[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
→‎Jeta: rregullim i sintaksës
Rreshti 1:
'''Jul Bonati''' ([[Shkodër]], [[24 Maj|24 maj]] [[1874]] - [[Durrësi|Durrës]], [[5 Nëntor|5 nëntor]] [[1951]]) qe klerik, mësues, përkthyes i [[Lahuta e Malcís|Lahutës]] në italisht, studiues letërsie dhe patriot shqiptar.
 
== Jeta ==
 
Lindi në një familje të shquar katolike, në Shkodër, nga martesa e Aleksandër Bonatit dhe Roza Melgushit. Me origjinë [ndoshta] shqiptaro-venedikase nga [[Korfuzi]], ajo pati krushqi me shtëpi të tjera patrice katolike shkodrane. Bashkëshortja e [[Pashko Vasa|Vaso pashës]] ishte e dalë po nga kjo derë. Gjyshi i Patër Julit, Nikollë Bonati, ishte një nga bashkëthemeluesit, me [[Ferid Pashë Vlora|Ferit pashë Vlorën]], [[Mehmet Ali Pashë Vrioni|Mehmet Ali bej Vrionin]], [[Vëllezërit Frashëri|Frashërllinjtë]] dhe Vaso pashën, të [[Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip|Shoqërisë së shkronjave të Stambollit]], me 12 tetor 1879. Lidhjet e vjetra stambulliote të Bonatëve do të shënjonin të gjithë jetën e Julit si bari shpirtrash dhe patriot.
Rreshti 9:
Pasi studioi në [[Ish-kolegji saverian, Gjimnazi "At Pjetër Meshkalla"|kolegjin "Xaverianum"]] të Jezuitëve të Shkodrës, hyri si novic në [[Jezuitët|Kompaninë e Jezusit]] në provincën e Portoresë, në rajonin e [[Rijeka|Fiumes]], më 1891<ref name=":0" />. Seminarin dhe studimet universitare për teologjia e filozofi i kreu në [[Vjena|Vjenë]]<ref name=":1">[[Uran Asllani|Asllani U]]., ''Si e mbrojtën çështjen shqiptare klerikët katolikë në Konferencën e Paqes,'' [[Panorama]], 10 shkurt, 2014.</ref>. Mori urdhrat e vegjël dhe të mëdhenj, përfshirë meshtarinë, në gjirin e Jezuitëve, në Portoré dhe Gorizia.
 
Pas shugurimit meshtarak ushtroi funksionet e prefektit të studentëve në Gorizia, Kremona dhe [[Brescia|Breshia]]<ref name=":0" />. U dërgua në Universitetin e Padovës për t'u doktoruar në Letërsi e Filozofi<ref name=":1" />. Qè profesor në Komo, Soresina, [[Milano]], Shkodër dhe [[Stambolli|Stamboll]]. Doli nga Kompania e Jezusit për t'u bërë prift dioqezan, më 14 gusht 1912. Në atë kohë u vendos në Stamboll, i inkardinuar pranë vikariatit apostolik të latinëve të kryeqytetit perandorak, për të ushtruar dëtyrën e famullitarit të katolikëve shqiptarë që ndodheshin në brigjet e [[Bosfori|Bosforit]]t - detyrë që ushtroi pranë kishës së Sh. Ospit në lagjen "Taksim".
 
Mori pjesë në mënyrë aktive në lëvizjen kombëtare të cilën e ndihu sa mundi, ishte në [[Konferenca e Paqes në Paris|Konferencën e Paqes]] më 1919 bashkë me [[Halil pashë Alizoti|Halil pashë Alizotin]]n dhe [[Fuat bej Dibra|Fuad bej Dibrën]] duke mbështetur dërgatën e Shtetit Shqiptar me në krye Imzot [[Luigj Bumçi|Luigj Bumçin]]n. Nga 1920 deri më 1924 qe anëtar i Klubit «Pragu shqiptar» që kryesohej nga [[Jonuz bej Kolonja]] dhe [[Anastas Frashëri]] dhe që ishte një nga shprehitë e fundit institucionale të Shoqërisë së Stambollit të formuar më 1879 pjesërisht nga paraardhësit e të tre këtyre personaliteteve. Qëndron në Stamboll deri më 1927 kur edhe kthehet në Shqipëri.
 
Nga 1927 deri më 1937 qe famulltar dhe vikar i përgjithshëm i [[Arqipeshkvia katolike Tiranë-Durrës|arqipeshkvisë së Durrësit]], kur arqipeshkëv ishin, njëri pas tjetrit, Imz. [[Francesco Melchiori|Françesko Melkiori]] Ofm dhe [[Pjetër Gjura]] dhe përpara se administrimin e saj ta merrte në dorë Imz. [[Vinçens Prenushi|Vinçenc Prenushi]] Ofm. Më 1937 caktohet famullitar në [[Vlora|Vlorë]]<ref name=":0" />, ku më 1938 shugurohet ipeshkëv ku në kushte të vështira jetese e pune shërbeu deri më 1942. Atë vit transferohet pranë Selisë së Shenjtë dhe për arsye shëndetësore dërgohet në spitalet e Montekatinit. Më 1944 pati një mbledhje të rëndësishme tok me klerikë të tjerë të Evropës Lindore, me [[Papa Piu XII|Papa Piun XII]]. Për t'u përgatitur me kushtet e regjimit komunist kthehet në Shqipëri, ku në Vlorë nuk do të shërbente më shumë se dy muaj ngaqë e priste arrestimi.