Ditmir Bushati: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 26:
[[Skeda:Ditmir Bushati.jpg|thumb|300px]]
 
'''Z. Ditmir Bushati''', është deputet i Partisë SocialistelindiKuvendinShkodër, e Shqipërisë24 dheMars Ministër1977. i Jashtëm.
 
Z. Bushati është zgjedhur deputet në Qarkun e Tiranës në 2009-n dhe u rizgjodh sërish në të njëjtin qark në zgjedhjet e 23 Qershorit 2013. Ai ka shërbyer si Kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian (2011-2013) dhe anëtar i Komitetit të Përbashkët Parlamentar BE-Shqipëri (2009-2013). Prej 2011, ai është zgjedhur Anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Ditmir Bushati ka lindur në Shkodër më 24 mars 1977. Ai është i biri i Sulejman Bushatit, ish Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë së Punës së Shqipërisë të Rrethit të Shkodrës, në kohën e masakrës së 2 prillit të vitit 1991 në Shkodër.
 
Z. Bushati është diplomuar me medalje të artë nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës (1999). Ai ka kryer studimet për Master në të Drejtën Ndërkombëtare Publike (LL.M.) në Universitetin e Leidenit, Holandë (2001). Z. Bushati ka qenë përfitues i bursave të programeve të ndryshme të studimit dhe kërkimit si: TEMPUS, NUFFIC, Victor Felsom, Kokalis. Ai ka qenë kërkues shkencor në të Drejtën Ndërkombëtare Publike pranë Institutit TMC Asser, Hagë, Holandë (2003) dhe kërkues shkencor në Çështjet Europiane, pranë Universitetit të Athinës, Greqi (2000). Ai ka kryer një sërë specializimesh për çështjet ndërkombëtare në disa institucione prestigjioze si: Universiteti i Harvardit; Akademia e së Drejtës Ndërkombëtare në Dallas, SHBA; Akademia Universitare Abo, Finlandë.
Bushati është diplomuar me medalje të artë nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë.
 
Përpara përfshirjes në politikë, z. Bushati ka qenë aktivist i shoqërisë civile. Ai ka drejtuar Lëvizjen Europiane në Shqipëri. Ka ushtruar gjithashtu funksionin e Drejtorit të Përafrimit të Legjislacionit në Ministrinë e Integrimit Europian, duke qenë njëkohësisht pjësë e ekipit negociator të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA); këshilltar i Zëvendëskryeministrit për Çështjet Europiane; këshilltar ligjor në Gjykatën Kushtetuese; Zyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë; Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë, Hagë, Holandë.
 
Z. Bushati ka shërbyer si analist i Freedom House (2007-2008) për Raportin “Kombet në Tranzicion” (Nations in Transit); reporter kombëtar për Shoqatën Europiane të së Drejtës Ndërkombëtare (ESIL); koordinator kombëtar i Fondacionit për Shoqëri të Hapur (OSF) për monitorimin e ecurisë së Shqipërisë në procesin e integrimit evropian (2006-2008). Ai ka shërbyer si konsulent në projekte të ndryshme të BE, BB, USAID, GIZ, OSI, Fondacionit Friedrich Ebert, IOM, SNV.
 
Z. Bushati gjithashtu është lektor në të Drejtën Europiane dhe Procesin e Zgjerimit të BE-së pranë institucioneve të ndryshme universitare e kërkimore në Shqipëri e Kosovë. Ai ka botuar punime shkencore dhe artikuj në fushat e lidhura me procesin e zgjerimit të BE-së, të Drejtën Ndërkombëtare Publike dhe të Drejtën Europiane.
 
z. Ditmir Bushati në vitin 2013 u zgjodh '''Ministër i Punëve të Jashtme''' i Shqipërisë.
 
 
{{poli-cung}}
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]