[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
rregullim i sintaksës
+
Rreshti 1:
{{joref}}
{{pp}}
'''Artemida''' ose 'Artemisa' ishte hyjnesha e [[hëna|hënës]], e shtazëve të egra dhe e gjuetisë. E bija e [[Zeusi]]t nga marrëdhënia e tij me Letën dhe motra binjake e [[Apoloni]]t. Në mitologjinë Romake asaj i përputhej hyjnesha Diana. Nga Zeusi, babai i saj, Artemida kishte kërkuar që përjetë të mbetet e pamartuar dhe virgjëreshë. E armatosur me shtizë dhe shigjeta në dorë, ajo shëtiste nëpër pyje, e shoqëruar përherë nga miqtë e saj besnik, drerët dhe drenushave. Për nga karakteri, Artemida ishte hyjneshë tejet hakmarrëse e cila ju hakmerrej të gjithë atyre që tregoheshin si të pandershëm. Ishte mbrojtëse e gjuetarëve dhe të njerëzve ndërgjegjshëm. Ishte një nga hyjneshat më të adhuruara të Olimpit. Ishte e adhuruar si Hyjneshe që në kohet më të lashta antike. Në Greqinë e lashtë Artemisa ishte e nderuar në disa vende kulti, si në [[Delos]] (vendlindja e saj), Braurone, Munikia, Pire (mbi një kodër) dhe në [[Sparta|Spartë]]. Gjithashtu një prej kulteve më të rëndësishme është Tempulli i Artemide-s në Efes, i njohur edhe si një nga shtatë mrekullitë e botës antike. Njihet me disa epitete si:
* Agrotera-mbrojtesja e gjuetarëve, por edhe e luftëtareve.