Pjetër Damiani
(Përcjellë nga Shën Pjetër Damiani)
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Shën Pjetër Damiani | |
---|---|
Kardinal, Doktor i kishës | |
Lindi | 1007 në Ravena, Itali |
Vdiq | 21 shkurt, 1072 në Faenca, Itali |
Nderohet nga | Kisha katolike romake |
Shenjtërimi | 14 mars,1058 nga Papa Stefani X. |
Shpallur doktor kishe | 1828 nga Papa Leoni XII |
Festa | 21 shkurt |
Shenjat | paraqitet si një kardinal i veshur si murg shtetgtar me një brerore, kësulë peshkopi, penë, shkop, dhe dekret papnor . |
Shenjt mbrojtës | kundër dhimbjeve të kokës |
Shën Pjetër Damiani (lat. Petrus de Honestis dhe Petrus Damianus) (1007, Ravena Itali - 21/22 shkurt, Faenca, Itali) ishte një murg katolik e më vonë peshkop dhe kardinal i kishës katolike, e cila e nderon atë si shenjt dhe e ka shpallur mësues të saj në vtin 1823.
Jeta
RedaktoPjetër Damiani ishte një reformator dhe moralist i kishës së kohës së tij, autor shkrimesh të rëndësishme liturgjike, teologjike dhe morale.
Emrin Damianus ose Damiani e mori prej vëllait të tij më të madh Damianus, i cili u kujdes për të në vegjëlinë e tij. Pjetri studio artet e lira dhe drejtësi në Ravena, Faenca dhe Parma, dhe fitoi famë si mësues i retorikës.