Shefqet Ndroqi mban titullin shkencor Profesor dhe Doktor, mjek ftiziatër, kirurg, drejtues i lartë dhe organizues i sistemit shëndetsor të Sanatoriumit të Tiranës ose Spitalit Universitar të Sëmundjeve të Mushkërive pas Luftës së Dytë Botërore, është lindur në 21 Mars 1912 në Tiranë dhe ndërroi jetë 23 shkurt 2001. Doktor Shefqet Ndroqi njihet ndryshe si babai i Pneumologjia shqiptare.

Vepra profesionale

Redakto
  • 1945 - 1990 Personalitet i Mjekësisë shqiptare merita e Prof. Ndroqit mbetet organizimi i luftës dhe minimizimit të sëmundjes së tuberkulozit. Strategjia dhe taktia e të cilit iu përshtat kushteve specifike të Shqipërisë, nivelit të ulët ekonomik e kulturor ishin po aq shkencore dhe origjinale. Fortësoi profilaksinë në dispanseritë, që nga kartoteka, diagnostifikimi, kurimi ambulator e vaksinimi deri tek depistimet fluorografike.
  • Dr.Ndroqi praktikoi kurimin rigoroz në sanatorium në të gjitha hapat deri në shërimin e të sëmurëve. Praktika e tij rezultoi e vlerësuar nga specialistët italianë e francezë të shëndetsisë në kohët problematike në Evropë dhe Afrikë. Mortaliteti zbriti në mënyrë të ndjeshme duke ndikuar në rritjen e jetëgjatësisë së popullatës shqiptare.

Vlerësime

Redakto
  • Dr. Shefqet Ndroqi është dekoruar me dy Urdhra Pune
  • Urdhri "Naim Frashëri" të klasit të Parë
  • Mësues i Popullit
  • 1999 Qytetar Nderi i Tiranës nga Bashkia e Tiranës.
  • Nderuar me medaljen Kalorës i Urdhrit të Palmës AkademikeFrancës.
  • Propozuar për titullin e lartë të Legjioni i Nderit.
  • Kryetar Nderi i Shoqatës Tirana.
  • Si shkencëtar dhe humanist për figurën e ndritur dhe punën e pakrahasueshme përkrah kolegut Prof. Hektor Çoçoli spitalit universitar të sëmundjeve të mushkërive në Sauk të Tiranës u emërtua Shefqet Ndroqi së bashku me vendosjen e bustit para institucionit.

Lidhje të jashtme

Redakto