[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
'''Simon Gjoni''' ([[1926]]-[[1991]])
 
Talenti i Simon Gjonit spikati që kur ishte i ri dhe kur kontribuoi si drejtues i shumë formacioneve të ndryshme orkestrale dhe vokale të qytetit të Shkodrës. Me një sensibilitet dhe origjinalitet të dukshëm në kompozicion ai krijoi në vitet [[1946]]-[[1947]] një seri këngësh të paharruara që shquhen sa për ndjeshmërinë e tyre sa poetike aq edhe të sinqerta, të figurshme dhe fisnike si, "Lule bore", "Sy larushes", "Sytë e tu si drita", "Fyelli i çobanit", "Nëna dhe çika" etj. Ishin pikërisht këto këngë të cilat e çuan më tej traditën qytetare të lirikës shkodrane ndërsa u përhapën me shpejtësinë e dritës në Shqipëri.
 
Sa më lart vetiu, të vjen në mendje se vlera e muzikës dhe e këngës nuk qëndron tek juritë, por vetëm tek çmimi që populli e dekoron me jetëgjatësinë e saj. Në Moskë, në vitin 1956 trio Mula, Athanas, Tukiçi, korri sukses të jashtëzakonshëm me këngën Lule bore, në Vjenë në vitin 1961 festivali i rinisë u çel me introduksionin e Lule Bore. E, sot, ajo këndohet së bashku me publikun dhe në [[Nju Jork]], ku koncertet përfundojnë me himnin e këngës shqiptare “Lule-bore”.
 
Simon Gjoni studimet e larta i kreu në Akademinë e Lartë muzikore të Pragës, në klasën e dirizhimit sinfonik me profesorët V. Smetacek, R. Brook, A. Klima. Në vitin [[1954]], ai ishte pjesëmarrës si kompozitor në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës, së bashku me kolosët botërore si Shoporin, Janson, Rihter, Fisher, Fournet etj. Në vitin 1956 në sallën "Mestska Knihovna" dirigjon Shubert "Rosamunda" dhe Grieg "Perr Gynt". Po në këtë kohë dirigjon veprën "Pygmalion" të kompozitorit Jiri Benda. Në vitin [[1957]] në sallen "Dum Umelco" ai drejtoi "Simfoninë orkestrale për violinë e kontrabas" të K. Dittersdorf.
 
Suksesi i këtij koncerti pasohet nga ai i pjesës simfonike të Franc Listzi-it "Les Preludes". Simon Gjoni, është një ndër dirigjentët e parë të orkestrave tona simfonike të Teatrit të Operas dhe Baletit dhe të Radio-Televizionit Shqiptar. Ne vitin 1958, kur u emërua dirigjent në TOB, shumë vepra të shquara e gjetën interpretimin e "parë" tek dirigjenti i ri, i cili i interpretoi ato duke zbuluar ngarkesën emocionale të tyre me një ndjeshmëri të lartë. Përmendet baleti "Lola", "Laurencia", operat "Don Paskuale", "Berberi i Seviljes", "Paliacot", "Franceska da Rimini", "Pranvera"etj.
 
[[Category:Biografi shqiptarësh]]