[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Skeda Mongolia_Genghis_Khan.jpg u largua pasi që është shlyer nga Commons prej Jameslwoodward
v clean up, përmirësime tipografike: lideri → udhëheqës. duke përdorur AWB
Rreshti 19:
 
[[Skeda:Genghiskhantraditional.svg|thumb|left|Genghis Kahn në shkrimin tradicional mongol]]
Njihet deri tani si një luftëtar i pamëshirshëm, që vetëm shkatërroi, vrau e preu gjatë sundimit të tij të lavdishëm, që shtrihej nga tokat e Azisë së largët deri në portat e Europës. Të paktën kështu thotë një pjesë e historisë, ose ajo që kanë dashur të dëgjohet këto 800 vitet e fundit, që nga dita kur i famshmi i Mongolisë dhe i botës, '''Genghis Khan''' u shndërrua në pushtuesin më të madh të të gjitha kohërave. Ky personazh madhështor, jeta, bëmat dhe vdekja, madje edhe pasvdekja e të cilit ndërthuren me mite e legjenda mistike, është në prag të “ringjalljes” së madhe, ose siç i pëlqen regjisorit rus, Sergei Bodrov, të thotë, në prag të riparjes dhe rikonsiderimit të tërë historisë së tij. Deri tani, në librat e historisë për Genghis, mund të lexosh shprehje të tilla si: “Kulmi i kënaqësisë së njeriut të stepës ishte të kapte armiqtë e t’i shihte të zhytur në një banjë gjaku, si dhe të përdhunonte gratë e tyre”. Nga viti 1162 deri në vitin e vdekjes 1227, Genghis i priu hordhive në një fushatë të jashtëzakonshme pushtimesh të pakrahasueshme në tërë historinë e njerëzimit. “Heroi mongol është një nga emrat më pak të pëlqyer në Rusi. Kam lexuar për të vetëm gjëra të këqija: barbar, primitiv, i pamëshirshëm, thuajse monstër”, thotë Bodrov, i cili ka mbaruar së realizuari pjesën e parë të një trilogjie kushtuar mongolëve. Por kjo nuk është përpjekja e parë kinematografike për të sjellë heroin mongol në ekranin e madh. Omar Sherif, aktori i famshëm egjiptian, e interpretoi në një film të vitit 1965. Në vitin 1998 kemi edhe një përpjekje të kinezëve, por të dyja nuk janë vënë re në botën kinematografike. “Kam gërmuar shumë për të bërë këtë film dhe kam gjetur histori të mrekullueshme për fëmijërinë e Khan-it. Ai nuk ishte aspak një monstër siç e përshkruajnë. Ishte thjesht një person i lindur me aftësinë për të notuar kundër rrymës. Në Rusi dhe në vende të tjera, figura e Genghis është ajo e një njeriu të përçmuar, ndërsa në Azinë Qendrore ai është një hero”, shprehet regjisori. A përbën ky film një rast të mirë për të rishkruar një pjesë të historisë të parë dhe të treguar shtrembër ? Një pjesë e mirë e filmit është bazuar në librin e famshëm të një historiani britanik: “Jeta, vdekja dhe ringjallja e të madhit të Khanëve”. Sipas Bodrov, Genghis është keqkuptuar gjithë këta shekuj. Arsyeja është arkivore. Në rastin e tij, historia u shkrua nga ata që u pushtuan prej mongolëve dhe viktimat janë gjithmonë të njëanshme. Vetë mongolët kanë kaluar periudha shumë të errëta dhe në ato kushte, nuk mund të hidhnin dritë në faktet e rreme. Vetëm në shekullin e 19, një libër i koduar kinez, “Historia e fshehtë e mongolëve”, u shfaq si për të vënë drejtësinë e munguar në vend dhe në vitin [[1980]] u botua edhe versioni i tij në Perëndim. Ai është një rrëfim i krahasueshëm me “Iliadën”, ose sagën e Norsëve dhe në të jepet një portret më lirik dhe më romantik i Genghis Khan-it. Ndoshta djaloshi fillimisht e nisi gjithçka si një hajdut e grabitës i vogël, por brenda një periudhe 20-vjeçare ai komandonte vendin në të cilin sot shtrihet Mongolia dhe veç tij gjithë republikat e Azisë Qendrore, si dhe një pjesë të Rusisë, Iranit, Pakistanit, Afganistanit, Indisë, Kinës dhe Koresë së Veriut. është pushtuesi dhe pushtimi më i madh i të gjitha kohërave. Një ndër trashëgimitë më të mëdha të luftëtarit ishte edhe unifikimi i Kinës. Sigurisht që pushteti i madh i Genghis vinte nga gjenialiteti ushtarak, por kjo është vetëm një pjesë e historisë së Khan-it të madh. Rishikimi i figurës së tij ka të bëjë me nxjerrjen në pah të vlerave shumë më të mëdha të tij. Ai në fakt ishte një çlirimtar, një njeri që respektonte nderin dhe fjalën, kishte tolerancë fetare, vlerësonte gratë e forta, nxori shumë ligje. Në njëfarë mënyre, ai ishte një Napoleon po me përmasa shumë më gjigante. Në Rusi, gjatë periudhës së komunizmit, Genghis ishte një “mollë e ndaluar”. E njëjta situatë ishte edhe në republikat sovjetike të Azisë Qendrore, duke qenë se edhe ato ishin vende satelitë të Moskës. Më shkatërrimin e perandorisë sovjetike, miti dhe figura e Genghis Khan-it nisi të rilulëzojë dhe heroi ka nisur të ringjallet e të kërkojë me ngulm vendosjen e nderit në vend. Për banorët e kësaj pjese të Azisë, Genghis është një hero, ai konsiderohet si simbol i patriotizmit. Një tjetër vend ku figura e Genghis po lulëzon është edhe vetë Kina. Gjatë Revolucionit Kulturor, heroi ishte “varrosur”, emri dhe bëmat e tij ishin ndaluar. Megjithatë njerëzit e veneronin fshehurazi, ndërsa sot kinezët pretendojnë se heroi mongol është në fakt kinez. Në Kinë thuhet se në kohën e kulmit të sundimit të Genghis, situata në vendet e pushtuara ishte aq e qetë e nën kontroll, saqë një vajzë e virgjër me një thes flori me vete mund të ecte nga njëri skaj i perandorisë në skajin tjetër, pa u prekur me dorë. Një pjesë e filmit është xhiruar nëpër “Rrugën e Mëndafshit” të dikurshme dhe banorët e atyre zonave e kishin për kënaqësi të veçantë që të ndihmonin xhirimet për filmin e një njeriu që për ta është mit dhe motiv krenarie. Filmi ka ngjallur interesim të ri ndaj Genghis-it, i cili hap pas hapi ka nisur procesin e “ringjalljes”. Po çfarë na kanë dhënë mongolët? Një nga “dhuratat” e tyre është edhe “dhimbja e madhe e kokës” me emrin Tibet. Zhvillimet e fundit në lidhje me krahinën bashkëngjitur Kinës janë pasojë e Genghis, i cili ishte i pari që ia bashkoi Tibetin Kinës. është ironike që Kina ia detyron identitetin e saj gjeografik mongolëve dhe asaj çka ndodhi në jetën e një djaloshi mongoles në shekullin e 13. E ndërsa jeta e Genghis mund të dokumentohet nga disa vepra, mister i vërtetë mbetet vdekja. Thuhet se jetoi gjatë për kohën, deri në moshën 65-vjeçare. Varri i tij mbetet një nga misteret më të mëdha arkeologjike. Disa thonë se ai u zhduk vetë sapo e ndjeu se sëmundja e kishte vënë për poshtë. Të tjerë rrëfejnë se e vrau një nga gratë e reja, duke ia prerë organin seksual. Të paktën deri në atë moment, Genghis kishte qenë i famshëm edhe për forcën mashkullore.
 
