Sejfi Vllamasi: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
v rregullim sintakse
Rreshti 1:
'''Sejfi Vllamasi''' ([[1883]]-[[1975]]), deputet<ref>[http://www.parlamenti.altirana.com/graphics/foto/Ligjv%EBn%EBsit%20Shqiptar%EB.pdf Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005] - <tt>Republika e Shqipërisë KUVENDI</tt>. Tiranë 2005</ref> dhe veprimtar politik në [[Shqipëri]].
 
== Jeta ==
 
Lindi në [[Novoselë (Kolonjë)|Novoselë]] të [[Kolonjë|Kolonjës]]s. Bëri tri vjet në shkollën fillore në fshat. Më 1892 xhaxhai i tij, Ademi e merr me vehte në [[Edrene]], i cili vdiq pas 6 muajsh. Pas lutjes së bërë valiut, Abdurrahman Pashës, u pranua me bursë shteti në gjimnazin e shtetit ku pati si profesor [[Shahin Kolonja|Shahin Ypi-Kolonjën]]. Në maj të 1897-ës, pas mbarimit të luftës turko-greke, shkoi në Kolonjë për të ndërruar klimë, pasi kaloi një sëmundje të rëndë.
 
Sejfiu u shkollua në [[Stamboll]] ku përmes Xhafer Mbrështanit u njoh me [[Said Najdeni|Hoxhë Said Najdenin]]. Kreu studimet më 1904 në shkollën e mjeksisë veterinare. Më 1905 emërohet veteriner në [[Manastiri (qytet)|Manastir]], ku njihet me Komitetin Shqiptar të Manastirit. Sheh nga afër trazirat e organizuara nga çetat terroriste bullgare e greke, dhe veprimtarinë batalionit gjurmues (avxhitabori) komanduar prej kapitenit të klasit të parë, Enver beut. Nga mesi i dytë i v. 1906 degdiset në Anadoll për veprimtarinë e tij pranë komitetit, përkatësisht në Sivas e Karahisar deri në korrik 1908.
 
Pas shpalljes së Kushtetutës vajti në Kolonjë duke takuar gjatë rrugës [[Vëllezërit Topulli|vëllezërit Topulli]], [[Fehim bej Zavalani]]n, [[Sotir Peci|Sotir Pecin]]n, Telemak e [[Themistokli Gërmenji|Themistokli Germenjin]]. Nga kjo periudhë deri më 1914 në Stamboll ka dhënë mësime fizike e kimie në një shkollë dyvjeçare për teknikë të mesëm veterinarë dhe kështu ka qënë në lidhje të ngushtë e të vazhdueshme me Lëvizjen Kombëtare. Ndjek rivalitetin e dy partive në Mexhlisin Osman, “lttihat ve Terekki” “(Bashkim dhe përparim)”, e përbërë prej turqve të rinj (Jeun-Turc) dhe tjetra parti ishte “Hyrrjet ve ltilaf”, parti e (“Lirive dhe e Marrëveshjes”), anëtarët e së cilës ishin prej të gjithë kombësive që përbënin Perandorinë Otomane.
 
Në Luftën Ballkanike u mobilizua kryeveteriner i divizionit aktiv nr. 29, të komanduar nga koloneli gjerman Von Matio, i cili figuronte midis oficerëve gjermanë, që kishin ardhur për të organizuar ushtrinë turke të shpartalluar në ndeshjet e para të luftës ballkanike dhe në rast nevoje për ta komanduar. Ky divizion, bashkë me të tjerët, ishte vendosur në frontin e Çatallxhesë për mbrojtjen e Stambollit nga ushtria bullgare, që i ishte afruar 40 kilometra kryeqytetit.
 
Ishte anëtar i [[Partia Popullore|Partisë Popullore]] të kryesuar nga [[Fan Noli]] dhe mori në [[Lëvizja e Qershorit|Lëvizjen e Qershorit]] më [[1924]], megjithëse më herët kishte qenë mik i ngushtë i mbretit [[Zogu|Zog]]. Mërgoi në Evropë pas fitores nga forcat e [[Legaliteti|Legalitetit]]t.
 
Vllamasi akuzohet të jetë përfshirë në grupin e antizogistëve që merrnin fonde nga qeveria e [[Beogradi|Beogradit]]t, atëherë [[Jugosllavi]].
 
Gjatë pushtimit nazi-fashist, Vllamasi kthehet në [[Shqipëri]] dhe inkuadrohet në qeverinë kukull të Shqipërisë. Gjatë diktaturës komuniste kaloi një jetë shumë të vështirë, më shumë nëpër burgje dhe duke punuar deri në pleqëri të thellë.
Rreshti 23:
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Politikanë shqiptarë]]
[[Kategoria:Kuvendi i Shqipërisë]]
[[Kategoria:lindjeLindje 1883]]
[[Kategoria:vdekjeVdekje 1975]]