MJESHTRINË E  KINEMATOGRAFISË “ për filmin “ RASTI  I BOGOLJUB SAVKOVIÇIT- SHKRIRËSIT ” Festivalin ndërkombëtar në Moskë / BRSS.

-         1987 “ SHPËRBLIMI  VJETOR i RTP-së ” për të arritura në lëmin televizive. Prishtinë.

SHPËRBLIMET NË TEATËR:

-         1991, shfaqja “ IDIOTI ”, F. M. Dostojevski u zgjodh si njëra ndër shfaqjet më të

mira nga kritika teatrore e ish Jugosllavisë në Festivalin e Zemunit.

-         1993, shfaqja “ IDIOTI ” i F. M. Dostojevskit u shpërblye për rolin e Rogozhinit (aktori Enver Petrovci), me çmimin “ALEKSANDËR MOISIU ” në Festivalin Kombëtar të Teatrit, Tiranë.

-         1995, shfaqja “ GARDEROBISTI ” R. Harvud, në Festivalin e Leskovcit në ish Jugosllavi, u shpërblye me shpërblimet për rolin më të mirë kryesor (Shani Pallaska) dhe rolin më të mirë dytësor (Kumrije Hoxha).

-         2004, shfaqja “ PAS LUFTËS ”  u shpërblye me shpërblimin  “ Shpresat e Reja” (aktori Agon Bala) për rolin e Jonit në  Festivalin ndërkombëtar të komedisë në Korçë, Shqipëri.

-         2007, shfaqja“ KAOS ATDHEDASHURIE NË  PARIS “ H. Mulliqi, u shfaq edhe në Ulqin ( Mali i Zi ) si dhe në Zvicër.

-         2012, “ DËSHMITARI ”në Teatrin e Qytetit të Tetovës , në ish Republikën e Maqedonisë : Dramaturg dhe regjisor Selami Taraku.

-         2013, “ DËSHMITARI ”në Teatrin Kombëtar  të Kosovës, Kosovë. Dramaturg dhe regjisor Selami Taraku.

Në shumë nga këto shfaqje teatrale të lartpërmendura Selamiu paraqitet në rolin e  autorit, adaptuesit të veprës si dhe të regjisorit.


AI BERI SHUME PER NE,POR CFARE NE BEME PER MAESTRO BEKIM FEHMIUN? Shkruan: prof.mr Selami TARAKU - regjisor filmi e televizioni

Çfarëdo qe te thuash për maestron z.Bekim Fehmiun, mendoj se do te mbetet shume e pathëne,porse fale opusit te gjere me filma qe la pas veti,na bene qe kujtimi për te ,për ketë ikone te filmit botëror,te jete i permoteshem. Për ma tepër , i gëzohem faktit se maestro Bekim Fehmiu është përkujdesur për ne, qe patëm fatin te rrugëtojmë me te ne lëmine e filmit , dhe pere gjeneratat qe do te vijnë , t’na le edhe një trashëgimi: Autobiografinë e tije ne dy përmbledhje , dhe kjo pasuri , do te jete e pashtershme meqë ne te janë potencuar dhe apostrofuar, intelektual , politikane dhe emra te kinematografisë se ish Jugosllavisë si dhe ata botëror, besa edhe kosovar, me te cilët Bekimi punoi, bashkëpunoi, u shoqërua apo u konfrontua... Pata fatin te jem student i zotit Bekim ,për tre muaj, kur na ligjëronte ne Shkollën e Lart Pedagogjike te Prishtinës -Dega e Aktrimit, kur vinte dhe shkonte për çdo jave ne Holivud, dhe meqë ishte tepër i angazhuar ne film , ashtu si ishte i ndereshem dhe njeri, ju desh te na le pasi qe ishte e pamundur për t’na udhëhequr dhe nuk donte qe ne te humbasim për shkake te angazhimeve te tija. Ndarja ishte e dhimbshme .Ky ishte takimi i pare i imi me profesorin dhe maestron z.Bekim Fehmiun... dhe prej atëherë me z.Bekimin na lidhte rrugëtimi i gjeneratave te reja ne lëmine e teatrit, filmit dhe TV-se, meqë Bekimi ju gëzonte secilit takim te radhës dhe sukseseve tona... Edhe ketë qershor e pritem te na vinte ne Prishtine ,dhe te takoheshim ne kinemanë ABC, çerdhe e takimeve tona,meqë këto 10 vitet e fundit takimet tona ishin te rregullta ,dhe këto takime gjithnjë u shenduan ne ligjërata sepse z.Bekim kishim cfare ta pyesnim dhe fare te mësonim nga ai. Por, ja se edhe ketë qershor z.Bekim Fehmiu do t’na vije për here te fundit .Hiri i mbetjes mortore te z.Fehmiut do te derdhet ne Lumbardhine e Prizrenit ,amanet i vete z. Bekimit. Edhe ketë here nuk mundem pa thëne.” Ai beri shume për ne,por fare bëme për maestro z.Bekim Fehmiun?! Bekimi mbeti i madhërishëm për miq dhe i tmerrshëm për ata te cilët i luftonte tere jetën, mediokret , nacionalistet , dhe hipokritet. Besoj se edhe këto do ti ndriçoj z.Bekim me biografinë e tije ne dy vëllime ”Blistavo i strashno”. Ja pra edhe një borxh qe ia kemi këtij kolosi... Do ta përfundoja ketë evokim me pytjen : “ Pse nuk u përkthye ne gjuhen shqipe biografia e tij “Blistavo i strashno”( E shkëlqyer dhe e tmerrshme). Jam i bindur se përgjigjen do ta gjejmë ne vete biografinë e z.Bekim Fehmiu. Nga gazeta Fakti e shtune 19 qershor 2010