Shkolla e Mesme Ushtarake e Manastirit (turqisht: Manastır Askerî İdadisi) ka qenë një institucion arsimor i themeluar në vitin 1847. Shkolla ndodhej në Manastır (Bitola i sotëm, Maqedonia e Veriut). Objektet e shkollës që nga viti 1934 janë përdorur si muze, (sot Muzeu i Manastirit).

Shkolla Ushtarake

Historia

Redakto

Shkolla Ushtarake e Manastirit ka qenë njëri nga 7 shkollat e larta ushtarake trevjeçare arsimore të Perandorisë Osmane dhe e vetmja e këtij lloji në trojet shqiptare.

Në këtë institucion të rëndësishëm arsimor kanë vijuar studimet edhe një numër i personaliteteve të shquara të asaj kohe. Një nga të shkolluarit këtu është Mustafa Kemal Atatürk (1896-1899). Madje ka një seksion të rezervuar për Mustafa Kemal Atatürk në katin e dytë të ndërtesës. Në të njëjtën kohë, këtu studionte edhe Ahmet Nijazi Resnja, një nga emrat kryesorë të Komitetit të Bashkimit dhe Përparimit. Ai është një nga udhëheqësit e kryengritjes që shpalli Monarkinë Kushtetuese të Abdülhamitit dhe gjithashtu një nga figurat e rëndësishme të Republikës që mori pjesë në Ushtrinë e Lëvizjes që shtypi Revoltën e 31 Marsit që shpërtheu në Stamboll. Në këtë institucion ka studiuar edhe Ali Shefqet Shkupi, oficer ushtarak dhe shefi i parë i Shtabit SupremUshtrisë Shqiptare.

Shkollat e tjera të larta ushtarake të Perandorisë Osmane ishin: Liceu Ushtarak i Kostandinopojës (Liceu Ushtarak Kuleli) dhe Shkolla e Lartë Ushtarake e Bursës, të dyja të themeluara në vitin 1846; Shkolla e Lartë Ushtarake e Edrenesë e themeluar në vitin 1847; Shkolla e Lartë Ushtarake e Damaskut, e themeluar më 1848; Shkollën e Lartë Ushtarake të Erzurumit, e themeluar më 1873; dhe Shkollën e Lartë Ushtarake e Bagdadit, e themeluar në vitin 1876.

Studentë të shquar

Redakto
 
Bushti i Mustafë Qemalit në shkollë

Shih edhe

Redakto

Literatura

Redakto
  • Yusuf Çam, Atatürk'ün Okuduğu Dönemde Askerî Okullar: Rüştiye, İdadî, Harbiye, 1892-1902, Genelkurmay Basım Evi, 1991.

Lidhjet e jashtme

Redakto