Vrasja me gurë
Vrasja me gurë (latinisht lapidatio, nga lapis ‚gur‘) është një formë mijëra vjet e vjetër e ekzekutimit, e cila dëshmohet për shumë shoqëri të antikitetit.
Vrasja me gurë duket se ka qenë metoda standarde e dënimit me vdekje në Izraelin e lashtë. Përdorimi i tij vërtetohet në epokën e hershme të Krishtërimit, por gjykatat hebraike në kohët e mëvonshme përgjithësisht e shmangnin dënimet me gurë. Këto ligje kanë një rëndësi të veçantë për besimtarët konservatorë për shkak të origjinës së tyre shkrimore, megjithëse në praktikë ato kanë luajtur rol kryesisht simbolik dhe kanë tendencë të keqpërdoren.
Ajo ushtrohet deri më sot në disa vende dhe rajone të mbizotëruara nga feja islame, me vendime të organeve juridike, monarkike ose gjyqësore ose si mjet linçimi: ndër të tjera në Afganistan, provincën Aqeh të Indonezisë[1], Iran, Irak, Jemen, Nigeri, Pakistan, Somali, Sudan, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.[2] Vëmendjen e opinionit ndërkombëtar tërhoqi vrasja e gurë më 2004 e tunizianes Ghofrane Haddaoui në Francë.[3] Në Afrikë është e përhapur dhe e toleruar nga shteti vrasja me gurë sidomos për të fajësuarit për vjedhje ose për magji.
Dënimi zbatohet nga një grup njerëzish, të cilët vrasin duke e goditur me gurë në kokë dhe trup personin e ngulur në tokë deri në brez ose gjoks.
Në judaizëm
RedaktoTanakh-u i fesë hebraike e përcakton vrasjen me gurë si dënim për veprat e izraelitëve në Izrael që konsideroheshin si krime ndaj zotit dhe ndaj gjithë popullit. Këtu bënin pjesë idhujtaria (psh. LiP 17,5), prishja me qëllim e shabbat-it (Num prej 15,35), parathënia (Lev 20,27), shkelja e kurorës (Lev 20,10; LiP 22,22), mosbindja ndaj prindërve (LiP 21,21) dhe fyerja e zotit. Kështu i thotë Jahve psh. në Lev 24,14 Moisiut:
- Çoje atë mallkues që e ka keqpërdorur emrin e zotit jashtë kampit dhe të gjithë ata që e kanë dëgjuar t'i vendosin atij duart mbi kokë dhe le ta vrasë gjithë populli me gurë.
Kjo formë dënimi synonte të ushtronte ndikim frikësues ndaj popullit.
Në dhjatën e re përmendet shpesh vrasja me gurë por jo si dënim ligjor me vdekje, por si rrezik linçimi nga ana e popullit (Mt 21,35; 23,37; Llu 20,6). Kjo pasqyron metodën e pushtuesve të atëhershëm romakë kur sundimtari romak i provincës rezervonte për vete si i vetëm të drejtën për të vendosur dënimet me vdekje.
Megjithatë për pjesëtarët e judaizmit vrasja me gurë vazhdonte të vlente si formë ekzekutimi për shkelje të caktuara në bëzë të torah-së, si psh. për shkeljen me qëllim të rregullit të shabbat-it ose sfidimi i autoriteteve fetare. Për këtë arsye edhe Jezusi i Nazaretit thuhet se është konfrontuar shpesh me rrezikun e vrasjes spontanisht me gurë (Gjo 8,59; Gjo 10,31.39).
Ai vetë, sipas Zbu 8,1-11, thuhet të ketë shpëtuar nga vrasja me gurë një grua të akuzuar për shkelje kurore duke rënduar kushtet e caktuara në Lev 20,10 dhe LiP 17,6-7 (akuzesit duhet të fillojnë të parët të hedhin gurë): „Kush nga ju është pa mëkat, le ta hedhë i pari gurin kundër saj“ (Gjo 8,7). Sipas Lev 20,10 dhe LiP 22,22 duhej të vritej me gurë edhe burri që pretendohej të kishte shkelur kurorën.
