Serbizimi i emrave është serbizimi i emrave të vendeve dhe emrave vetjakë joserbë në disa vende të Ballkanit, por sidomos në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi. Ky serbizim i emrave është pjesë e strategjisë serbe për të zhdukur dhe asimiluar popullatën shqiptare (spastrim etnik), me qëllim pushtimin e tokave shqiptare. Kjo praktikë ka filluar që në Mesjetë, pas dyndjeve sllave dhe gjatë pushtimit osman, të cilin serbët e përdorën për t’i pushtuar vetë tokat shqiptare, dhe ka vazhduar deri në ditët e sotme.

Ky serbizim i emrave ka lidhje me nacionalizmin dhe irredentizmin serb, dhe ka si qëllim frenimin e kulturës shqiptare, duke e dëmtuar rëndë atë.

Serbizimi i emrave në Serbi ka ndodhur në luginën e Preshevës, e cila është e banuar nga shqiptarë; në të gjithë territorin e Kosovës; në juglindjen e Malit të Zi, ku jetojnë shqiptarë; në lindje të Maqedonisë së Veriut, si dhe në Shqipërinë veriore. Kjo ndodh pasi të gjitha territoret e lartpërmendura i ka pasur nën pushtim Serbia përgjatë pjesëve të ndryshme të historisë.

Për të luftuar këtë prishje të kulturës nuk është ndërmarrë asnjë iniciativë domethënëse, qoftë shqiptare apo e huaj. Në fakt, politikat e jashtme dhe të brendshme kanë penguar një mbrojtje shqiptare kundër kësaj shfarosjeje, dhe për më tepër janë akuzuar shqiptarët si shkatërrues kulture, përmes rivendosjes së emrave shqiptarë në toka shqiptare ku banojnë shqiptarë.

Emrat vetjakë

Redakto

Qeveritë serbe përgjatë historisë kanë detyruar banorët vendas të tokave të pushtuara, pra shqiptarët, të ndërrojnë emrat dhe mbiemrat në gjegjëset e tyre në serbisht ose të paktën t’i serbifikojnë, duke i shtuar mbaresa sllave si -iç, -ov, -ski ose ndonjë bashkim i këtyre. Kësisoj në shumë emra serbë historikë dhe bashkëkohorë mund të shquhet rrënja shqipe e emrit, pas heqjes së mbaresave sllave. Një shembull bashkëkohor është mbiemri i tenistit serb Novak Gjokoviç: pas heqjes së mbaresës -oviç dallohet rrënja gjok, që vjen nga fjala gjak. Të njëjtën rrënjë ka edhe emri i qytetit të Gjakovës, pas heqjes së mbaresës -ov. Ka me mijëra shembuj të tjerë që tregojnë të njëjtën dukuri.

Emrat e vendeve

Redakto

Praktikisht çdo rajon, qytet apo fshat i pushtuar nga serbët ka marrë emërtim serb. Edhe ata emra vendesh që sot janë në shqip, janë pasojë e iniciativave shqiptare bashkëkohore.

Shih edhe

Redakto

Referimet

Redakto
  • "Toponimet serbe në Kosovë / Emrat e qyteteve dhe fshatrave që duhen zëvendësuar". Top Channel. 9 korrik 2019.
  • Berisha, Bekim (30 janar 2024). "Ndryshimi i Emrave/Mbiemrave AraboSërboTurk". Fjala e Lirë (Fjala.info).
  • Latifi, Petrit (6 shtator 2023). "Serbianisation (Serbification or Serbisation) of Albanian names in Kosovo" [Serbianizimi (Serbifikimi apo Serbizimi) i emrave shqiptarë në Kosovë]. Balkan Academia (në anglisht).
  • Bardhi, Besnik R. (qershor 2002). "HISTORIA MËSOHET PËR T'U MOS PËRSËRITUR MË KURRË". Pasqyra. Nr. 65. Pasqyra (publikuar 1 korrik 2002). Arkivuar nga origjinali më 31 gusht 2002.