[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
v →‎Jeta: bashkite kishin Kuvend? si dhe wikilinke
Rreshti 4:
 
==Jeta==
Lindi në vitin 1911 në [[Negovani|Negovan]] të [[Kazaja e Follorinës|kazasë së Follorinës]]<ref name=":0" /> i biri i Dhimitrit dhe Vasillos<ref>Boriçi K., ''Kryegjyqtari Frederik Nosi: Ja fajësia e Koçi Xoxes dhe 4 të pandehurve si agjentë të jugosllavëve'', gazetadita.al, 27 maj 2013.</ref>, por familja e tij u vendos në [[Korça|Korçë]]. Duke kaluar një fëmijëri të varfër, Xoxe ushtroi zanatin e teneqexhiut me babanë e tij. Formimi i tij lidhej me mbarimin e 5 klasëve fillore.
 
Më 1937 ishte një ndër të zgjedhurit në Kuvendin e [[Bashkia Korçë|Bashkisë së Korçës]].{{cn}} Si element komunist u internua në fund të 1938.
 
Në vitet 1941-1943 burgoset nga regjimi fashist<ref name=":0" />, por ia doli të arratiset nga burgu i [[Tirana|Tiranës]] përmes një tuneli<ref>Benanti F., ''Lufta më e gjatë'', përktheu Luan Malaj, Tiranë: Naimi, 2012. fq. 22. ISBN 978-9928-109-29-3</ref>.
 
Është themelues dhe kryetar i parë i [[Grupi komunist i Korçës|grupit komunist të Korçës]] dhe pjesëtar i mbledhjes themeluese të [[Partia Komuniste e Shqipërisë|Partisë Komuniste Shqiptare]], anëtar i Byrosë Politike dhe K.Q. të saj që nga krijimi. Duke qenë një ndër elementët kryesorë PKSH-së, zgjidhet në mungesë sekretar organizativ i PKSH-së në mars 1943 dhe më 10 korrik anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Në [[Kongresi i Përmetit|kongresin komunist të Përmetit]] ai u gradua gjeneral-leitnant dhe u caktua zëvendëspresident i KANÇ-it.
 
Pas lufte, filloi të dukej figura e dytë pas [[Enver Hoxha|Enver Hoxhës]], duke marrë poste të rëndësishme u dëshmua si bashkëpunëtor i ngushtë i tij. U caktua kryetar i [[Gjyqi Special, 1945|Gjyqit Special]] në mars-prill 1945. Në dhjetor të 1944 e deri në mars 1946 ishte drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit, organizmit që në imitim të OZN-së, mori përsipër shtypjen e egër të kundërshtarëve të regjimit. Pasohet nga zëvendësi i tij dhe i besuari i tij, [[Nesti Karenxhi|Nesti Kerenxhi]].