Shkelja e kurorës përkufizohet nga etnologjia dhe antropologjia si kryerja e marrëdhënieve jashtë-martesore që nuk tolerohen nga shoqëria.

Damkosja publikisht e një çifti në Japoni të dënuar për shkelje kurore

Sidomos në shoqëritë me sisteme shoqërore patrilineare shkelja e kurorës nëpërmjet gruas ndëshkohet rreptësisht. Ndërsa në shoqëritë matrilineare, në të cilat atësisë biologjike nuk i kushtohet shumë rëndësi, shkelja e kurorës vlen në përgjithësi si shkelje penale e vogël.

Brenda të njëjtës shoqëri mund të gjenden për shkeljen e kurorës koncepte të ndryshme nga njëri-tjetri që madje pjesërisht përjashtojnë njëri-tjetrin. Megjithë ndëshkimet shpesh tepër të rënda shkelja e kurorës ndodh në të gjitha shoqëritë e analizuara nga antropologjia edhe pse monogamia është në to normë.[1]

Gjendja ligjore

Redakto

Shtetet e Bashkimit Evropian

Redakto

Në shtator 2010 Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg dha vendim që shkelja e kurorës nuk paraqet as për punonjësit e kishave sipas së drejtës së punës arsye për pushim nga puna.[2]

Në Gjermani shkelja e kurorës vlen sipas të drejtës civile si veprim i palejueshëm dhe si shkelje e detyrimeve që dalin nga martesa ndaj bashkësisë martesore (§ 1353 paragrafi 1 f. 2 i kodit civil) [3]. Megjithatë prej 1 shtatorit 1969 si pasojë e reformës së kodit penal shkelja e kurorës nuk sanksionohet më penalisht. Gjithashtu prej 1 korrikut 1977 (ligji i reformimit të të drejtës martesore dhe familjare) shkelja e kurorës nuk vlen më si arsye e mjaftueshme për ndarje por si tronditje e marrëdhënieve martesore.

Në kodin penal të Zvicrës dhe Austrisë shkelja e kurorës nuk përmendet më.

Filipinet

Redakto

Filipinet (si rasti i një vendi jo-islamik) shkelja e kurorës dënohet gjithashtu nga ligji. Ndarjet lejohen sipas kushtetutës vetëm për pakicën myslimane.[4]

Shkelja e kurorës në kulturat e ndryshme

Redakto

Në Greqinë e lashtë

Redakto

Athinën e lashtë burri i tradhtuar ka pasur të drejtë ta vriste gruan e tij si dhe ta ndëshkonte mashkullin tjetër si të donte duke u lejuar ta vriste ose ta gjymtonte atë.

Ekzistojnë rrëfime rastesh kur mashkullit i prisnin organin gjenital ose hundën dhe ndonjëherë i fusnin edhe kokën e një qefulli ose një rrepë[5]anus.

Në Romën e lashtë prej vitit 18 para Kr. dhe në jurisprudencën romake të trashëguar në Evropë

Redakto

të drejtën romake vlente prej vitit 18 para Kr. lex Iulia de adulteriis, ligji i nxjerrë në kohën e sundimit të Augustit, i cili nga ana e tij përcaktonte dhe kodifikonte norma më të vjetra të vetëdrejtësisë. Nëpërmjet këtij lex-i (lexo: leks) hiqej nga dora e familjes së prekur një pjesë e rëndësishme e konstatimit të shkeljes së kurorës dhe e ndëshkimit të fajtorëve duke e trajtuar atë nëpërmjet organeve publike. Ky ligj është plotësuar në Perandorinë Romake dhe më vonë në atë Bizantine nëpërmjet dekreteve të shekujve të 2-të deri të 6-të. Në këtë formë të plotësuar ai gjendet në Corpus Iuris Civilis dhe ka ushtruar ndikim tek e drejta martesore në Evropë deri në Kohën e Re.

