Angjelina Araniti
Angjelina Araniti Komneni (l. shek. XV, Berat - v. 30 korrik 1520, Krushedoli; shqip: Angjelina Arianit Komneni, Shën Angjelina, Shën Angjelina e Krujës (?), Shën Angjelina e Arbërisë, serbisht: Angelina Branković, Мати Ангелина, Ангелина Бранковић, Shën Angjelina e Serbisë) ishte një despoteshë e shekullit XV, bashkëshortja e despotit serb Stefan Brankoviq. Ajo rridhte nga një familje fisnike shqiptare dhe ishte kunatë e Skënderbeut. Për jetën e saj të devotshme ajo është shpallur shenjtore dhe nderohet si e tillë nga Kisha ortodokse serbe.
Jeta
RedaktoAngjelina Aranit Komneni u lind në Berat, në kohën kur shumica e shqiptarëve ishin të krishterë ortodoksë[1] dhe ishte bija e gjashtë e fisnikut Gjergj Arianit Komneni.[2] Angjelina ishte e motra e Donika Kastriotit, e cila ishte gruaja e Gjergj Kastrioti Skënderbeut.[3] Angjelina u martua me udhëheqësin serb Stefan Brankoviq (afro. 1460—1461) në Shkodër,[4] të birin e despotit serb Gjuragj Brankoviq (afro. 1427—1456).[5][6]
Njohja e saj me Stefanin e verbër, djalin e Despotit të Sërbisë, ndodhi më 1460 kur ai erdhi për vizitë tek Skënderbeu.
Angjelina dhe Stefani patën dy djem Gjergjin (Maksim) e Joanin[4] dhe dy (ose tre) vajza Maria, Milica (e ndoshta dhe Irena). Zonja Angjelina dhe despoti Brankoviq u larguan për në territoret e Lidhjes së Lezhës dhe më pas në Friuli, Itali, kur Despotati serb dhe territoret e Lidhjes u pushtuan nga Perandoria Osmane.[3] Territori i despotatit që nga viti 1459 ishte nën pushtimin osman.
Stefan Stefan Brankoviq vdiq në vitin 1476. Në vitin 1485, me shpalljen e të birit, Gjergjit, despot titullar i Despotatit serb në ekzil Angjelina shkoi në Mbretërinë e Hungarisë. Me vete mori edhe eshtrat e të shoqit. Mbreti hungarez Mateja i jep në pronësi qytetin dhe pasurinë e Kupinovës në Vojvodinë. Duke parë se ajo vetë nuk ishte në gjendje të mbante të gjithë manastiret, i shkruan një letër prekëse Princit të Madh të Moskës, Vasilit III Ivanoviq:
Pushteti tonë po i vjen fundi, ndërsa tëndi sa vjen e rritet. Prandaj edhe të marresh përsipër detyren tonë për tu përkujdesur e ndihmuar Kishat edhe manastiret e shenjta, të ngritura prej të parëve tuaj të pershpirtshem edhe të mitë.
— Letër e Angjelinës drejtuar Princit të Moskës, Vasilit III Ivanoviq
Me ndihmat që dërgoi Vasili III, Angjelina ndërtoi Manastirin e Krushedolit dhe disa manastire të tjerë. Besohet se ndërtimi i këtij manastiri filloi në vitin 1509. Më vonë Angjelina u bë murgeshë në Manastirin e Krushedolit, në malin Frushka Gora, Syrmia, ku edhe vdiq në fillim të shek. XVI.[3] Eshtrat e saj u ruajtën në këtë manastir. Më 1716, kur turqit u vunë zjarrin këtyre kishave dhe manastireve, murgeshat arritën ta shpëtojnë vetëm një pjesë të eshtrave të Shën-Angjelinës, dorën e majtë, që sot e kësaj dite ruhet në kivotin e kishës së Manastirit të Krushedolit.[4]
Ajo nderohet si shenjtore nga Kisha ortodokse serbe me emrin Shën Angjelina e Serbisë dhe dita e saj festohet më 30 korrik dhe më 10 dhjetor.[3][5] Kulti i saj dhe i bashkëshortit të saj Stefanit si shenjtorë, u ngritën për shkak të jetës së vuajtur që kaluan. Angjelina gjatë gjithë jetës u përpoq të ndihmojë të varfërit. Ajo shkroi një hagiografi të njohur si Hagiografia e Nënë Angjelinës (serbisht: Житије мајке Ангелине).
Mirënjohje
RedaktoKisha ortodokse serbe e ka shpallur Angjelinën shenjtore dhe kremton diten e saj më 12 gusht/30 korrik dhe 23/10 dhjetor. Shumë kisha të tjera në Serbi mbajnë ikona ose emrin e saj. Manastiri në Prats-de-Mollo-la-Preste, Francë mban një statujë të Angjelinës. Rrethanat se si është vendosur një statujë ortodokse në një manastirn katolik ende nuk dihen. Në Beograd një rrugë mban emrin majke Angeline (serbisht: Мати Ангелина) 44°47′18″N 20°31′09″E / 44.788308°N 20.519146°E.
Literatura
Redakto- Artikuj gazete
- Artikulli Shën Angjelina Shqiptare, e bija e Arianit Komnenit : Historia e princeshës shqiptare, që ngriti Manastirin e Krushedolit në Serbi Republika. - nr. 268, 11 nëntor, 2001, faqe. 21
- Artikulli Shenjtore shqiptare në Manastirin Kushedol të Vojvodinës : Shën Angjelina Shqiptare Gazeta 55. - Nr. 200, 24 gusht, 2002, f. 16
- Dokumente dhe libra
- Elsie, Robert (2000). A dictionary of Albanian religion, mythology and folk culture. New York University Press. fq. 9. ISBN 0-8147-2214-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Slobodan Mileusnić: Serbët e shenjtë (serbisht: Свети Срби/Sveti Srbi) , Novi Sad 2000
Lidhje të jashtme
Redakto- Commons: Shën Angjelina – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
- Radovan Pilipović. "Sremski Brankovici" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 maj 2013. Marrë më 2013-02-17.
Referime
Redakto- ^ "Lives of the Serbian Saints, by Voyeslav Yanich". Arkivuar nga origjinali më 27 prill 2014. Marrë më 5 prill 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Musachi, John (1515). "John Musachi: Brief Chronicle on the Descendants of our Musachi Dynasty" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 10 shtator 2010. Marrë më 3 tetor 2010.
- ^ a b c d Elsie, Robert (2000). A dictionary of Albanian religion, mythology and folk culture. New York University Press. fq. 9. ISBN 0-8147-2214-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Pirro Prifti (31 dhjetor 2010). "Shënjtorja Ortodokse Shqiptare Angjelina Araniti (Komneni), dhe Kisha Ortodokse Shqiptare". Marrë më 5 prill 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "St. Angelina of Serbia". Arkivuar nga origjinali më 15 prill 2013. Marrë më 5 prill 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Saint Angelina of Serbia". Arkivuar nga origjinali më 15 prill 2013. Marrë më 5 prill 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)