[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Rreshti 36:
Vepra themelore e Kostandin Kristoforidhit, për të cilën punoi gjithë jetën, është ''[[Fjalori i gjuhës shqipe]]'' me 11.675 leksema<ref name=":5">[[Aleksandër Meksi|Meksi A]]., ''Një thesar dokumentesh zbulojnë Kristoforidhin,'' [[Gazeta Shqiptare|Gazeta shqiptare]]. - p. 3509, 7 maj, 2006, p. 25 - 27.</ref> i përpiluar në toskërishte me alfabet të mbështetur në shkronja greke dhe i botuar më 1904 në [[Athina|Athinë]]<ref name=":1" />. Ky fjalor është fryt i një pune njëzetvjeçare<ref>Cici F., ''Sfondi grek në ortodoksinë shqiptare,'' [[Koha Jonë|Koha jonë]]. - Nr. 28, 31 janar, 2005, f. 18 - 19.</ref>. Në të janë përjashtuar shumica e huazimeve, veçanërisht e orientalizmave dhe greqizmave dhe bëhen përpjekje për të shpjeguar etimologjinë e fjalëve.
 
Kristoforidhi gjithashtu ka lënë tregimin e parë prozaike origjinale në gjuhën shqipe<ref name=":5" /> e njëkohësisht tregimin e parë për fëmijë<ref>[[Bedri Dedja|Dedja B]]., “Tradita dhe probleme të letërsisë shqipe për fëmijë”, Tiranë, 1971, f. 60.</ref>, ''[[Gjahu i malësorëve:Malësorëvet (Hieja e TomoritTomorrit)]]'' në të dy kryedialektet. Shkruar më 1884 dhe botuar për herë të parë më 1902 nga "[[Albania (revistë)|Albania]]" e [[Faik Konica|Konicës]] në [[Londra|Londër]].
 
== Burime ==