Në bazë të tij burri ishte shumë në avantazh ndaj gruas. Ai kishte të drejtë që nën kushte të caktuara të ngrinte publikisht padi për shkelje kurore kundra gruas së tij. Në të kundërt gruaja nuk kishte të drejtë ta bënte këtë. Kur i ati vajzën e tij, e cila banonte akoma në shtëpinë e tij, e zinte në flagrancë, ai kishte të drejtë ta vriste atë dhe shkelësin e kurorës pa u dënuar vetë. Bashkëshorti në fillim nuk e kishte këtë të drejtë. Por një ligj i perandorisë së kohës së vonë i garantonte edhe atij mosdënimin në rast se shkelësin e kurorës e vriste duke e zënë në flagrancë. Megjithatë kjo u kufizua përsëri në një ligj bizantin të vitit 542.

Si ndëshkim për shkelje kurore parashikohej dënimi me vdekje me anë të shpatës. Por meqenëse një radhë ligjesh të tjera i ndalonte shkelëses së kurorës çdo bashkëjetesë tjetër martesore, këto norma kishin kuptim vetëm kur gruaja vazhdonte të ishte gjallë për një kohë të gjatë. Nga kjo del se ky ndëshkim i rëndë as për të dënuarit nuk ka gjetur gjithmonë zbatim. Gjithashtu për shkak të kushteve shumë kufizuese procesuale dhe shumë fakteve përjashtuese, duhet të ketë qenë një numër shumë i vogël i shkeljeve të kurorës vërtetë objekt procesesh gjyqësore.

Në jurisprudencën romake të vonë ndarja lejohej duke u kufizuar brenda shkaqeve që çonin në të. Në ligjin e ndarjes të kohës së sundimit të Theodosius-it (viti 449), shkak për ndarje nuk ishte vetëm shkelja e kurorës nga ana e gruas por edhe ajo nga ana e burrit. Më në veçanti ka pasur pabarazi të tjera në dëm të gruas.

Në të drejtën e vonë të Evropës jugore dhe qendrore e drejta romake për shkeljen e kurorës e trashëguar nëpërmjet doktrinës së të drejtës penale italiane ka mbajtur në këmbë një traditë pabarazie për shekuj me radhë. Të ndikuara nga ajo kanë qenë psh. neni 145 i Bambergensis-it gjermanojugor dhe deri neni 229, 230 i Code Civil dhe neni 324 II, 337, 339 i Code Pénal francez. Sipas këtyre normave të fundit të realizuara nën ndikimin personalisht të Napoleonit shkelja e kurorës vlente gjithmonë si arsye për ndarje. Shkelja e kurorës nga ana e burrit çonte në ndarje vetëm në rast se ai e mbante konkubinën e tij në banesën martesore. Penalisht dënohej më rëndë shkelja e kurorës nga gruaja se sa ajo nga burri. Bashkëshorti, i cili vriste në vend gruan e tij ose dashnorin e saj të zënë në banesën martesore, nuk dënohej për këtë. Për bashkëshorten, e cila zinte bashkëshortin e saj, nuk ekzistonte ky privilegj penal.

Në të kundërt të kësaj tradite gjendet tradita e barazisë, e cila bazohet në të drejtën kanonike që në disa pjesë të Evropës qëndrore është përfshirë psh. në nenin 120 të kodit carolina të vitit 1532.

Në judaizëm

Redakto

Tradita çifute e Dhjatës së Vjetër e koncepton shkeljen e kurorës si hyrje nga jashtë në një bashkësi të stabilizuar martesore. Prandaj sipas saj një burrë nuk mund të jetë shkelës i kurorës së vet pasi si shkelje kurore vlen vetëm marrëdhënia seksuale e një gruaje të martuar ose të fejuar me një burrë tjetër. Në këtë rast dënohen të dy veç sa njëri dhe tjetri.

