Serafin Fanko
Serafin Fanko (Shkodra, 24 maj 1937 - 29 shtator 2007), ishte një aktor dhe regjisor shqiptar i nderuar me titullin Artist i Popullit.
Serafin Fanko | |
---|---|
U lind në | 24 maj 1937 |
Vdiq | 29 shtator 2007 |
Kombësia | shqiptar |
Shtetësia | shqiptar |
Profesioni | aktor, regjisor |
Titulli | Artist i Popullit |
Biografia
RedaktoU lind në Shkodër, i biri i Nikolla Fankos dhe Milicës së Serafin Bellkos. Asokohe i ati ishte kapiten i ushtrisë së Mbretërisë Shqiptare me shërbim në Shkodër dhe me pushtimin italian mbajti qëndrim antifashist, arsye për të cilën u vra më 1943 nga vullnetarë mirditorë.[1] Serafini kaloi një fëmijëri tragjike, ndër vitet 1946-1948 së bashku me të motrën jetuan në jetimore deri kur i mori e gjyshja dhe jetuan me të.[2]
Serafin Fanko studimet e larta i kreu në Akademinë e Arteve në Pragë dhe në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë.
Filmi i tij i parë është "Fije që priten". Më pas shkëlqeu në vitin 1977, me filmin "Gunat mbi tela" ku luante një nga rolet e mbretërisë së Savojës. Vitet e fundit spikati si regjisor dramash.
Mirënjohjet
RedaktoËshtë nderuar me titullin "Artist i Popullit"
Filmografia
Redakto- Emblema e dikurshme (film) - (1976)
- Fije që priten - (1976) .... Klarku
- Shembja e idhujve - (1977) .... Frat Engjëlli
- Gunat mbi tela - (1977) ....
- Ditët që sollën pranverën - (1979)
- Yjet mbi Drin - (1979) .... Lulzimi
- Qortimet e vjeshtës - (1981) .... Profesor Samiu
- Vendimi - (1984) .... Filipi
- Pranvera s'erdhi vetem - (1988) .... Profesori
Referime
Redakto- ^ Juka, Gëzim H. (2018). Shkodranët e 7 prillit dhe të 29 nëntorit. Tiranë: Reklama. fq. 195–196. ISBN 9789928440358.
- ^ Xhahid Bushati (2019). Teatri "Migjeni, kujtesa e një qyteti. Tiranë: Albas. fq. 203. ISBN 9789928300904.