Pasi sundimtari romak i provincës Ponti Pilati ishte shkarkuar në vitin 36 dhe pasardhësi në detyrë nuk kishte mbërritur akoma, sinedri (gjykata e lartë e hebrenjve) shfrytëzoi vakancën e këtij posti duke futur sërish në fuqi vrasjen me gurë për shkak të shkeljeve të ligjeve fetare, e cila nuk ishte zbatuar në rastin ekzekutimit të Jezusit. Si pasojë, misionari i hershëm kristian Shtjefni thuhet të jetë dënuar me vdekje për shkak të blasfemisë dhe të jetë vrarë me gurë sipas ligjit nga paditësit jashtë qytetit (Vep 7,59). Pali i Tarsusit u ekzekutua me gurë nga turma në Listra por mbeti megjithatë gjallë (Vep 14,19).
Në kohët e mevonshme kjo metodë fillestare u zbut. Talmudi thotë se në rastet e krimeve të tilla të dënueshme me vdekje, të dënuarve u jepej përpara ekzekutimit një preparat (bar) që i trulloste.[4] Në judaizmin talmudik vrasja me gurë trajtohet tek mishna (traktati Sanhedrin 7,2) (VII 4a):
- Këta vriten me gurë: ai që është shtrirë me nënën (e vet), me gruan e të atit (të vet), me nusen (e të birit), me një mashkull (tjetër) ose me një kafshë, ose një grua që është shtrirë me një kafshë, blasfemuesit, ata që adhurojnë idhujt, ai që i jep molokut farën e vet, yshtësit e të vdekurve, parathënësi i fatit, ai që përdhos shabbat-in, ai që mallkon të atin ose të ëmën, ai që shtrihet me vajzën e fejuar, joshësi, tunduesit (e idhujtarisë), magjistarët dhe bijtë e shfrenuar dhe kokëfortë.
Rabini Eleasar ben Asarja kritikonte çdo formë të dënimit me vdekje duke e cilësuar një gjykatë „vrasëse“, e cila kishte nxjerrë edhe vetëm një vendim me vdekje gjatë shtatëdhjetë vjetëve. Rabin Akiba dhe Rabin Tarfon-i shkojnë deri aty saqë thonë këtë shprehje të trashëguar deri sot: „Po të kishim qenë ne në sinhedrion, nuk do të ishte ekzekutuar njeri kurrë.“
Në rast se vendosej të bëhej ekzekutimi, ishte caktuar që vendi i ekzekutimit duhej të ndodhej jashtë kampit ose qytetit, aq larg sa, deri sa të mbërrinte i dënuari atje, t'i jepej mundësia një të treti ose të dënuarit vetë të kërkonte rishtjellimin e procesit gjyqsor dhe të dilte përsëri para gjyqit në mënyrë që të kërkonte ndryshimin e vendimit me vdekje (traktati Sanhedrin 6,1). Gjykatësit vetë duhej të agjëronin në ditën e ekzekutimit (Sanhedrin 63 a).
Në kristianizëm
RedaktoDuke u bazuar tek Mt 7,1 („Mos gjykoni që të mos gjykoheni“) dhe Mt 28, 20 („mësojini të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar“) pakicat kristiane e kanë interpretuar qëndrimin e Jezusit si shfuqizim të dënimit me vdekje, e cila të paktën brenda bashkësisë fetare nuk duhej zbatuar. Në Evropën e mbizotëruar që prej mesjetës së hershme nga kristianizmi vrasja me gurë nuk ka qenë formë zyrtare ekzekutimi por është zbatuar e shumta në raste të veçanta ose gjatë vrasjeve të linçimit, psh. tek Ansverus-i në Ratzeburg.
