[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Redaktova tekstin.
Rreshti 11:
Shumica e personave transgjinorë ndeshin diskriminim në vendin e punës dhe në aksesin ndaj shërbimeve publike. Në shumë shtete këta persona nuk gëzojnë mbrotje ligjore nga diskriminimi.
 
=='''Evoluimi i terminologjisë transgjinor'''==
 
Psikiatri John F. Oliven i Universitetit të Kolumbias krijoi termin transgjinor në vitin 1965 në publikimin e tij Sexual Hygiene and Pathology, duke shkruar se termi që përdorej më përpara, transseksulizmi, është term çorientues. Termi transgjinor nisi të njihej e përdorej më shumë, duke përfshirë Virginia Prince e cila e përdori në numrin e Dhjetorit të 1969 për revistën Transvestia, një revistë kombëtare dedikuar transvestitëve e themeluar prej saj. Rreth vitit 1984 koncepti i komunitetit të transgjinorëve ishte zhvilluar mjaftueshëm dhe tanimë termi transgjinor përdorej si term ombrellë. Në 1985 Richard Elkins themeloi arkivën ‘’Trans-Gender Archive’’ në Universitetin e Ulster. Rreth vitit 1992 konferenca ndërkombëtare mbi Ligjin për transgjinorët dhe politikat e punësimit e përkufizonin termin transgjinor si një term ombrellë që përfshin një gamë të gjerë si ‘’transseksualë, transgjinorë, transvestitë’’ si dhe çdokënd që i nënshtrohet tranzicionit të seksit. Pamfleti I Leslie Feinberg me titull’’Transgender Liberation: A movement whose time has come’’ qarkullonte në 1992 dhe e identifikonte këtë term si term gjithëpërfshirës për të gjitha identitetet gjinorë jo-konformues; në këtë mënyrë termi transgjinor u kthye në sinonimik me termin queer. Termi transgjinor i referohet një djali që ka kryer tranzicionin nga femër në mashkull, kurse transgjinore i referohet një vajze që ka kryer tranzicionin nga mashkull në femër. Manuale mjekësore, grupe advokimi për komunitetin LGBT këshillojnë përdorimin e përemrave dhe termave gjinorë në përputhje me ato me të cilat dëshiron personi në fjalë të identifikohet. Shumë të tjerë theksojnë se termi transgjinor duhet përdour si ndajfolje, jo si emër ( për shembull Max është transgjinor ose Max është një burrë transgjinor dhe jo Max është një transgjinor). Persona që nuk janë as transgjinorë, as non-binary apo genderqueer- persona identiteti gjinor i të cilëve zhvillohet në përputhje me seksin dhe identitetin gjinor të caktuar pas lindjes – cilësohen si cisgender
 
=='''Transeksualizmi dhe lidhja e tij me termin transgjinor'''==
 
Termi transseksual u prezantua për herë të parë në anglisht në 1949 nga David Oliver Cauldwell dhe u bë më i njohur nga Harry Benjamin në 1966, paralelisht termi transgjinor ishte krijuar dhe nisi të përdorej më shumë . Që prej 1990 termi transseksual përdorej për të përshkruar nëngrupin e personave transgjinorë që dëshironin të kryenin përgjithmonë tranzicionin pra ata që kërkonin asistencë mjekësore ( për shembull ndërhyrja kirurgjikale për ndryshimin e seksit).
Rreshti 24:
Harry Benjamin shpiku një sistem klasifikimi për transseksualët dhe transvestitët,i titulluar Shkalla e orientimit seksual (SOS), në të cilin transseksualëve dhetransvestitëve iu atashohen një prej gjashtë kategorive bazuar në arsyet e nevojat e tyre për ndryshimin kirurgjikal të seksit dhe për cross-dressing.
 
=='''Kategori të tjera'''==
 
Përveç burrave trans dhe grave trans, identiteti gjinor i të cilëve ëshë i kundërt me identitetin e seksit të caktuar pas lindjes, me dhjetëra kategori të tjera përkufizohen nga termi në fjalë. Këtu përfshihen persona identiteti i të cilëve nuk është eksluzivisht maskulin apo feminin por mundet përshembull të jetë anrogjenë, bigender, pangender, ose agender – zakonisht grupet të kategorizuar nën termin ombrellë genderqueer – si edhe personat e gjinisë së tretë. Edhe pse disa referenca të tjera e shohin termin transgjinor gjithëpërfshirës dhe për kategorinë e transvestitëve/ cross-dressers, këta janë zakonisht të përjashtuar siç janë dhe transvestitët fetishist ose drag kings dhe drag queen, që më shumë bëjnë cross-dressing për performancë apo qëllime argëtuese.
Rreshti 31:
 