Sipas Ligjit të Përtërirë, kapitulli 22, vargu 22 ndëshkimi për shkelje kurore që ndalohej nga Urdhëresa e Gjashtë ka qenë vrasja me gurë si për burrin e përzier në martesë ashtu edhe për gruan tradhtare. Ndërsa sipas Levitikut shkelja e kurorës dënohej vetëm kur në rastin e burrit të tradhtuar bëhej fjalë për një të njohur të afërm (Lev. 20,10). Prandaj edhe rasti i Davidit nuk çoi në vrasje me gurë por vetëm në skandal pasi Uriah ishte një hitit. Por në praktikë është bërë shpesh vetëm ndarje : burri e përzente gruan duke u martuar me një tjetër ose ai ndahej për shkak të shkeljes së kurorës nga ana e gruas.

 
Jan Massys - Davidi dhe Bath-Sheba, 1562

Dhjata e Vjetër flet për historinë e mbretit David, i cili lë me barrë Bath-Sheban e martuar ndërsa bashkëshorti i saj Uriah-u është në luftë. Për të fshehur shkeljen e kurorës ai përpiqet t'ia veshë fëmijën bashkëshortit duke e dërguar atë me pushim nga fronti në shtëpi tek bashkëshortja. Uriah-u nuk pranon të shtrihet me gruan për shkak solidariteti me bashkëluftëtarët që qëndruan në luftë. Si përfundim ai e vendos atë në radhën e parë të frontit, ku ai vritet. Davidi martohet me Bath-Sheban por akuzohet ashpër nga profeti Natan (2 Sam kapitulli 11 dhe 12) dhe detyrohet të pendohet; fëmija vdes pak pas lindjes. Por martesa ndërmjet Davidit dhe Bath-Shebas nuk prishet, fëmija tjetër është Salomoni, i cili pason më vonë në fron Davidin me pëlqimin e Natanit.

Në kohën e tempullit të dytë femrat mbaheshin si shkak potencial për shkelje kurore. Farisenjtë për shembull kishin kujdes që të mos i preknin femrat, disa madje të mos i shohin ato.

Shkelja e kurorës hapur si për shembull marrëdhënia ndërmjet Herodit dhe Herodiadës konsiderohej si skandal nga hebrenjtë besimtarë të kohës së tempullit të dytë.

Në kristianizëm

Redakto
 
Henri Lerambert[6]: Jezusi dhe shkelësja e kurorës. Fundi i shek. të 16-të

ungjillin e Gjonit 8,2–11 (të ashtuquajturën pericope adulterae, e cila ndoshta nuk ka qenë pjesë e ungjillit origjinal të Gjonit) pyetet Jezusi në lidhje me një grua të zënë në flagrancë për shkelje kurore, nëse a duhet vrarë ajo me gurë. Një jo do të binte në kundërshtim me ligjet e Moisiut, një po po ashtu sepse sipas librit të 5-të të Moisiut 22,24 duheshin vrarë gruaja dhe burri bashkë. Jezusi u përgjigj: „Ai prej jush që është pa mëkate le ta hedhë i pari gurin mbi të.“ Pas kësaj paditësit largohen ndërsa Jezusi i thotë asaj gruaje: „As unë nuk të dënoj. Prej këtej e tutje mos bëj më mëkate.“

ugjillin e Markut 10,2-12 Jezusi thotë publikisht se shkurorëzimi, ndarja e një martese, nuk është në vullnetin e zotit për krijimin duke e shpjeguar më pas më qartë se çdo ndarje është në të vërtetë një shkelje kurore. Pasazhi përkatës i ungjillit të Mateut e dënon ndarjen "me përjashtim për imoralitet". Në ungjillin sipas Meteut 5,27-32 thuhet: „Ju e keni dëgjuar se është thënë: „Mos shkel kurorën“. Ndërsa unë ju them: kush e sheh një grua edhe vetëm lakmueshëm, ka bërë në zemër shkelje kurore me të. Është thënë po ashtu: „Kush e lë gruan e tij, duhet t'i japë asaj letrën e ndarjes“. Ndërsa unë ju them: „Kush e lë gruan edhe pse ajo nuk ka qenë imorale, e bën atë të shkelë kurorën; dhe kush martohet me një grua të ndarë, bën shkelje kurore“.

