Skender Pasha
Skender Pasha Mihaloğlu (Turqisht: Mihaloğlu Iskender Paşa, Boshnjakisht: Skender-paša Mihajlović; fl. 1478-1504), i njohur thjesht si Skender Pasha, ishte sanxhakbe i Sanxhakut të Bosnjes në periudhën 1478-1480, 1485-1491 dhe 1499-1504. Gjithashtu ishte njëri nga anëtarët e familjes Mihalogllu, pasardhës i Qose Mihalit, ku ky dhe vëllai i tij Gazi Ali Beu (Sanxhakbe i parë i Sanxhakut të Smederevës) mbanin poste të rëndësishme në Rumeli ( Ballkan).
Jeta
RedaktoOrigjina
RedaktoAi ishte anëtar i familjes Mihaloğlu, e cila rrjedh nga Qose Mihali. Vëllai i tij ishte Gazi Ali Beu Mihaloğlu.[1]
Karriera
RedaktoNë vitin 1476 Skender Pasha iu bashkua vëllait të tij, Gazi Ali Beut, Sanxhakbeut të Smederevës, posa ai u tërhoq nga Smedereva dhe e kaloi Danubin në krye të 5,000 spahinjëve duke bërë një përpjekje të dytë për të arritur në Temeshvár. Ali Beu u përball me fisnikërinë hungareze në Pančevë. Osmanët pësuan humbje dhe mezi shpëtuan në një varkë të vogël. Hungarezët ndoqën Gazi Ali Beun në luginën në anën e kundërt të bregut të Nadelas ku ata i çliruan të gjithë të burgosurit hungarez dhe gjithashtu morën rob 250 osman.[2]
Ai ishte sanxhakbe i Bosnjës në vitet 1478-1480, 1485-1491 dhe 1499-1504.[3]
Në vitin 1499 ai zaptoi një pjesë të territorit të Venedikut në Dalmaci. Rreth vitit 1500 ai ndërtoi një teqe (institucion fetar islam) të rendit Nakshibendi në Sarajevë, kryeqytetin e Bosnjës.[4] Në vitin 1501 ai rrethoi Jajcen ku u mposht nga Janosh (Ivanish) Corvin, të cilit i ndihmuan Zrinski, Frankopani, Karloviqi dhe Cubori.[3]
Shih edhe
RedaktoParardhësi Balibe Malkoçeviq |
Sanxhakbe i Sanxhakut të Bosnjes 1478–1480 |
Pasardhësi Koxha Davud Pasha |
Parardhësi Ajazbeu |
Sanxhakbe i Sanxhakut të Bosnjes 1485–1491 |
Pasardhësi Jakub Pasha |
Parardhësi Sinan Pasha Boroviniq |
Sanxhakbe i Sanxhakut të Bosnjes 1499–1504 |
Pasardhësi Ferizbeu |
Referime
RedaktoBurimet
Redakto- Bojović, Boško I. (1998). Raguse (Dubrovnik) et l'Empire osmane (1430-1520): les actes impériaux ottomans en vieux-serbe de Murati II à Sélim Ier. Eds. de l&Shoqata "Pierre Belon". ISBN 978-2-910860-06-6.