Arti i Rilindjes: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Cleaning up redundant parameters added by prior faulty versions.) #IABot (v2.0.8.8
Etiketa: Reverted
Rreshti 1.423:
Përgjatë periudhës së [[Rilindja|Rilindjes]] dalloheshin kërcimet popullore dhe kërcimet oborrtare. Kërcimet oborrtare kërkonin që kërcimtarët të ishin trajnuar dhe të ishin të aftë për shfaqjen dhe zbavitjen, ndërsa kërcimet popullore mund të provoheshin nga çdokush. Në oborre, zbavitja formale shpesh mund të ndiqej nga disa orë kërcime popullore të ku të gjithë të pranishmit mund të mernin pjesë. Kërcimet e përshkruara si kërcime popullore si Chiarantana ose Chiaranzana mbetën popullore për një kohë të gjatë – mbi dy shekuj në rastin e këtij kërcimi.Njohja e kërcimeve oborrtare ka mbijetuar më mirë se kërcimet popullore pasi ata u koleksionuan nga mjeshtrat e kërcimit në dorëshkrime dhe më vonë në libra të shtypur. Dorëshkrimet më të hershme që kanë mbijetuar ofrojnë udhëzime të detajuara të kërcimit dhe i përkasin [[Shekulli XV|shekullit XV]] në [[Italia|Itali]]. Manualet më të hershme të kërcimit të shtypura në libra vijnë nga fundi i [[Shekulli XVI|shekullit XVI]] nga [[Franca]] dhe [[Italia]]. Përshkrimet më të hershme të kërcimit në [[Anglia|Angli]] vijnë nga dorëshkrimi Gresley që i përket afërsisht vitit [[1500]], i gjetur në Derbyshire Record Office, D77 B0x 38 fq. 51–79. Ky është publikuar së fundmi si "Cherwell Thy Wyne (Trego gëzimin tënd): Kërcime të Anglisë së shekullit XV nga dorëshkrimi Gresley".<ref>Ann dhe Paul Kent DHDS, [[2013]], ISBN=978-0-9540988-1-0</ref>.
 
Kërcimet në këta doracakë janë janë të natyrave jashtëzakonisht të larmishme. Ata variojnë nga kërcime të ngadalta, madhështore {siç__L_CURLY__siç ishin bassadance, [[pavana]] (nga italishtja pavana, e prejardhur nga padovana, dmth. kërcimi padovan), allemande} te kërcimet e shpejta, të gjalla (si [[gaillarde]], courante, canarie). Të parat, ku këmbët e kërcimtarëve nuk ngriheshin nga toka u cilësuan ''dance basse'' (kërcim i ulët) ndërsa kërcimet energjike me hedhje e ngritje u quajtën ''haute dance'' (nga frëngjishtja, kërcim i lartë).<ref>Liza Picard: [http://books.google.com/?id=WjXnoYihuu0C Elizabeth's London] [[2005]], Macmillan, isbn=978-0-312-32566-4, fq. 215.</ref> Disa kërcime u koreografuan, ndërsa të tjerët improvizoheshin aty për aty.
 
Një kërcim për çifte, një formë e gaillarde-s e qujtur lavolta, përfshinte një qëndrim mjaft intim midis burrit dhe gruas, me gruan që ngrihej lart ndërsa çifti një rrotullim prej 3/4. Kërcime të tjera, si branles ose bransles, kërceheshin nga shumë njerëz në një rreth ose rresht.