Sijamangalami
12°25′48″N 79°28′15″E / 12.429997°N 79.470881°E Seeyamangalami (në gjuhën tamile சீயமங்கலம்) është një fshat në talukun Vandavasi në ditstriktin e Tiruvannamalait në shtetin jugor indian Tamil Nadu. Aktiviteti kryesor i banorëve që jetojnë në këtë fshat është bujqësia. Sipas censusit të vitit 2011 ai kishte një popullsi prej 1665 banorësh.[1] Vendi është i njohur për Tempullin Avanibhajana Pallaveshwaram.
Etimologjia
RedaktoEmri "Seeyamangalam" mund të ketë evoluar nga emri më i vjetër i këtij fshati "Simhavishnu Chathurvedhi mangalam" (në gjuhën tamile சிம்ம விஷ்ணு சதுர்வேதிமங்கலம்) i emërtuar sipas mbretit Pallava, Simhavishnu, babai i Mahendravarmanit.[2] Një tjetër mundësi është ai mund të ketë rrjedhur nga emri "Simhamangalam" (në gjuhën tamile சிம்மமங்கலம்) i emërtuar sipas mbretit Pallava, Narasimhavarmani I.[3]
Vendndodhja
RedaktoSeeyamangalami është i vendosur 25 kilometra në jug-perëndim të Vandavasit, 21 km në jug-lindje të Chettupattusë dhe 63 km në veri-lindje të qendrës së distriktit në Tiruvannamalai.
Transporti
RedaktoNga Vandavasi, autobusat qytetas për në Gingee dhe për në Magamaai Thirumeni shkojnë përmes Seeyamangalamit. Përmes Seeyamangalamit shkon gjithashtu edhe një autobus privat nga Desuri për në Gingee. Megjithatë, shpeshtësia e autobusave për në këtë fshat është e ulët. Një opsion i mirë për të shkuar aty është marrja me qera e makinave nga Desuri.
Rreth fshatit
RedaktoFshati i Seeyamangalamit ka një trashëgimi më shumë se 1500 vjeçare. Ai ka dy tempuj të rëndësishëm shpellorë të skalitur në shkëmb, tempullin e skalitur në shkëmb të Shivës nga shekulli i VII dhe tempullin xhainist të skalitur në shkëmb të shekullit të IX. Acharya dhe filozofi i famshëm budist Dignaga (sheulli i VI i e.s.) besohet se ka lindur në Seeyamangalam.[4]
Tempulli i skalitur në shkëmb i Shivës
RedaktoKy tempull i skalitur në shkëmb i Shivës u ndërtua nga Mahendravarmani I në shekullin e VII. Idhulli kryesues i Shivës, këtu quhet Thoon Andar në gjuhën tamile (në gjuhën tamile தூண் ஆண்டார்) dhe Stambeshwarar në gjuhën sanskrite. "Thoon" do të thotë kolonë dhe "Andar" i referohet zotit dhe kësthu Thoon Andar do të thotë zoti i kolonave. Ky emër është vendosur për shkak të pranisë së dy kolonave përballë këtij tempulli shpellor. Në të dy krahët e hyrjes së shenjtërores së tempullit janë vendosur dy dvarapala. Veçoria interesante e këtyre dvarapalave është prania e sfurqeve trisula në ta. Ndryshe nga tempujt e tjerë, këtu idhulli kryesor, Thun Andari është i drejtuar nga drejtimi perëndimor. Shiva është i skalitur në kolonat e tempullit si Nataraxja dhe Vrishbhantika. Ky është tempulli i parë në Tamil Nadu që ka imazhin e idhullit Nataraxha.[3] Nga imazhi i Nataraxhas mungon xhuxhi Muyalaka. Ky tempull u rikonstruktua dhe u zgjerua nga mbretër të ndryshëm siç duket nga prania e mbishkrimeve të ndryshme në shkrimin tamil dhe Grantha të Dinastisë Pallava, Chola dhe perandorëve Vijayanagara.
