[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Cleaning up redundant parameters added by prior faulty versions.) #IABot (v2.0.8.8
Etiketa: Reverted
Rreshti 152:
Struktura e tempullit është e përbërë nga tre pjesë: e para përfshin një kullë shikhara mbi tempullin e Vishvanathës ose Mahadevës; e dyta është kupola prej ari dhe e treta është majëza prej ari mbi kullë që mban një flamur dhe një trident. Sipas strukturës tempulli ka një sabha gurha ose sallë kongregacioni që të çon te shenjtërorja [[garbhagriha]].
Plani i themeleve të tempullit të lashtë të Vishveshvaras u rindërtua nga James Prinsep në vitin 1831. Tempulli kryesor ishte katror; çdo anë ishte 108 këmbë (32.92 m) i ndarë në 27 rrjeta (pada) në një përmasë. Në të vërtetë ekzistojnë vetëm 26 rrjeta, por një rrjet shtesë u rregullua për ta bërë kozmogramën reale në simbologjinë numerike. Në lidhje me planin katror, Malville ka komentuar se: “katrori mbron brendësinë dhe mund të përfaqësoi gjithashtu rrugëtimin ekliptik dhe ciklik të diellit si matës i kohë”.<ref>Malville, John McKim. 1992. Cosmogonic Motifs in Indian Temples. In, Sacred Architecture and Traditions of India, China, Judaism and Islam, ed. Emily Lyle. Edinburgh University Press, Edinburgh; fq. 25</ref> Faltorja qendrore që qëndron në qendër ishte gjithashtu një katror prej 64 (8 x 8) rrjetash, ku secila rrjet ishte 16 këmbë<sup>2</sup> (1.49 m.<sup>2</sup>). Kjo është një formë e manduka mandalas, në qendër të së cilës ishte linga kryesore, simboli i Shivës që qëndron në një ujëmbledhës dekorativ. “Këndet e tij janë në të njëjtën kohë këndet e kontureve të jashtme të qelizës”.<ref>{{cite book|last=Volwahsen|first=Andreas|year=1969|title=Living Architecture: Indien|url=https://archive.org/details/in.gov.ignca.73821|page=[https://archive.org/details/in.gov.ignca.73821/page/n51 52]}}</ref>
Bashkangjitur me shenjtëroren qendrore, kishte katër paradhoma ([[mandapa]]) që përputhen me Jnanan (diturinë), Muktin (çlirimin), Shringaran (dekorimin) dhe Aishvaryan (lavdinë), që përfaqësojnë përkatësisht lindjen, jugun, perëndimin dhe veriun.<ref>{{cite book|last=Altekar|first=Anant Sadashiv|title=History of Benares: from the the earliest times down to 1937|year=1937}}</ref> Secila nga [[mandapa]]t ka një shtrirje prej 16 x 16 këmbësh (16 rrjetash). Shenjtëroja e brendshme përfaqëson formën e parë rrethore, ndërsa katër [[mandapa]]t kardinale përfaqësojnë rrethin e dytë dhe kardinalitetin. Në nivelin e tretë në pjesën tjetër të katër drejtimeve kardinale, gjenden katër faltore dytësore ndihmëse, secila me një sipërfaqe prej 9 rrjetash (12 x 12 këmbë) që përputhet me Tarakeshvaran (jug-lindja), Dandapanin (jug-perëndimin), Ganeshën (veri-perëndimin) dhe Bhairavën (veri-lindja). I gjithë tempulli në formën e plotë duhet të ketë patur një grup të mahnitshëm prej nëntë kullëzash. Lartësia zvogëlohej nga qendra në drejtim të jashtëm në raportin 16, 8 dhe 6, siç mund të kuptohet nga plani i terrenit. Kjo mënyrë, mandala-rrjet që përbëhet përkatësisht nga 64, 16 dhe 9, së bashku pasqyron gjeometrinë e shenjtë. Katër rrejtat kryesore drejtimore të 16, secila është ndarë në 64 në qendër. Përveç kësaj, [[mandapa]] ndihmëse, kishte gjithashtu tetë dhoma më tempër me rrjeta-9-she; ku numri i tyre arrinte kështu 12. Ky është i krahasueshëm me 9 x 12 = 108. Në tërësi, i llogaritur në këtë mënyrë: [(16 x 4) + 64 + {__L_CURLY__(9 x 4) + (9 x 8)}__R_CURLY__], numri përfundimtar arrin në 236.
Simboli i rrethit të trefishtë formohej mbi bazën e një kornize rrjetash që thelbësisht përfaqësonte tre botët apo mbretëritë mitike, duke simbolizuar pushtetin e Shivës si kontrolluesin e tre botëve, tokës, atmosferës dhe qiellit apo parajsës.<ref>{{cite book|author=Rana P.B. Singh|title=Cosmic Order and Cultural Astronomy: Sacred Cities of India|year=2009|chapter=Kapitulli 6, Goddesses and Spatial Ordering in Kashi: Shaktiscape|page=199}}</ref> Në llogaritjet klasike indiane që kanë të bëjnë me ndërtimin e një tempulli dhe karakteristikat e tij, numri i plotë merej si baza e pjesës tjetër si mjet përcaktimin.<ref>{{cite book|last=Volwahsen|first=Andreas|year=1969|title=Living Architecture: Indien|url=https://archive.org/details/in.gov.ignca.73821|pages=[https://archive.org/details/in.gov.ignca.73821/page/n49 50]-1}}</ref> Duke ndjekur këtë parim, Tempulli Vishveshvara mund të vendoset në atë shkallë.