Në fenë islame
RedaktoKurani, hadithi, sheriati
RedaktoKurani, shkrimi i shenjtë i fesë islame, nuk e parashikon si dënim vrasjen me gurë. Sipas disa rrëfimeve të trashëguara (hadith-i) thuhet se profeti Muhamed ka urdhëruar vrasjen me gurë për çifutët që kishin shkelur kurorën, duke u bazuar tek torah-ja (LiP 22,22), gjithashtu në më se një rast ai ka vendosur të dënohet shkelësja e kurorës me vrasje me gurë ndërsa shkelësi i kurorës duke e fshikulluar dhe dëbuar[5]. Një varg i kuranit, i cili thuhet se përcaktonte vrasjen me gurë për shkelësit e kurorës, nuk është përfshirë në versionin standart të kuranit.[6]
Në bazë të kësaj vrasja me gurë vlerësohet nga shari’a si dënim hadd. Sipas saj ajo mund të jepet vetëm për marrëdhënien seksuale ndërmjet dy personave, të cilët janë ose kanë qenë të martuar me të tjerë (shih zina-n). Dënimi mund të jepet në bazë të deponimit (pranimit të fajit) ose të dëshmimit e pakta të katër dëshmitarëve meshkuj, kur ata pretendojnë se kanë qenë të pranishëm direkt gjatë aktit seksual. Meqenëse sipas të drejtës islame dëshmimet e grave kanë shumë më pak peshë se ato të burrave dhe përveç kësaj ato duhen vërtetuar nga dy burra, gratë paditen dhe dënohen me vdekje me anë të vrasjes me gurë për shkelje kurore shumë më shpesh se burrat.
Teologu i Azhar-it al-Xhaziri (1882–1942) e ka përshkruar ekzekutimin korrekt të vrasjes me gurë si më poshtë:
- „Vrasja me gurë bëhet me gurë mesatarë, as me të vegjël (vuajtja do të zgjaste në këtë rast shumë), as me copë shkëmbinjsh (në këtë mënyrë nuk do të arrihej torturimi i synuar), por me gurë që zë pëllëmba e dorës; të kihet kujdes që të mos goditet (i dënuari) në fytyrë sepse profeti e ka ndaluar këtë (sipas një hadith-i)... gjatë ekzekutimit shkelësi i kurorës nuk duhet lidhur ose vënë në pranga; as nuk duhet hapur për të gropë në tokë. Për shkelëset femra mund të hapet një gropë deri në gjoks. Gjatë ekzekutimit asaj nuk lejohet t'i zbulohen pjesët intime të trupit. Prandaj asaj i duhet lidhur fort veshja që të mos i zbulohet trupi.“[7]
Afganistani
RedaktoNë distriktin Dasht-e-Arçi të provincës Kunduz u ekzekutuan publikisht në gusht 2010 me vrasje me gurë një çift i pamartuar, 28-vjeçari Abdul Kajom dhe 20-vjeçarja Sedeka.[8]
Irani
RedaktoNeni § 83 i kodit penal iranian përcakton dënimin me vdekje me anë të vrasjes me gurë në rast shkeljeje kurore. Të dënuarit për ekzekutim fundosen deri në gjunjë në tokë dhe mbulohen krejtësisht me një copë të patejdukshme. Gurët nuk lejohet të jenë më të mëdhenj se dora që i mban në mënyrë që vdekja e të dënuarit ose e të dënuares të zgjasë. Një gjyqtar mbikqyr minimumin e distancës deri tek i dënuari. Në rast pranimi të fajit nga ana e të dënuarit i lejohet atij që të hedhë i pari gurin. Kur i akuzuari dënohet në bazë të dëshmimit të dëshmitarëve, e hedhin ata të parët gurin.[9]
Aktualisht (dhjetor 2010) janë në Iran 11 persona të dënuar për t'u vrarë me gurë, ndër ta 7 gra.[10] Në Iran është në fuqi prej fundit të vitit 2002 një moratorium për vrasjet me gurë. Iniciativa e atëhershme e parlamentit iranian për heqjen e ligjit të vrasjes me gurë u bllokua nga këshilli i rojeve të kushtetutës. Në shkurt 2003 kreu i drejtësisë, ajatollah Mahmud Hashemi Shahrudi premtoi se vrasja me gurë do të hiqej si formë ekzekutimi.[11] Por kjo kishte vetëm karakter propozues pasi kodi penal deri më sot ende nuk është reformuar.[12]
Prej vitit 2002 sipas të dhënave të Amnesty International janë zbatuar në Iran e pakta shtatë vrasje me gurë. Në vitin 2002 u vranë me gurë e pakta dy persona[13], në 2006 u vranë me gurë një burrë dhe një grua.[14] Më 5 korrik 2007 u vra me gurë Xhafar Kiani në Aghçe-kand, një fshat afër Takestanit[9][15] dhe në dhjetor 2008 u vranë dy meshkuj me gurë.[16] Sipas burimeve të tjera thuhet të jenë vrarë gjashtë meshkuj dhe një femër.[17] Një pjesë e krerëve të shtetit iranian kanë planifikuar prej vitit 2008 që të heqin ligjin e vrasjes me gurë.[18]
