Shërbimi Gjeologjik Shqiptar

(Përcjellë nga Shërbimit Gjeologjik Shqiptar)
This is the stable version, checked on 7 gusht 2021. 12 pending changes await review.

Shërbimi Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH) është institucion publik i financuar nga buxheti i shtetit i cili ka për qëllim grumbullimin dhe studimin e të dhënave në territorin e Republikës së Shqipërisë në fushën e gjeoshkencave.

Shërbimi Gjeologjik Shqiptar
Formuar mëMars 1922
LlojiAgjenci qeveritare
SeliaTirana
Drejtori i Përgjithshëm
Viktor Doda
Organizata amë
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë
Faqja në internetwww.gsa.gov.al

Historia

Redakto
 
Pamje e Drejtorisë së Përgjithshme të SHGJSH.
Foto: Sokol Marku

Studimet gjeologjike në Shqipëri kanë filluar që në shekullin e 19-të, nga gjeologë të huaj, kryesisht francezë, austriakë e italianë.

Ndër më të shquarit mund të përmendim Franz Baron von Nopsca (hungarez), Ernst Nowack (çeko-austriak), Herman Wetters (austriak) Stanisllav Zuber (Polak), A. Marteli (italian), Jaques Bourcard (francez). Të gjithë këta hartuan harta gjeologjike të shqipërisë në shkallë të ndryshme

Në mënyrë të organizuar, studimi gjeologjik i Shqipërisë filloi në vitin 1922, me krijimin e Zyrës Gjeologjike e cila ka një aktivitet të dokumentuar deri në vitin 1929.

Më pas rinisin studimet me krijimin e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar në vitin 1952, institucion i cili e mbajti këtë emër deri në vitin 1992 kur u shndërruan në GjeoAlba Sh.a., por edhe kjo strukturë u reformua përsëri me ligjin Ligjin Nr. 8366 për SHGJSH, me të cilin, institucioni, përsëri u njoh me emërtimin tradicional. Sot Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, ka kaluar nëpërmjet një sërë reformimesh, të cilat synojnë të krijojnë një strukturë sa më të aftë e moderne, që ti përshatet sa më mirë nevojave aktuale. Prej datës 1 prill 2007 Shërbimi Gjeologjik Shqiptar është anëtar i EuroGeoSurveys, Shoqatës së Shërbimeve Gjeologjike Europiane.

 
Harta Gjeologjike e Shqipërise, shk. 1:200 000, viti 2002

Gjatë kësaj periudhe janë prodhuar një sërë hartash, shumica e të cilave të pabotuara. Ndër hartat e botuara mund të përmendim

  • Harta Gjeologjike e Shqipërisë shkalla 1:200 000, viti 1929 (Nga Ernst Nowack)
  • Harta Gjeologjike e Shqipërisë shkalla 1:200 000, viti 1957 (E.A. Stankeev. Z. A. Mishunina dhe E. A. Ivanova)
  • Harta Gjeologjike e Shqipërisë shkalla 1:200 000, viti 1967 (Teki Biçoku etj.)
  • Harta Gjeologjike e e RPSSH të Shqipërisë shkalla 1:200 000, viti 1983 (Grup Autorësh)
  • Harta Gjeologjike Shqipërisë shkalla 1:200 000, viti 2002 (koordinatorë Abedin Xhomo etj.)

Po kështu në shkallë 1:200 000 janë publikuar edhe Harta Hidrogjeologjike e Shqipërisë, Harta Tektonike e Shqipërisë, Harta Metalogjenike e Shqipërisë.

Të gjitha këto janë përmbledhje e rëndësishme e punës dhjetëravjeçare të kryer nga gjeologët shqiptarë dhe përbëjnë një kontribut të rëndësishëm në fushën e gjeoskencave ne nivel kombëtar e ndërkombëtar.

Drejtori i Pergjithshem

Redakto

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, kryen drejtimin administrativ të këtij institucioni. Ai është person me autoritet shkencor dhe me përvojë pune në Shërbimin Gjeologjik Shqiptar.

Aktualisht Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar është Dr. Viktor Doda . Ai e mban këtë post që prej fundit të vitit 2013.

Drejtuesi i parë i Zyrës Gjeologjike themeluar nga shteti shqiptar më 1922 ishte Dr. Ernst Nowack (në periudhën 1922-1929), ndërsa Drejtori i parë i përgjithshëm i institucionit të emërtuar Shërbimi Gjeologjik Shqiptar ishte Prof. Zihni Sinojmeri (periudha 1952-1955)

Më poshtë, jepet një renditje të Drejtorëve të Përgjithshëm në një rend zbritës kohor:

  • Dr.Viktor Doda (Drejtor i Pergjithshem Aktual )
  • Dr. Halim Dariu (2013)
  • Prof. Dr. Adil Neziraj (2006-2013)
  • Dr. Hamdi Beshku (2001-2006)
  • Prof. Dr Mehmet Zaçaj (1997-2001)
  • Vasil Grillo (1992-1997)
  • Ndoc Uci (1991-1992)
  • Halil Hallaçi (1987-1991)
  • Haki Caslli (1982-1987)
  • Ramadan Vladi (1974-1982)
  • Akad. Prof. Dr.Teki Biçoku (1965-1974)
  • Zenel Hamiti (1960-1965)
  • Xhaferr Spahiu (1957-1959)
  • Zenel Hamiti (1955-1965)
  • Prof. Zihni Sinoimeri (1952-1955)
  • Dr.Ernst Nowack (1922-1929)

Funksionimi

Redakto

Nga drejtoritë e SHGJSH të cilat funksionojnë sipas strukturës organizative të miratuar, kryhet studimi i gjeologjisë, burimeve ujore, minerale, kryhen analiza të ndryshme në laboratorët e tij, etj. Drejtoritë janë të vendosura në Tiranë dhe në rrethe.

Vendodhja dhe organizimi i struktures

Redakto

Drejtoria e Përgjithëshme e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar ka qenë i vendosur në Tiranë, në adresën Rruga e Kavajës, Nr 153.Ndërsa në vitin 2015 është transferuar në adresën: Rruga "Myslym Keta" Ish-Instituti Gjeografik i Ushtrisë Tiranë. Albania

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto