[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Robot: Faqe e palidhur
Shtova te dhena, mbusha referencat.
Rreshti 1:
{{Faqe e palidhur|data=shtator 2012}}
'''Mark Ndoja''' ([https://www.researchgate.net/publication/278028627_Aesthetical_and_Political_Aspects_of_the_Relationship_between_Literature_and_Ideology_in_Albania_in_Dictatorship_and_in_Post-Communism 1912] -Tiranë, 22 qershor 1972<ref name=":0">http://shqiptarja.com/Dossier/2711/dosja-hetimore-mark-ndoja-me-poezi-e-perkthime-kunder-partise-e-pushtetit-448086.html</ref>) ka qenë shkrimtar, studiues i letërsisë dhe klasicist, përkthyes i letërsisë klasike në shqip dhe asaj shqipe në italisht, partizan dhe politikan shiptar i mes-shekullit XX. Duke të ketë qenë nga [[Durrësi]].<ref>https://books.google.ca/books?id=gY-AAAAAIAAJ&q=Mark+Ndoja&dq=Mark+Ndoja&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEwjJguyJ4tXYAhXmUN8KHTJnDnQQ6AEITDAG</ref><ref>http://www.drita.albaner.net/librat/meshumeheroizmasesagruare.pdf</ref> Njihet për përkthimin që i bëri Commedia Divina-s, Komedisë Hyjnore të Dantes viteve gjashtëdhjetë, por që u botua vetëm duke nisur nga viti 1998, si autor poezish, dhe si pjesëmarrës në diskutimet ideologjike të Lidhjes së Shkrimtarëve të pas-Luftës së Dytë Botërore, prej të cilave e pësoi gjatë një spastrimi të mes-viteve 50. Kaloi disa vjet në burg dhe internim.
'''Mark Ndoja''' ishte Komisar Politik i Qarkorit të Shkodrës. Deputet i Shkodrës në zgjedhjet e para pas çirimit. Arresothet më 1950 dhe internohet.
 
Studioi në gjimnazin e Shkodrës në mes të viteve tridhjetë<ref>http://albania.bestgoo.com/t4721p1-skender-p-luarasi</ref>, dhjetëvjeçar kur shfaqi ambicjet e para letrare<ref>https://books.google.ca/books?id=Y8jqAAAAMAAJ&q=%22Mark+Ndoja%22+Koliqi&dq=%22Mark+Ndoja%22+Koliqi&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEwjBkcCQ9tXYAhVNMd8KHRI9CAgQ6AEINjAD</ref>, dhe më pas pati formim në traditën klasike duke njohur mirë latinishten dhe greqishten e vjetër, italishten, dhe gjermanishten<ref>http://www.zemrashqiptare.net/news/id_3695/Sadik-Bejko:-Fabrikim-i-disident%C3%ABve-t%C3%AB-rrem%C3%AB-(II).html</ref>. Iu bashkua Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në krah të komunistëve, duke u bërë anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare dhe duke marrë pjesë në luftë.<ref>https://books.google.ca/books?id=qUudBQAAQBAJ&pg=PA288&dq=Mark+Ndoja&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEwjJguyJ4tXYAhXmUN8KHTJnDnQQ6AEIPDAD#v=onepage&q=Mark%20Ndoja&f=false</ref>
 
Pas lufte zgjidhet deputet në parlamentin e parë<ref>http://www.genchoti.com/artikuj/3-perse-lindi-desidenca-shqiptare/</ref> jep mësim letërsinë në Institutin Pedagogjik, në prill 1946 emërohet në Ministrinë e Arsimit dhe më 28 janar 1947, Sekretar i Përgjithshëm i Institutit të Shkencavet (Akademisë së sotme të Shkencave). Më 1950 emërohet Sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve<ref name=":0" />. Por nis rënien në vitin 1954, kur shkarkohet nga funksionet, përjashtohet nga partia, dhe emërohet mësues në gjimnazin "Qemal Stafa". Megjithëse ishte anëtar i Partisë Komuniste, arrestohet në vitin 1955 për kritikë ndaj rolit të Partisë Komuniste Shqiptare në letërsi, dhe si pjesë e akuzës iu përmend përkthimi i një satire të poetit romantik gjerman Hajnrih Hajne mbi Kaizerin<ref name=":0" />. Në 16 janar 1956 dënohet me gjashtë vjet burg "për agjitacion dhe propagandë" prej të cilëve bën katër, dhe nga viti 1960 deri në vitin 1964 bashkëpunoi si përkthyes i jashtëm i Shtëpisë Botuese "Naim Frashëri", duke përkthyer shkrimtarë shqiptarë në italisht.
 
Në fund të 1964-ës internohet në ishullin e Zvërnecit, prej ku në 1968 goditet nga një ictus dhe pas gjashtë muajsh lirohet.
 
Një pjesë e botimeve të Ndojës u bënë mjaft pas vdekjes së tij, nga i biri, studiuesi [[Leka Ndoja]], prej dorëshkrimeve që Ndoja nuk mundi t'i botonte gjatë komunizmit.
 
Përveç përkthimit të plotë të Komedisë Hyjnore, Ndoja ka përkthyer gjashtë këngët e para të Iliadës së Homerit dhe një cikël satirash dhe epistulash të Horacit. Përkthimi i Komedisë është i dyti i plotë në shqip pas atij të Pashko Gjeçit në 1960, i vetmi që gjendet dhe në versionin taktil braille për ata që nuk kanë shqisën e të parit.
 
Ka botuar përpara çlirimit (''Hode Mark Kapidanit'', Bot. Françeskane: 1933), dy vëllime me poezi pas çlirimit, ''Vjersha dhe Poema'', (Tiranë, Naim Frashëri: 1951, ) dhe ''Roja: poemë'', (Tiranë, Ndërmarrja Shtetërore e Botimeve: 1949), ka përgatitur dhe një tekst letërsie për shkolla, ''Letërsia e huej'', (Tiranë, Instituti pedagogjik:1947)
 
Pas viteve nëntëdhjetë iu botuan ''Ded Gjon Luli'', Tragjedi, 1994; ''Kritika Klasike dhe leksione greko-romake'', Tiranë, 2003; ''Antologji'' ''(nga Dante te D'Annunzio)'', Tiranë, 2012; ''Letërsia Botërore'', Tiranë, 2006-2013; 2 vëll, ''Lirika e Fishtës dhe tekste të tjerë'', Tiranë, 2006.<ref name=":0" />
 
Përkthime në shqip: ''Komedia Hyjnore'', ''Ferri'', Dante Alighieri (Dituria: 1998); ''Purgatori'', 2005; ''Parajsa'', (Pakti, Tiranë: 2016). Homeri, këngët I-VI, (tek Homerus: Iliada, poezia epike dhe përkthimi, Tiranë, 2011). Horaci, ''Satira dhe Epistula'', (Lezhë, Lisitan: 2004). Nga shqipja solli në italisht Andrra e jetës të Ndre Mjedës, Nji gjethe vjeshtet të Gjergj Fishtës dhe [[Kënga e Sprasme e Balës|Këngën e sprasme të Balës]] të Zef Serembes. Në dorëshkrim i kanë mbetur dhe një vëllim me poezi, ''Jehe të mekuna'', dy vepra mbi Skënderbeun, dhe ''Lavdi e shekujve'', tragjedi, dhe trilogji kreshnike, roman në vargje.<ref name=":0" />
 
'''Mark Ndoja''' ishte Komisar Politik i Qarkorit të Shkodrës. Deputet i Shkodrës në zgjedhjet e para pas çirimit. Arresothet më 1950 dhe internohet.
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]