 
Jules Arsène Garnier: Tortura e shkelësve të kurorës, 1876

Nga kisha katolike shkelja e vazhdueshme e kurorës shihet si mëkat i rëndë, i cili çon ndër të tjera në përjashtim nga marrja e sakramentevekungatës. Ky përjashtim mund të anullohet me anë të pajtimit me zotin nëpërmjet pendesës, gjë që në këtë rast kërkon njëkohësisht prerjen e marrëdhënieve kurorëshkelëse. Për të ndarët e rimartuar lejohet bashkëjetesa si „vëlla dhe motër“, pra pa marrëdhënie seksuale. Kishat ortodokse të lindjes e dënojnë po ashtu ashpër shkeljen e kurorës por u lejojnë të shkurorëzuarve të rimartohen edhe një ose dy herë por veç këto martesa kryhen, ndryshe nga martesa e parë, sipas një riti tjetër, ku më tepër se karakteri festiv theksohet ai pendues.

Detyrimi i ndërsjelltë për besnikëri në martesë pranohet deri sot njëzëri nga të gjitha kishat kristiane. Ndryshime bëhen gjatë vlerësimit të shkallës së peshës të shkeljes së këtij detyrimi dhe të rregullave që vlejnë në këtë rast. Këto sot ndryshojnë më pak sipas konfesionit (sektit) se sa sipas pikëpamjeve konservative ose liberale pavarësisht nga konfesioni. Kështu psh. qëndrimi i katolikëve konservativë është ngjashëm me evangelikalët ; po ashtu qëndrimi i katolikëve liberalë me atë të protestantëve liberalë.

Koncili i Trentos në mbledhjen e tij të 24-t të vitit 1563 i përjashtoi nga kisha ata që hidhnin poshtë parimisht mundësinë për t'u rimartuar në rast shkeljeje kurore, por gjë që nga ana tjetër nuk do të thotë se kisha i lejonte në të vërtetë rimartesat e të ndarëve (në rat se bashkëshortët e tyre ishin ende gjallë).

Në fenë islame

Redakto

Artikulli kryesor: Zina

Në disa vende, ku feja islame është fe shtetërore, sidomos kur atje drejtësia mbizotërohet nga sharia, shkelësit e kurorës i presin pjesërisht ndëshkime drakonike (tepër të rënda) (psh. në Iran, Sudan, në Jemen, në Mauritani). Në rast shkeljeje kurore (pavarësisht nëse nga ana e burrit apo e gruas) zbatohet dënimi me vdekje me anë të vrasjes me gurë. Personi që ndëshkohet, ose groposet deri në gjoks në tokë, ose në këmbë duke u rrethuar. Është e përcaktuar saktësisht se ç'madhësi duhet të kenë gurët në mënyrë që vdekja të mos vijë që me goditjen e parë. Vrasja me gurë praktikohet në Sudan dhe në Nigeri. Për të dhënë këtë dënim duhen e pakta katër dëshmitarë ose të pandehurit duhet të pranojnë duke pohuar katër herë.

Megjithatë në shumë vende me karakter islamik shkelja e kurorës është sot e padënueshme, si psh. në Turqi, Egjipt, Katar, Bahrain, Tunizi, Jordani, në Territoret Autonome Palestineze ose në Indonezi.

Duhet përmendur gjithashtu se në të gjithë kuranin nuk thuhet asgjë për vrasjen e njeriut me gurë. Në të thuhet se shkelësja dhe shkelësi i kurorës duhen ndëshkuar me nga 100 rrahje me fshikull:

Femrën dhe mashkullin që janë fajtorë për shkelje kurore fshikulloini me një qind të rrahura.

— Sure 24, vargu 2

Në fenë islame është shkelje e rëndë kur dikush akuzohet me të padrejtë për imoralitet.

Dhe ata që shpifin për gratë e urta por nuk sjellin dot katër dëshmitarë fshikulloini me tetëdhjetë rrahje dhe mos i lini thëniet e tyrë të vlejnë kurrë.