Tempulli u ndërtua mbi një plan navaratna, d.m.th. me nënë kullëza së bashku duke përshfirë edhe kullëzën më të lartë qendrore (39m e lartë). Kullëzat këndore ishin rreth 14.6 m të larta dhe ato mbi [[mandapa]] ishin 19.5 m.<ref>T.P. Verma, 1971-84. The Temples of Banaras. Bharati (Bulletin of the College of Indology, BHU, Varanasi), nr. 15; fq. 201</ref> Plani kryesor i themeleve regjistronte një seri prej 676 rrjetash, padash (26 x 26), ku secila rrjet ishte 4 këmbë x 4 këmbë. Përveç kësaj, në secilin nga katër zgjatimet këndore, ndodheshin gjatë rrjeta të tilla. Për më tepër, shtatë rrjetat ishin gjithashtu në katër pjesët drejtimore. Kështu në tërësi, numri arrinte 728. Me një rregullim të vogël të 1, numri arrinte 729, që simbolizonte shumën e 27 x 27 (asterismat hënorë), dmth. takimi i një makrokozmosi me një mikrokozmos, një kozmogram.
Rreshti 626:
 
[[File:Sarnath tibetan temple 1.jpg|thumb|358px|Tempulli i bashkësisë tibetiane në Sarnath]]
Një nga festat më domethënëse të Budizmit është Vaishakha Poornima {dita__L_CURLY__dita e hënës së plotë të Vaishakhas (prill-maj)}__R_CURLY__, që nderohet si dita e lindjes, ndriçimit dhe shpëtimit të Shakyamunit nga të gjithë besimtarët. Budistët zhvillojnë Prabhat Pherin (ecjen ciklike të mëngjesit) në këtë ditë. Idhulli i Budës në Moolgandha Kuti Vihara qarkohet duke ecur në cirkumambulacion dhe adhurohet në mënyrë rituale, duke u dhënë ushqim majmunëve, duke kryer recitime dhe në darkë kryehet ndezja e qirinjve. Përveç ndjekësve indianë, gjatë kësaj feste në Varanasi marrin pjesë edhe besimtarë nga Sri Lanka, Tailanda, Mianmari, Malajzia, Japonia, Kina, Taivani, Korea, Kamboxhia, Nepali etj.. Mahabodhi Society organizon një grumbullim plotë ngjyra që përfshin edhe dinjitarë të lartë. Vibhuti Narayan Singh-u, mbreti i Kashit, ishte gjithashtu një i ftuar i rregullt i këtij kongregacioni. Qeveria e Uttar Pradeshit vendosi të organizoi një festë budiste tre ditore (Bauddha Mahotsava) në këtë vend çdo vit që nga viti 1997, që synon të fokusohet mbi jetën e Budës nëpërmjet prezantimeve kulturore si drama etj. Në vitet e fundit, kjo festë është zhvendosur të organizohet gjatë ditës së Kartika Poornimas {dita__L_CURLY__dita e hënës së plotë të Kartikas (shtator-tetor)}__R_CURLY__.<ref name="32Budist-Kranti-Suman37"/>
 
Gjatë dekadave të fundit, Central Institute of Higher Tibetan Studies në Sarnath ka organizuar një festë intelektuale dyvjeçare. Gjatë ditës së Vaishakha Poornimas, Në kohën e daljes së hënës së plotë, murgjit, fillestarët, studiuesit dhe mësuesit e Budologjisë mblidhen në parkun e Bibliotekës Santarakshita. Një imazh i Të Bekuarit vendoset mbi një piedestal me drita dekorative duke përkujtuar atë të Prabhamandalës (aureola e dritës). Ceremonia fillon me këndimin e lutjeve nga murgjit në gjuhën bhot. Pastaj studiuesit e ftuar ndezin qirinj përballë imazhit si dhe kryhet Buddharpana (dorëzimi te Buddha) i volumit të publikimit Dhee. Librat e rrallë të Indisë dhe vendeve të tjera janë tema kryesore. Bashkohen pjesët që mungojnë, korrigjohen gabimet bazuar në veprat e studimit në të gjitha gjuhët e botës në të cilat ata traktate janë shkruar. Kështu besohet se realizohet dhe kuptohet Buda. Kjo festë nuk bëhet me pompozitet, por vetëm me punë intelektuale. Kjo festë intelektuale përsëritet gjatë ditës së Kartika Poornima, dita në të cilën përfundon Varshavasa (qëndrimi katër muajor në një vend gjatë stinës së shirave të Budës).