Shadan bej Toptani
Shadan bej Toptani (Konja, 25 shtator 1903 - Tiranë, 10 tetor 1979) ka qenë skenograf shqiptar.
Biografia
RedaktoU lind në Konja, një nga 9 djemtë e Murat bej Toptanit dhe Asije hanëmit të Mehmet bej Frashërit.[1] Në Turqi lindën pjesa më e madhe e fëmijëve të Muratit, i internuar asokohe në Anadoll nga Turqia për shkak të aktivitetit të tij patriotik.
Shadani kreu shkollën fillore në vendlindje, shkoi në kolegj në Austri dhe për 13 vjet në Itali, së pari në San Demetrio Korona të Kozencës dhe më pas në Akademinë e Arteve të Bukura në “Brera” në Milano, ku studioi arkitekturë dhe dy vjet specializim për skenografi pranë kësaj akademie. Para se të fillonte punë në Teatrin e Operas dhe Baletit ai bashkë me të vëllanë, Enver Toptanin, ka realizuar dekoret e filmit "Skënderbeu". Pas daljes në pension në vitin 1967, vite më vonë kthehet në punë për realizimin e bokaskenave në disa shtëpi kulture në qytetet e Përmetit, Pogradecit, Shkodrës, Peshkopisë, Tiranës, Bajram Currit, ku ka qenë edhe puna e tij e fundit, pas së cilës u sëmur dhe u shtrua në spital.
Referime
Redakto- ^ Vrioni, Holta (2020). "Publikja dhe privatja në Sarajin e Beut: skica të selamllëkut dhe haremit". Përpjekja. XXI (36–37): 117.