Sheh Sulejman Axhiza Baba, themelues dhe perhapes i tarikatit ne pergjithsi por vecanerishte i Tarikatit SAADI ne Gadishullin Ilirik, apo Rumeline e atehershme ose ne Ballkanin e sotem dhe me gjere.

I biri i Ahmet Pashe Bushatliut, lindur ne Shkoder me 1537. Shkollimet e para i mori ne Medrese kurse ne Stamboll ka studiuar per Filozofi dhe sociologji. Duke pare pergaditjen dhe perkushtimin e tije e caktuan imam ne Xhamine e Oborrit Perandorak. Ne Stamboll i linden te tre djemt e tij, Danjolli, Litfullahu dhe Abdylvehabi. Me vone sherbeu dhe si Sekrektar ne administraten e Perandorise Osmane. Mirepo me gjithe pozitat qe posedonte, ate e terhiqte rruga e besimit, dhe e misticizmit. Keshtu vendosi qe te ndjek rrugen e tarikatit, duke udhetuar drejt Damaskut, ne Teqen e Saadive ku sherbente Sheh Ibrahimi, aty qendroi deri sa mori Hilafetnamen (dekretimin per poziten Sheh) dhe me pastaj mori obligimet e tjera hyjnore per shperndarjen e Tarikatit Saadi ne Rumeli dhe me gjere. bashke me shokun e tij , me te cilin kishin shkuar bashke ne Damask, Sheh Jahja Efendiun u nisen per ne mision te shenjt te perhapjes se rruges se Ehlibejtit. Sheh Sulejmani ne Rumeli e Sheh Jahjaja ne Anadoll.

Rrapi i mbjellur nga Axhiza Baba, sot ndodhet edhe Tyrbja apo vendpushimi i tij, ne Prizren

Axhiza Baba

Redakto

Neper Rrugen Via Egnatia te kohes, Sheh Sulejman Bushatliu (Axhiza Baba) mberriti ne Gjakove, dhe pas shume perpjekjeve e kundershtimeve filloi ndertimin e Teqes se Madhe te Saadive ne vitin 1582 dhe me vone ne Prizren ne vitin 1608 ne Marash Hisar.

Me qen se Tarikati Saadi kishte disa degezime te ndryshme, Sheh Sulejmani percaktohet per Kollin Harabati, dhe nga kjo vetes i dha epitetin Axhiz, qe do te thote "i vogel, i urte, modest, i perkulur, qe kerkon meshire nga i madhi Zot, ose nje njeri qe e ndjen veten te pafuqishem para te madhit Zot".

Sot Tyrbja e Sheh Sulejman Axhiza Babes gjindet ne Prizren, vendi ku ishte edhe Teqja, por qe u konfiskua dhe u rrenua nga regjimi serbo-sllave mbas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore.

Perkujdesjen per Tyrben dhe Teqen qe eshte ne rindertim e ben familja e tij gjenetike, brezat e dala nder shekuj me rradhe nga barku i misionarit mistik, shqiptarit Sheh Sulejman Axhiza Baba.

Shikoni dhe

Redakto

Referimet

Redakto