— Sure 24, vargu 5

Shih edhe: Vargu i vrasjes me gurë

Shkelja e kurorës në veprat letrare

Redakto

Shkelëset ndoshta më të famëshme të letërsisë botërore janë Ana Karenina (Leon Tolstoi), Effi Briest (Theodor Fontane) dhe Emma-Luise Bovary (Gustave Flaubert).

Shkelja e kurorës në shoqërinë e sotme

Redakto

Në shumicën e të drejtave të martesës në Evropë shkelja e kurorës vazhdon të vlejë si shkelje kontrate pasi bashkëshortët janë të detyruar të jenë besnikë ndaj njëri-tjetrit. Në shumë vende shkelja e kurorës nuk është më vepër penale. Megjithatë në jurisprudencën e disa vendeve, cënimi i të ashtuquajturës „sferës objektive të marrëdhënieve martesore“ mund të përdoret në të drejtën civile si argument për kërkesa për marrje masash mbrojtëse dhe ndaluese.[7] Ndërsa kërkesat për dëmshpërblim ndaj bashkëshortit, bashkëshortes ose një të treti për shkak të shkeljes së kurorës zakonisht hidhen poshtë nga instancat më të larte gjykatore.[8] Përveç kësaj, sjellja e shkeljes së kurorës mund të çojë në kushte të caktuara në humbjen e të drejtës për sigurimin e të mirave materiale nga ana e bashkëshortëve të ndarë.[9]

Literaturë

Redakto
  • Donald S. Marshall, Robert C. Suggs (ed.): Human Sexual Behavior. Variations in the Ethnographic Spectrum. Basic Books, London 1971.
  • Helen Fisher: Anatomy of Love. A natural History of Mating, Marriage, and why we stray. Fawcett / Random House, New York 1992, ISBN 0-449-90897-6. Shih sidomos kapitullin 8, Why adultery? The Nature of Philandering
  • Arne Duncker: Gleichheit und Ungleichheit in der Ehe. (Barazia dhe pabarazia martesore) Köln 2003. (Böhlau, Rechtsgeschichte und Geschlechterforschung, vëll. 1). ISBN 3-412-17302-9. Rechtsgeschichte des Ehebruchs in Europa bis ca. 1900 (Historia juridike e shkeljes së kurorës në Evropë deri rreth vitit 1900) f. 677-721, 1105-1107.
  • Helmut Lukas, Vera Schindler, Johann Stockinger: Ehebruch. Në: Interaktives Online-Glossar: Ehe, Heirat und Familie. 1993-1997. [1]
Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Marrë nga Helen Fisher, Anatomy of Love. A natural History of Mating, Marriage, and why we stray. Fawcett / Random House, New York 1992, ISBN 0-449-90897-6, faqe 87: „There exists no culture in which adultery is unknown, no cultural device or code that extinguishes philandering.“
  2. ^ Süddeutsche:Richter verwerfen Kündigung wegen Ehebruchs Arkivuar 22 janar 2020 tek Wayback Machine (Gjykata hedh poshtë pushimin nga puna për shkak shkeljeje kurore)
  3. ^ Shih Palandt/Brudermüller, botimi 65., § 1353 Rdnr. 7
  4. ^ "Scheidung auf Philippinisch" Arkivuar 3 shtator 2011 tek Wayback Machine, ("Ndarje alla filipinëshe") gazeta Berliner Zeitung e 24 nëntorit 2007
  5. ^ Marrë nga Debra Hamel, Trying Neaira. The True Story of a Courtesan's Scandalous Life in Ancient Greece. Yale University Press, New Haven and London 2003. ISBN 0-300-10763-3 (Çështja Neaira. Historia e jetës skandaloze së një hetere [kurtizane] në Greqinë e lashtë)
  6. ^ "Navigart". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Palandt-Brudermüller, Kommentar zum Bürgerlichen Gesetzbuch, 67. Aufl., vor § 1353 Rn. 5
  8. ^ Palandt-Brudermüller
  9. ^ Palandt-Brudermüller § 1579 Rn. 24, 27