Diskutim:Enver Hoxha: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 53:
Për çfar arsye nuk ka një foto në këtë artikull.--[[Përdoruesi:Liridon|Liridon]] 30 Qershor 2009 00:10 (CEST)
:Si duket ska ngarkuar askush ndonje foto te licencuar.[[Përdoruesi:Puntori|Puntori]] 30 Qershor 2009 11:03 (CEST)
 
== Shfaqja e Enver Hoxhës në historinë e grupeve komuniste ==
 
Kërkesë për shtim lënde me material të referencuar nga Arkivi Qendror i Shtetit:
"U përkrah nga Eqrem Libohova, ish-ministër i Oborrit Mbretëror dhe i Punëve të Jashtme gjatë viteve '30. Pas mbarimit të liceut të Korçës në vitin 1930, i jepet bursë shteti për botanikë. Qëndroi 4 vjet në Montpelje, pa dhënë provimet e duhura, në kundërshtim me ligjin e kohës për arsimin, por në përputhje me strategjinë e Zyrës Sekrete të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në kundërshtim me ligjin për arsimin e lartë, ai nuk i ktheu shtetit paratë e marra nga bursa. Qëndroi më tej në Paris ku iu afrua emigrantëve antizogistë me kartën e kunatit të Bahri Omarit. U punësua në vitet 1935-36 sekretar i konsullatës shqiptare në Bruksel, një detyrë e lidhur me shërbimin sekret. Pas kthimit në atdhe në vitin 1936 jep mësim me kontratë në gjimnazin e Tiranës. Vazhdon të mos kryejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, në kundërshtim me ligjin, por në përputhje me strategjinë e Zyrës Sekrete. Në kohën kur raportet e Zyrës shënojnë me shqetësim përhapjen e propagandës komuniste në Korçë, Hoxha gjendet në vitet 1937-39 duke dhënë mësim në liceun e Korçës në lëndën e moralit si dhe është kujdestar i bibliotekës. Në një shkresë të datës 9 gusht 1938 të prefektit të Korçës, Veli Vasjari, për 19 arsimtarë të qarkut të Korçës me sjellje të këqija morale dhe politike për Enver Hoxhën thuhet e si beqar "asht i dhanun mbas grave". Ndaj tij nuk shënoheshin sjellje të këqija politike, por vetëm sjellje të këqija morale.
:Hoxha e priti me indiferentizëm pushtimin fashist të 7 prillit 1939. Madje në maj-korrik shkoi me pushime në Itali. Në fund të vitit 1939 transferohet në gjimnazin e Gjirokastrës, por nuk qëndron atje sepse shkon në Tiranë në fillim të 1940. Nëpërmjet shokut të vet, Esat Dishnicës, iu afrua pasurisë së Ibrahim Aqif Biçakçiut. Ky kish mundur të ndërtonte një fabrikë cigaresh në Tiranë me emrin "Flora". Hoxha u vendos fillimisht në këtë fabrikë, ku flinte pa paguar asgjë. Nisi t'i rritej mirëqënies pas shfrytëzimit të pasurisë së Biçakçiut, duke qenë Dishnica kushëri i parë i këtij. Dishnica hapi edhe një dyqan me emrin "Flora" në qendër të Tiranës në të cilin shiteshin cigare, pije, mish, etj. Tahir Kadareja do ta vinte në dijeni se në Tiranë u bë një takim i rëndësishëm mes Grupit të të Rinjve, Grupit Komunist të Shkodrës dhe një jugosllavi, Dushan Mugoshës. Prej këtij informimi Hoxha do t'i bashkangjitej përfaqësuesve të Grupit Komunist të Korçës, Xoxes dhe Tashkos, në takimet paraprake për rrahjen e ideve mbi bashkimin e grupimeve në një platformë të udhëhequra nga Mugosha dhe Popoviq. Gjithashtu bën pjesë në përfaqësinë e grupit në takimet për formimin e Partisë Komuniste Shqiptare në datat 8-14 nëntor të 1941.<ref name="">Dervishi K., ''Lëvizja Komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së'', Tiranë: 55, 2016. fq. 188-194. ISBN 9789928106384</ref>
 
{{reflist}}
Return to "Enver Hoxha" page.