[[Skeda:Mongol Empire map.gif|thumb|Përparimi mongol në Eurasi|300px]]
Rreshti 46:
 
Por në faqen e internetit te Lugina e Khanëve nuk citohet rreshti tjetër i librit të Man: "Zbulimi i varrit do të sinjalizonte fillimin e një furie ushqimi, duke tërhequr fonde, shumica e të cilëve ndoshta në dollarë, për kënaqësinë e institucioneve që tashmë ekzistojnë dhe shumë të tjerëve që do të krijoheshin brenda natës. Universitetet do të rivalizonin agjencitë e udhëtimit për kontrollin e aksesit, me qeverinë që do të vepronte si arbitër, duke u përpjekur të marrë një pjesë të të ardhurave për kombin, dhe ndoshta duke dështuar, duke parë pasionin aktual për privatizime si dhe mbizotërimin e rryshfetit". Mundësia e këtij lloj kaosi përreth vendit të prehjes së heroit të Mongolisë ka krijuar dyshime në Mongoli në lidhje me kërkimet, dhe një tjetër pyetje e madhe është duke u ngritur këto kohë: A duhet të gjendet varri i Genghis Khan ?
 
 
 
== Besimi ==
Line 54 ⟶ 52:
== Kronologjia ==
* Në 1155, 1162, ose 1167:Temüjin (emri i lindjes i Genghis Kahn) u lind në malet Khentii.
* Në moshën 9 vjeçare, i ati i Temüjin-it,Yesükhei u hemua nga[[Tartar|Tartarët]]ët (grup etnik turk).
* 1184 : Gruaja e Temüjin-it [[Börte]] u rrëmbye nga [[Merkitsët]] (grup etnik turk ose mongol); Ai kërkoi ndihmën e vëllezërve të tij të gjakut [[Jamuka]] dhe [[Wang Kahn]] të cilët shpëtuan [[Börte]]-n
* 1185 : Lindi djali i parë [[Jochi]]; duke lënë një dyshim të madh në lidhje me atësinë e tij pasi ai lundi pak kohë pasi gruaja e Kahnit u rikthye.
* 1190 : Kahn bashoi tributë mongole, u bë lideriudhëheqës. i tyre, dhe krijoi kodin e ligjit [[Yassa]].
* 1201 : Fitorja mbi rivalët, [[Jardanët]] e [[Jamuka]]s.
* 1203 : Fitorja mbi [[Keraits]]-ët e [[Wang Kahn]]it. [[Wang Kahn]] u vra aksidentalisht nga aleatët e tij [[Naimans]]-ët.