Tempulli xhainist i skalitur në shkëmb
RedaktoKy tempull xhainist i skalitur në shkëmb u ndërtua nga mbreti i dinastisë Ganga, Rajamalla II gjatë fundit të shekullit të IX. Ky tempull ndodhet në një kodër të quajtur Vijayadri (sipas mbishkrimit të Rajamallas II) i vendosur në faqen veriore të Tempullit të Shivës - Thun Andar. Brenda shkëmbit të skalitur, së fundmi është vendosur në statujë e re e Mahaveeras dhe që adhurohet nga xhainistët tamilë të zonave të afërta. Në majë të shkëmbit të drejtuar nga lindja gjenden relieve skulpturore të Mahaveeras, Parshavanthas dhe Bahubalit, shenjtë të Xhainizmit. Në krahun tjetër të Bahubalit, gjenden motrat e tij Brahmi dhe Saundari. Në krye, në krahun e majtë të Bahubalit, gjendet Indra i hipu mbi elefant dhe në krahun e djathtë, ndodhen dy gandharva. Dora e majtë e Bahubalit është e dëmtuar. Koka e Parshavanathas është e rrethuar nga një gjarpër me pesë koka. Krahu i majtë dhe i djathtë i Parshavanathas, ndodhen ndihmësit e tij Padmavathi dhe Daranendrani.[5] Të dy statujat e Bahubalit dhe Parshavanathas janë skalitur në pozicion në këmbë. Statuja e Mahaviras, i ulur në pozicionin Sukhasana mbi një Simhasana me ndihmësit e tij në të dy krahët gjendet në skajin jugor. Megjithëse shumë njerëz e vizitojnë Tempullin e skalitur në shkëmb të Shivës, ata shpesh nuk u i kushtojnë vëmendje këtij tempulli xhainist të skalitur në shkëmb.
Mbishkrimet xhainiste
RedaktoNë këtë kodër janë gjetur dy mbishkrime.[6] I pari shihet pranë relieveve skulpturore (në krahun e djathtë të Mahaviras) dhe është gdhendur në shkrimin Grantha në gjuhën sanskrite. Është një përzierje proze dhe poezie. Ai shpjegon se Rajamalla vendosi dy tempuj për Jinarajan në Vidyadri (kodra) në vitin Saka 815 (viti 892-893 i e.s.). Ai shpjegon gjithashtu Arunkal-anvayan (shkollën e murgjëve xhainistë), që u zbukuruan nga pontifikët e shquar, që kishin kapërcyer me sukses shtrirjen e gjerë të detit të diturisë së të gjithë shkencave, që i përkasin Nandi Sangas së Jinendra Sangas. Megjithëse mbishkrime përmend dy tempuj, i dyti nuk është gjetur akoma. Mbishkrimi i dytë që u gdhend në shkrimet tamile (pjesa tamile është në prozë) dhe Grantha (pjesa sanskrite është në poezi), gjendet në fundin e kodrës në krahun verior të tempullit. Pjesa sanskrite shpjegon lartësimin e Arunkal-anvayan që i përket Nandi Sangas së Dravida Sangas. Pjesa tamile regjistron se Vajranandhi-Yogindrari, dishepulli i Gunaviradevarit që ishte Mandalacharya i Arunkal-anvayas bëri që të ndërtoheshin një palë shkallë. Këto shkallë janë akoma në gjendje të mirë. Rajamalla II kishte ndërtuar një tjetër tempull xhainist të skalitur në shkëmb në Vallimalai të distriktit të Vellores po gjatë shekullit të IX. Kjo ka çuar në përfundimin se disa pjesë të Tamil Nadusë veriore ishin nën sundimin e mbretit të Dinastisë Perëndimore Ganga , Rajamalla II.
Galeri imazhesh
Redakto-
Nataraxha
-
Dvarapala 1
-
Dvarapala 2
-
Nandi
-
Mbishkrim xhainist
-
Kodra Vijayadri (pamje jug-perëndimore)
Foto satelitore të vendit
RedaktoShiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2016. Marrë më 2 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 2 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ a b "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2014. Marrë më 2 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ Mayilai. Seeni. Venkadasamy, Bouthamum Tamilum; Paavai Publications, 2007, Chennai, fq. 102
- ^ Dr. Ekambaranathan: Thondai Naattu Samana Kovilkal; Jain Youth Forum, Chennai
- ^ P. Venkatesan: The Journal of the Epigraphical Society of India; volumi 11, 1984, The epigraphical society of India, Dharwar, fq. 21-4
Bibliografia
Redakto- P. Venkatesan: The Journal of the Epigraphical Society of India; volumi 11, 1984, The epigraphical society of India, Dharwar.
- Dr. Ekambaranathan: Thondai Naattu Samana Kovilkal; Jain Youth Forum, Chennai.
- Mayilai. Seeni. Venkadasamy, Bouthamum Tamilum; Paavai Publications, 2007, Chennai.