Një transvestit është një person që praktikon cross-dressing, ose vishet me rroba që janë tipike për identitetin gjinor të seksit të kundërt me atë të përcaktuar pas lindjes . Termi transvestit përdoret si sinonim për termin cross-dresser edhe pse termi cross-dresser parapëlqehet më shumë në përdorim. Termi cross-dresser nuk e ka një përkufizim ekzakt në literaturë. Michael A. Gilbert, profesor pranë Departamentit të Filozofisë, në Universitetin e York-ut në Toronto ofron këtë përkufizim: ‘’Cross-dresser është një person që ka dukshëm një identifikim gjnor me njërin seks, dhe vesh rrobat e seksit të kundërt me seksin të cilit i është përcaktuar pas lindjes. Një cross-dresser mund të mos idetifikohet me sjellet dhe praktikat e gjnisë së kundërt dhe përgjithësisht nuk duan të ndryshojnë seksin biologjik.Pjesa më e madhe e këtyre personave idetifikohen si heteroseksualë. Termi transvestit ndryshon konceptualisht prej termit transvetit fetishist, pasi termi i dytë përshkruan ata persona që i përdorin rrobat e gjinisë së kundërt jo rregullisht për arsye fetishiste.
 
 
===Drag king dhe drag queen===
 
Drag është një term që përdoret për veshjet dhe pamjen e jashtme ekscentrike për performancat argëtuese, ndryshe nga personat transgjinorë apo ata që praktikojnë cross-dressing për arsye të tjera. Performancat drag queen mund të jenë teatrale, komike ose groteske. Drag queens janë konsideruar si karikatura të grave nga vala e dytë e feminizmit. Artistët drag kanë vlerat e traditat e tyre në historikun e lëvizjes LGBT. Personat interseks kanë gjenitale ose karakteristika seksuale që nuk përputhen me ndarjet strikte të dikotomisë mashkull-femër, por personat interseks nuk janë detyrimisht transgjinorë pasi ata mund të identifikohen me identitetin e seksit pas lindjes. Çështjet e transgjinorëve dhe interseksualëve ngatërrohen me njëra tjetrën, pasi të dyja sfidojnë përkufizimet ‘’e ngurta’’ të seksit dhe gjinisë.
 
=='''Komuniteti LGBT'''==
 
Koncepti i identitetit gjinor ndryshon nga ai i orientimit seksual. Orientimi seksual përshkruan tërheqjen fizike, romantike, emocionale, ose shpirtërore e një individi ndaj një personi tjetër, kurse identiteti gjinor është ndjesia vetjake e përkatësisë në të qenurit burrë ose grua. Personat transgjinorë kanë pak a shumë të njëjtin shumëllojshmëri të orientimeve seksuale sikurse personat cisgender. Në të kaluarën termat homoseksual dhe heteroseksual përdoreshin gabimisht për të etiketuar orientimin seksual të personave transgjinorë bazuar në seksin e tyre pas lindjes. Literatura moderniste sugjeron përdorimin e termave si i tërhequr ndaj djemve ( androfilik), i tërhequr ndaj vajzave ( gynephilic), i tërhequr ndaj të dyve (biseksual), ose i tërhequr ndaj askujt (aseksual) në mënyrë që të përshkruhet orientimi seksual i personit pa referencë ndaj identitetit gjinor të personit. Terapistët insistojnë gjithnjë e më shumë për të përdorur terma në pajtim të plotë me respektimin e identiteteve gjinore të klientëve.
 
==='''Orientimi seksual i personave transgjinorë'''===
 
Në vitin 2015 Qendra kombëtare për barazinë e transgjinorëve realizoi një anketë kombëtare për diskriminimin e transgjinorëve. Nga 27.715 persona transgjinorë dhe non-binary që iu nënshtruan anketimit, 21% e tyre u shprehën se termi queer e përshkruan më së miri orientimin e tyre seksual, 18% shprehën termin ‘’pansexual’’ 16% thanë termin ‘’gej’’, ‘’lezbike’’ , 15% u shprehën se janë ‘’heteroseksual’’, 14% thanë ‘’biseksual’’ ndërsa 10% përdorën termin ‘’aseksual’’.
 
=='''Referenca'''==
{{Reflist}}