Shtabi i Luftës për Qytetin e Gjakovës

Shtabi i Luftës për Qytetin e Gjakovës, u formua në vitin 1991, në Gjakovë, si kundërpërgjigje ndaj okupimit serb të Kosovës. Në këtë institucion me rëndësi të madhe nacionale, merrnin pjesë njerëz shumë të besueshëm, të cilët me kohë ishin involvuar dhe dëshmuar për veprimtari politike, patriotike dhe atdhetare të komunës së Gjakovës. Pjesa më e madhe e këtyre njerëzve vinin nga strukturat politike dhe organizata të ndryshme të qytetit. Veprimtaria e këtij institucioni ishte në tërësi sekrete, kundrejt pushtetit okupator serb. Gjatë tërë kohës së veprimit të suksesshëm të kësaj celule, falë pjekurisë politike të pjesëtarëve të saj, asnjë herë nuk u dekonspirua dhe nuk u zbulua nga agjentët e shërbimit sekret serb.

I gjithë aktiviteti i këtij grupi konsistonte në ndërtimin, organizimin dhe funksionimin e institucioneve paralele, në të gjitha lëmitë e jetës nën okupimin e egër serb. Duhet theksuar sidomos sektorin e mbrojtjes, arsimit, bujqësisë...

E gjithë kjo punë e palodhshme dhe më shumë rreziqe, reflektonte në opinionin e qytetarëve të Gjakovës me shpresën se në perspektivën e afërt gjërat do të ndryshojnë pozitivisht. Kontinuiteti i kësaj veprimtarie ishte lufta çlirimtare e UÇK-së në vitet 1998/99 në Kosovë dhe kurorëzimi i aspiratave shekullore të popullit shqiptar për Kosovën shtet i pavarur dhe demokratik.

7 maj 1999, në ofensivën e Çabratit, u vra nga forcat paramilitare serbe, pjesëtari i shtabit Bardhyl Çaushi.

Shih edhe

Redakto