Shtatë hiret e Shpirtit të Shenjtë apo 7 dhuntitë e Shpirtit të Shenjtë janë dhuntitë (dhuratat) të cilat besohen nga Kisha Katolike, Anglikane, dhe LuterianeShpirti i Shenjtë ua jep besimtarëve për shenjtërimin e tyre të mëtejshëm dhe i ndihmon ata që i marrin "për plotësimin dhe përsosmërinë e virtyteve".[1]

"Pema e Isaisë" paraqet shtatë dhuntitë si pëllumba që rrethojnë kokën e Jezusit. rr. 1180, Biblioteka Kombëtare Franceze.

Këto dhunti numërohen (afërsisht) në librin e Isais 11:2-3.

Emrat e shtatë dhuntive gjenden në Katekizmin e Kishës Katolike, me përshkrimin e secilës prej tyre, sipas përkufizimit të bërë nga Sh. Tomas Akuini në librin e tij Summa Theologica:

  1. Dituria - dhuntia e diturisë përsos arsyen pasqyruese të një njeriu në lidhje me gjykimin mbi të vërtetën.
  2. Kuptimi (Mençuria) - dhuntia e kuptimit përsos arsyen pasqyruese të një njeriu në kapjen e së vërtetës.
  3. Këshilla - e quajtur edhe "gjykimi i drejtë". Dhuntia e këshillës përsos arsyen ushtruese të një njeriu në kuptimin e së vërtetës dhe lejon njeriun të përgjigjet me maturi, "i shtyrë nga kërkimi i arsyes."
  4. Fuqia - E quajtur edhe "Guximi". Dhuntia e fuqisë i lejon njeriut "vendosmërinë e mendjes që kërkohet për të bërë të mirën dhe përballojë të ligën, veçanërisht në lidhje me të mirat dhe të këqiat që janë të vështira."
  5. Njohuria - dhuntia e njohurisë përsos arsyen ushtruese të një njeriu në çështjen e gjykimit të së vërtetës.
  6. Përkushtimi - I quajtur edhe "Nderimi". Dhuntia e përkushtimit është "nxitja e Shpirtit të Shenjtë që detyron njeriun ta adhurojë Perëndinë si Atin."
  7. Droja e Perëndisë - E quajtur edhe "Habia dhe Droja ndaj Perëndisë". Kjo dhunti është përshkruar nga T. Akiuni si frika e ndarjes së vetvetes nga Perëndia. Ai e përshkruan dhuntinë si një "frikë birësore", si një fëmijë që druan të fyejë babanë e tij, sesa një "frikë robi", që do të thotë, një frikë për ndëshkim.

T. Akuini mendon se dhuntia e diturisë, kuptimit, njohurisë, dhe këshillës drejtojnë mendjen, ndërsa dhuntia e fuqisë, përkushtueshmërisë, dhe drojës së Perëndisë e drejtojnë dëshirën e njeriut kah Perëndia.

Teologët mendojnë se dhuntitë e Shpirtit të Shenjtë janë cilësi të mbinatyrshme dhe të përhershme të dhëna nga Perëndia që madhërohen pas sakramentit të kungimit; që e bën dikë më të vëmendshëm me zërin e Perëndisë; që e kthen një dyshues në veprat e hirit të pranishëm; që bën dikë të dojë gjërat dhe krijesat e Perëndisë; dhe që vazhdimisht, bën dikë më të bindur dhe më të dëgjueshëm me frymëzimet e Shpirtit të Shenjtë.

Në disa këndvështrime, dhuntitë janë të ngjashme me virtytet por një çelës dallues është se virtytet veprojnë nën shtysën e arsyes njerzore (të nxitura nga hiri), ndërsa dhuntitë veprojnë nën shtysën e Shpirtit të Shenjtë; e para mund të përdoret kur dëshirohet, por e dyta vepron vetëm kur dëshiron Shpirti i Shenjtë.

Një njohuri tjetër në lidhje me dhuntitë shpirtërore, por të ndryshme janë ato të Shën Palit që përshkruhen në 1 Korintasve 12-14, të cilat përkundrazi, janë për rritjen shpirtërore të njeriut. Këto njohuri janë poashtu pjesë e traditës katolike por më tepër të njohura zakonisht si hiret apo hirësitë.

Në Summa Theologica II.2, Tomas Akuini vendos bashkëpërkimet mes shtatë Virtytet Kryesore me shtatë Dhuntitë e Shpirtit të Shenjtë:

  • Dhuntia e diturisë bashkëpërkon me virtytin e bamirësisë.
  • Dhuntia e kuptimit bashkëpërkon me virtytin e besimit.
  • Dhuntia e njohurisë bashkëpërkon me virtytin e maturisë.
  • Dhuntia e fuqisë bashkëpërkon me virtytin e qëndrueshmërisë.
  • Dhuntia e përkushtimit bashkëpërkon me virtytin e drejtësisë.
  • Dhuntia e drojës së Perëndisë bashkëpërkon me virtytin e shpresës.

Kjo renditje i bashkangjitet shtatë virtyteve të përpiluara nga Papa Gregori i Madh: besimit, shpresës, dashurisë (për të afërmin), mençurisë, drejtësisë, guximit dhe maturisë), të shtatë mëkateve vdekatare (krenarisë, koprracisë, epshit, smirës (lakmisë), grykësisë, inatit, përtacisë) dhe shtatë sakramentet: pagëzimit, krezmimit, eukaristisë, rrëfimit, martesës, blatimit (shugurimit), krezmimit të të sëmurit.

Shiko edhe

Redakto

Referimet

Redakto