Në korrik 2010 dy të rinj iranianë iu drejtuan opinionit publik ndërkombëtar në mënyrë që të pengonin vrasjen me gurë që i kanosej të ëmës së tyre Sakineh Mohammadi Ashtiani.[19][20] Deri më sot nuk e ka anulluar vendimin asnjë gjykatë.[21] Sipas të dhënave të zëdhënëses së komitetit ndërkombëtar kundra vrasjeve me gurë, në nëntor 2010 autoritetet iraniane kanë hapur zyrtarisht rrugën për ekzekutimin e Ashtiani-t (jo detyrimisht me vrasje me gurë).[22] Pas ndërhyrjeve diplomatike ndërkombëtare, ndër të tjara nga ana e ministrit të jashtëm francez, agjencia shtetërore iraniane e shtypit hodhi poshtë më 3 nëntor 2010 „lajmet e medias perëndimore“ duke deklaruar se Ashtiani është aktualisht „shëndoshë“.[23]
Në korrik 2010 organizata ndërkombëtare joqeveritare avaaz.org mblodhi në internet nënshkrime për një peticion kundra vrasjes me gurë; ai është nënshkruar (deri në gusht 2010) prej më se 551.000 vetëve.[24]
Nigeria
RedaktoNë Nigeri u liruan edhe si pasojë e presionit ndërkombëtar Safiya Hussaini dhe Amina Lawal, të cilat ishin dënuar më 2001 dhe 2002 nga gjyqet e sharia-s me vdekje me vrasje me gurë.
Somalia
RedaktoMë 27 tetor 2008 forcat islamiste al-shabaab, të cilat kishin vënë nën kontrollin e tyre si pasojë e luftës civile në Somali pjesë të mëdha të vendit duke futur në fuqi sharia-n, vranë me gurë në qytetin jugor somalez port Kismaajo 13-vjeçaren Aisha Ibrahim Duhulow. Kjo vajzë kishte pohuar se ishte përdhunuar nga tre meshkuj duke u dënuar si pasojë më pas për shkelje kurore.[25] Një rast tjetër ndodhi më 6 nëntor 2009[26]. Në qytetin port Merka në jug të Mogadishu-t u dënuan me vdekje me vrasje me gurë një burrë 33-vjeçar dhe shoqja e tij për shkak të shkeljes së kurorës. Vendimi për burrin u ekzekutua ndërsa për gruan pritet së pari lindja.
Weblinks
Redakto- Steinigung: Ein Überblick (Internationale Gesellschaft für Menschenrechte) (Vrasja me gurë. Vështrim i përgjithshëm (Shoqata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut))
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Camelia Pasandaran, Febriamy Hutapea: Indonesian Government May Abolish Stoning Bylaw Arkivuar 22 shtator 2009 tek Wayback Machine, in: Jakarta Globe, 15 shtator 2009; West Aceh bans 'tight trousers', në: BBC News, 28 tetor 2009
- ^ Steinigung - ein Überblick Arkivuar 11 tetor 2010 tek Wayback Machine IGFM.de, 3 gusht 2010; Beispielhafte Steinigungsfälle IGFM.de, 3 gusht 2010
- ^ Charles Bremner: Stoned to death... why Europe is starting to lose its faith in Islam Arkivuar 22 maj 2008 tek Wayback Machine, The Times, 4 dhjetor 2004
- ^ Pentateuch und Haftaroth. Mit Kommentar von Joseph Herman Hertz. Vëll. III, f. 212
- ^ The Encyclopaedia of Islam. New Edition, Brill, Leiden. Vëllimi 11, f. 508 ("Zinā") dhe burimet e dhëna aty; W. Montgomery Watt: Islam and the Integration of Society. Routledge, 1998, f. 192 dhe burimet e dhëna aty. Në hadith-et e Buharit bëhet fjalë për disa vrasje me gurë të urdhëruara nga profeti; shih: "Punishment of Disbelievers at War with Allah and His Apostle", University of Southern California, Center for Muslim-Jewish Engagement [1] Arkivuar 24 gusht 2010 tek Wayback Machine
- ^ W. Montgomery Watt: Islamic Fundamentalism and Modernity. Routledge, 1989, f. 20
- ^ Abd al-Rahman al-Xhaziri: Kitab al-fiqh 'ala l-madhahib al-arba'a, Vëll. V. f. 48, cituar sipas Tilman Nagel: Das islamische Recht. Eine Einführung. (E drejta islamike) Westhofen 2001, f. 88f.
- ^ Die Zeit online vom 16. August 2010 Taliban steinigen Liebespaar nahe Kundus (Taliban-ët vrasin me gurë një çift të rinjsh afër Kunduz-it); Spiegel online vom 16. August 2010 Taliban steinigen Paar nahe Bundeswehrlager
- ^ a b Amnesty international: Urgent Action Nr. UA-179/2007 Mokarrameh Ebrahimi Arkivuar 11 janar 2012 tek Wayback Machine, 9 korrik 2007
- ^ Zeit.de vom 28. Juli 2010 Iran setzt Steinigung Ashtianis vorerst aus
- ^ igfm.de Drohende Steinigungen im Iran (Rreziku i vrasjes me gurë në Iran)
- ^ irananders.de[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur] Problemfeld Steinigung (Problemi i vrasjes me gurë)
- ^ "Amnesty International, buletini vjetor 2003". Arkivuar nga origjinali më 13 dhjetor 2011. Marrë më 10 dhjetor 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Amnesty International, buletini vjetor 2007
- ^ "Amnesty International, buletini vjetor 2008". Arkivuar nga origjinali më 14 maj 2011. Marrë më 10 dhjetor 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Amnesty International, buletini vjetor 2009
- ^ Spiegel.de vom 16. August 2010 Der erste Stein (Guri i parë)
- ^ Bahman Nirumand: Pläne der iranischen Regierung: Steinigung soll abgeschafft werden. Në: taz. 7. August 2008.
- ^ Manuela Pfohl: Drohende Steinigung von Ashtiani. stern-online. 8 korrik 2010.
- ^ Manuela Pfohl: Drohende Steinigung von Astiani. stern-online. 9 korrik 2010.
- ^ Cornelia Fuchs: Steinigungen im Iran. „Wer wird so grausam sein?“ (Vrasjet me gurë në Iran. „Kush do të jetë kaq mizor?“) stern-online. 30 korrik 2010.
- ^ Mitra Mobasherat: Report: Iranian authorities give go-ahead to execute woman Arkivuar 5 nëntor 2010 tek Wayback Machine, CNN.com, 2 nëntor 2010 dhe Aschtianis Steinigung steht angeblich kurz bevor (Ashtiani thuhet të jetë në prag të vrasjes me gurë) Frankfurter Rundschau online 2 nëntor 2010
- ^ Iranian woman has not been executed, official says Arkivuar 3 nëntor 2010 tek Wayback Machine CNN.com 3 nëntor 2010
- ^ Stoppt die Steinigungen! - Der Aufruf lautet: An Ayatollah Ali Khamenei und die iranische Führung: Wir rufen Sie auf, die Todesstrafe durch Steinigung endgültig auszusetzen und das willkürliche Urteil im Fall von Sakineh Mohammadi Ashtiani aufzuheben. Arkivuar 18 korrik 2010 tek Wayback Machine (Thirrja është: Ajatollah Ali Khameni dhe udhëheqja iraniane: Ju bëjmë thirrje të pezulloni përfundimisht dhe të anulloni vendimin arbitrar në çështjen Sakineh Mohammadi Ashtiani) avaaz.org
- ^ Amnesty International: Somalia: Girl stoned was a child of 13. Arkivuar 18 korrik 2012 tek Archive.today 31 tetor 2008.
- ^ Ehebrecher in Somalia zu Tode gesteinigt. NZZ-online. 7 nëntor 2009.